Kategorite

Me te lexuarat

Dentitio difficilis, kur del keq dhëmballa e pjekurisë. Simptomat dhe trajtimi

dhemballe pjekurise

Molarët e tretë, të quajtur ndryshe dhe dhëmballët e pjekurisë janë dhëmbët e fundit që dalin në harkun dentar në fund të gojës. Por çfarë ndodh kur dentisti zbulon një apo më shumë dhëmballë që kanë dalë keq?

Në përgjithësi dhëmballët e pjekurisë shfaqen pas fazës së adoleshencës në fillim të moshës së rritur mes 17 dhe 25 vjeç. Kur dhëmballa nuk arrin të shpojë mishin dhe të dalë, mbetet pjesërisht apo tërësisht brenda saj, dhe në këtë rast flasim për dhëmballë të dalë keq (Dentitio dificilis). Çfarë shkaktojnë ato dhe cilat janë simptomat apo ndërlikimet?

DHEMBALLA E DALE KEQ

Siç e përmendëm, dhëmballët e pjekurisë janë të fundit që dalin dhe janë në pjesën e fundit të harkut të gojës. Molarët e tretë janë katër gjithsej, dy lart dhe dy poshtë, secila në njërën anë të gojës.

Ndonjëherë hapësira në dispozicion të tyre për të dalë nuk është e mjaftueshme dhe mbeten të ngecur në brendësi të mishit, duke favorizuar shfaqjen e një apo më shumë dhëmballëve të dala keq (Dentitio dificilis).

Ky fenomen mund të jetë i plotë ose i pjesshëm. Në rastin e parë nuk vihet re asnjë shenjë e dhëmballës që mbetet e bllokuar, në rastin e dyte dhëmballa del pjesërisht në zgavrën e gojës, ndërsa pjesërisht mbetet nën mish.

SIMPTOMAT E DHËMBALLËS SË MBETUR NË MISH

Zakonisht nuk japin asnjë simptomë dhe personi e kupton vetëm kur bën një vizitë te dentisti. Në raste të tjera, mund të ketë simptomat e mëposhtme:

Dhimbje: dhëmballa e bllokuar mund të shkaktojë bezdisje dhe dhimbje të veshit apo nofullës.
Nofulla e fryrë: zona e prekur mund të ënjtet, sidomos nëse ka një infeksion.
Ngec ushqimi: Kur dhëmbët janë pjesërisht të bllokuar, disa pjesë ushqimi mund të necin mes saj dhe mishit që e mbulon. Higjiena e gojës bëhet e vështirë dhe bakteret mund të grumbullohen nën mish. Kjo shkakt inflamacion, dhimbje dhe erë të keqe.
Inflamacion i mishrave: mishrat ënjten, skuqen dhe gjakosen.
Frymëmarrje me erë të keqe e shije të keqe në gojë
Vështirësi në hapjen e gojës
Nëse keni disa nga këto simptoma, duhet të konsultoheni me dentistin tuaj, pasi mund të keni dhëmballën të dalë keq (Dentitio dificilis).

SHKAQET

Shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është mungesa e hapësirës për një dalje normale të dhëmballës së pjekurisë. Duke mos gjetur hapësirë mjaftueshëm, dhëmballa ngec brenda mishit të dhëmbëve.

Ajo mund të ngelet totalisht brenda kur molari nuk e kalon mishin apo pjesërisht, kur një pjesë e tij del në sipërfaqe dhe bëhet e dukshme.

Një tjetër faktor është edhe vendosja jo e rregullt e dhëmbëve, që pengon daljen e tyre. Duke u rritur në këndin e gabuar, molari do të përplaset me struktura të tjera anatomike të gojës që do të pengojnë daljen e tij.

Nëse për shembull ,molari është i pjerrët apo horizontalisht, rritja do të pengohet nga molari tjetër që ndodhet para apo nga muri i pasëm i gojës.

Molarët e tretë, pra dhëmballët e pjekurisë mund të drejtohen nga brenda ose drejt faqes. Ka dhe faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e një dhëmballe të till si për shembull kur në moshën 17 deri në 25 vjeç keni vendosur ndonjë pjesëz të vogël, si për shembull “vida”.

DIAGNOZA DHE TRAJTIMI

Për të diagnostikuar dhëmballën e dalë keq nevojitet një vizitë tek dentisti që do ju kryejë një radiografi të gojës. Gjatë vizitës duhet të merren në konsideratë simptomat e pacientit dhe eksplorimin e zgavrës së gojës.

Grafia panoramike dentare konfirmon praninë e një dhëmbi të dalë keq në mish, dhe do të tregojë nëse ka lëndime të dhëmbëve apo indeve kockore përreth.

Si trajtohet?

Trajtimi varet nga dhimbja që shkaktojnë simptomat dhe cilësinë e jetës së pacientit të prekur.

Në rastin e mungesës së simptomave

Kur dhëmballët e bllokuara nuk shkaktojnë asnjë simptomë tek pacienti mund të shihen dy mundësi alternative trajtimi:

Qëndroni në pritje: Disa dentsitë më konservatorë rekomandojnë që të mbani në kontroll këto dhëmballë dhe ti lini në zgavrën e gojës. Mendojnë se nuk është e nevojshme të hiqen përmes kirurgjisë nëse nuk ka simptoa. Vlerësojnë zhvillimin, nëse do të sjellin probleme.

Nxjerrja prandaluese: disa stomatologë rekomandojnë nxjerrjen e dhëmbëve të bllokuar për të parandaluar probleme të mundshme.
Nuk ka edhe sot kërkime të mjaftueshme për të konfirmuar se kush nga këto dy alternativa është e vlefshme.

Me prani simptomash

Kur dhëmballët e tillë shkaktojnë dhimbje dhe simptoa të dukshme, stomatologu vijon me nxjerrjen përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjat 30-60 minuta.

Gjatë ndërhyrjes pasi është bërë anestezia dhe sedatimi i pacientit, kirurgu oral pret mishin dhe nxjerr kockën që mbulon molarin. Çrrënjos elementin, ndoshta të gjithë apo me fragmente që thyhen. Në fund mbyll plagën me qepje dhe vendos një garzë mbi të.

Kirurgu do të japë udhëzimet e nevojshme post operatore për të shëruar plagën: pushim, vendosje të akullit, marrjen e antibiotikëve apo antiinflamatorëve nëse është i nevojshëm. Gjithashtu dhe një regjim ushqimor me lëngje për të ndihmuar në shërim dhe parandalimin e komplikacioneve.

Një javë pas operacionit pacienti duhet të heqë penjtë dhe të kontrolloj gjendjen e plagës. Një gjakosje e lehtë, dhimbje, hematomë dhe ënjtje e zonës, apo vështirësi në hapjen e gojës janë shfaqje të zakonshme në raste të tilla.

Ndërlikime të tjera që lidhen me të, por më pak të shpeshta janë era e keqe e gojës, infeksione, lëndime të nofullës apo dhëmbëve e nervave rreth saj, në sinuset paranazale ose në nyjen temporomandibulare. Në këto raste, do të kërkohet ndërhyrje e shpejtë.

Nëse pas operacionit keni një dhimbje të fortë që nuk qetësohet, mpirje apo paralizë të gjuhës apo probleme të frymëmarrjes normale, duhet urgjent ti drejtoheni mjekut.

NDËRLIKIMET

Kjo gjendje mund të bëjë më të vështirë higjienën orale pasi është më e lehtë që ushqimi të ngecë mes dhëmbëve duke përhapur kështu bakteret. Kjo mund të shkaktojë disa nga problemet e mëposhtme:
Kariesi: vështirësia për të mbajtur një higjienë korrekte të zonës së fundme të gojës që favorizon mbledhjen e baktereve, duke zhvilluar kështu kariesin.

Infeksione: bakteret e mbledhura mes molares dhe mishit mund të shkaktojë infeksione dhe abcese.

Grumbullim të dhëmbëve: presioni i ushtruar nga dhëmbi i dalë keq mund të shtyjë dhëmbët e tjerë duke shkaktuar mbivendosje të tyre. Për të zgjidhur këtë problem është i nevojshëm një trajtim dentar si dhe nxjerra e dhëmbëve të përfshirë.
Dëme në elementë të tjerë dentarë: kur dhëmballa e pjekurisë e ngecur ushtron presion ndaj molarit të dytë mund të dëmtojë indet duke shkaktuar inflamacion resorbim dhe lëvizshmëri.
Cistet: mishrat, kur janë brenda kockës mbahen në një qese gingivale ku lëngu mund të mblidhett lëngu i tepërt. Ky fenomen mund të sjellë ciste të dëmshme për nofullën, dhëmbët apo nervat. Por mund të degjenerojë dhe në një tumor, arsyeja për të cilën është i nevojshëm nxjerrja.

Sëmundje të mishrave: grumbullimi i baktereve në zonën e shkaktuar nga një higjienë të vështirë orale favorizon inflamacionin e indeve të mishrave.

Për shkak të këtyre ndërlikimeve të mundshme disa stomatologë këshillojnë heqjen e menjëhershme të dhëmballës së dalë keq, dhe kur nuk ka simptoma.

KUJDES! Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun sa më shpejtë të jetë e mundur. Dhëmballët e dalë keq nuk mund të parandalohen, megjithatë vizita te dentisti çdo gjashtë muaj mund të ndihmojë në monitorimin e rritjes dhe shpërthimit të molarëve. Vizitat e rregullta nga një dentist janë thelbësore për kontrollin e çdo problemi që lidhet me zgavrën e gojës./ MeMjekun.com