Pse është i rëndësishëm dhe çfarë duhet të dimë për sigurinë ushqimore
Share This Article
Siguria ushqimore është disiplina që ka si detyrë të sigurojë cilësinë e ushqimeve sipas përbërjes së mikroorganizmave. Një nga rreziqet kryesore që vjen nga konsumi i shumë ushqimeve është mundësia që brenda tyre të rriten mikroorganizma të dëmshëm për shëndetin e njeriut.
Këto organizma mund të riprodhohen, gjenerojnë lëndë toksike dhe të kolonizohen në aparatin tretës duke shkaktuar procese diarreje. Pikërisht për të shmangur këtë, është e rëndësishme të merren masa paraprake që lidhen me përpunimin e ushqimit.
SIGURIA USHQIMORE DHE PROCESI I KONSERVIMIT
Momenti kritik i përpunimit të ushqimeve është ai i konservimit. Nëse zinxhiri ftohës do të ndërpritej apo nuk do të aplikoheshin procedurat e përshtatshme, ka rrezik që të ketë rritje të mikrobeve.
Një shembull i dukshëm është rasti i majonezës në verë. Gjatë stinës së verës, temperaturat e larta favorizojnë rritjen e mikroorganizmit të salmonelës, në gjendje të shkaktojë diarre dhe të vjella, sipas një studimi të publikuar në The British Veterinary Journal.
Një tjetër shembull është ai i kutive metalike të domates. Ky produkt ka të pranishëm një lëng kulture që favorizon riprodhimin e clostridium botulinum.
Pasojat që vijnë nga gëlltitja e këtij mikroorganizmi është paraliza progresive e sistemit muskular dhe organeve që mund të shkaktojë dhe vdekje.
STERILIZIMI
Proceset termike janë një aleat i mirë i sigurisë ushqimore. Këto procedura në fakt, shkatërrojnë mikroorganizmat patogjenë për konservimin e ushqimeve.
Pothuajse të gjitha bazohen në ekspozimin e ushqimit në temperatura të larta për një kohë të caktuar. Produkti ushqimor paketohet më pas në kushte aseptike, me qëllim parandalimin e infektimit të kryqëzuar.
Ushqimet që i nënshtrohen trajtimit termik janë ato që konservohen më me lehtësi.Në përgjithësi mund të ruhen në temperaturën e mjedisit për një periudhë të gjatë kohe, pa asnjë rrezik.
Por në momentin që paketimi hapet, ushqimet kthehen në produkte që duhet të mhahen patjetër në frigorifer.
KUJDES NDAJ INFEKTIMIT TE KRYQEZUAR
Një tjetër rrezik përsa i përket sigurisë ushqimore është infektimi i kryqëzuar (ndotja e ndërsjellë). Ajo shkaktohet nga ndarja e enëve të kuzhinës që nuk janë dezinfektuar apo larë si duhet.
Duhet të keni parasysh se elementët që përdoren për përpunimin e ushqimeve që prishen, të papërpunuara apo pasigurtanuk duhet të ripërdoren me ushqime të tjera para se të lahen.
Lexo edhe- Keni dëgjuar për infektimin e kryqëzuar? Vjen nga ushqimet dhe ja çfarë duhet të dini
Infektimi i kryqëzuar ndodh shpesh edhe kur ushqime të ndryshme konservohen në të njëjtën enë/ Nuk duhen përzier ushqimet e gatuara me ato të papërpunuara.
SI TA KUPTOJME TOKSIKIMIN?
Si rregull i përgjithshëm, helmimi nga ushqimet shkakton shqetësime gastrointestinale. Diarreja, të përzierat e të vjellat janë simptomat më të shpeshta. Sidoqoftë simptomat mund të përkeqësohen apo të rëndohen, si në rastin e helmimit nga clostridium botulinum.
Lexo edhe- Botulizmi, forma më e rëndë e helmimit me ushqim. Çfarë e shkakton dhe si ta shmangim
Ky mikroorganizëm mund të jetë i pranishëm në ushqimet e përpunuara e të konservuara në mënyrë të papërshtatshme, dhe sipas një studimi të publikuar në International Journal of Food Microbiology, mund të shkaktojë shqetësime gastrointestinale apo nervore.
E rëndësishme është që ti drejtoheni mjekut sapo shfaqen simptomat e para e nëse dyshoni se jeni helmuar. Në këto lloj situatash, e rëndësishme është të parandalohet dehidratimit dhe të zvogëlohen pasojat në maksimum.
Në rastet më të rënda, është i nevojshëm marrja e serumit në rrugë endovenoze, pasi lëngjet që pihen zakonisht trupi nuk i toleron.
Nuk duhet të ngatërrojmë helmimin nga ushqimi me procesi alergjik. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme ti drejtoheni mjekut, pasi nëse bëhet fjalë për rastin e dytë, është e nevojshme marja e ilaçeve.
SIGURIA USHQIMORE DHE MBROJTJA E SHENDETIT
Siç e thamë në fillim siguria ushqimore është disiplina që ka për detyrë të ruajë shëndeti dhe të parndalojë helmimin nga përthithja e mikroorganizmave përmes ushqimit.
Çdo vit ka raste të vdekjeve për shkak të konsumit të produkteve në gjendje të keqe; për këtë arsye, është e nevojshme të jemi shumë të kujdesshëm në proceset e trajtimit dhe ruajtjes së ushqimit. Mos ndërpritni zinxhirin e ftohtë, sterilizimi i duhur i paketimeve dhe shmangia e infektimit të kryqëzuar janë shtyllat themelore për higjienën e mirë të ushqimit.
Përveç kësaj, në rast se dyshoni se keni marrë një ushqim në gjendje të ndotur, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek, në mënyrë që të merrni masat e duhura parandaluese. Kundërvënia ndaj dehidrimit dhe lehtësimi i simptomave do ta bëjë këtë proces më të tolerueshëm dhe do të shmangë ndërlikimet e mëdha që mund të rrezikojnë shëndetin e personit të helmuar. Është thelbësore të respektohen datat e skadimit, si dhe t’i kushtohet vëmendje udhëzimeve të ruajtjes të dhëna nga prodhuesi pasi të jenë hapur paketimet./ MeMjekun.com