Po flitet shumë në këto kohë, por çfarë është prova klinike
Share This Article
Prova klinike konsiston në vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetit të një ilaçi tek njerëzit. Përmes krahasimit me një ilaç që gjendet në treg, mund të kuptojmë nëse ky ilaç ka më shumë përparësi.
Provat klinike realizohen nga mjeku dhe u drejtohen pacientëve që nuk kanë alternativa ose për të përmirësuar trajtimet në dispozicion. Pjesëmarrja është plotësisht vullnetare. Pacienti ka mundësinë të lërë provën në çdo kohë, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Gjithashtu është një fazë thelbësore për tregtimin e një ilaçi të ri. Nëse prova klinike nuk jep rezultate të mira, ilaçi nuk mund të tregtohet.
SI BËHET NJË PROVË KLINIKE
Një provë klinike kryhet në pesë faza të ndryshme. E para është shfaqja e projektit të provës, me të cilën merren studiues dhe profesionistë të fushës përkatëse terapeutike.
Gjatë kësaj faze krijohet një protokoll, një dokument ky që përfshin të gjithë objektivat dhe procedurat që duhen ndjekur. Si një libër udhëzues për provën.
Faza e dytë është aprovimi i provës. Një aprovim i tillë përcaktohet nga entet kompetente dhe komitetet etike. Një komitet studiuesish vlerëson studimin për të garantuar sigurinë dhe etikën për pacientin.
Faza e tretë është rekrutimi i pacientëve nga grupet e studiuesve të spitaleve që marrin pjesë në provën klinike.
Faza e katërt përfshin provën. Provat klinike zakonisht zgjasin vite të ndryshme, gjatë të cilës inspektorët bëjnë vizita nëpër spitale për të parë nëse respektohet protokolli.
Faza e fundit është analiza e rezultateve. Kur studimi përfundon, një program informatik i quajtur “skeda e mbledhjes së të dhënave” përpunon të gjithë të dhënat e mara. Analizohen informacionet e mbledhura dhe publikohen rezultatet për ti bërë të ditur për komunitetin shkencor.
PROVAT KLINIKE QË EKZISTOJNË
Ka lloje të ndryshme provash klinike sipas objektivit që dëshirohet të arrihet. Thënë këtë mund të kemi katër lloje kryesore:
I: vëzhgon dhe vlerëson sigurinë e një ilaçi te njeriu, dhe përbëhet nga një studim i parë i kryer në një molekulë nga prova në kavie. Vlerësohet dhe rruga më e mirë e administrimit të dozave më të përshtatshme gjithashtu.
II: ka si qëllim të vlerësojë efikasitetin dhe sigurinë e ilaçit që do tregtohet
III: Shërben për të konfirmuar efikasitetin dhe sigurinë e një ilaçi objekt studimi mbi një grup pacientësh më të gjerë krahasuar me fazën II.
IV: Provat e realizuara kur ilaçi është i disponueshëm në treg. Kanë si qëllim të marrin informacion më të madh përsa i përket ilaçit, si për shembull, efektet e padëshiruara.
RËNDËSIA E PROVËS KLINIKE
Provat klinike ndihmojnë në zhvillimin e mundësive të reja terapeutike për shumë sëmundje, si kanceri i gjirit.
Ato bëjnë të mundur vlerësimin e të gjitha aspekteve të sëmundjes në një mënyrë shumë të rregullt dhe rigoroze. Për disa kushte, prova klinike mund të kërkojë vite për të zbuluar qoftë edhe pak informacion. Sidoqoftë, e përbashkëta e të gjitha rezultateve bën të mundur përparimin në fushën e klinikës mjekësore.
Pavarësisht kësaj, provat klinike jo gjithmonë tregojnë atë për të cilën shpresohej dhe ilaçet nën studim nuk ofrojnë gjithmonë përfitime më të mëdha. Për më tepër, ato mund të shkaktojnë reagime të papritura negative, megjithëse këto gjithmonë zbulohen dhe adresohen në një kohë të shkurtër.
Në shumë raste, megjithatë, provat klinike përfaqësojnë një mundësi unike për pacientin për të marrë një trajtim inovativ që është i padëmshëm për shëndetin e tij. Mund të jetë plotësisht i padobishëm ose mund të ndihmojë në kapërcimin e sëmundjes në mënyrë më efektive./ MeMjekun.com