Të njohim ilaçet/ Loperamidi për diarrenë, këshillat kur duhet përdorur
Share This Article
Loperamidi është përbërës aktiv i ilaçeve që në tregun farmaceutik kanë emra të ndryshëm. Përdoret për të trajtuar diarrenë. Megjithatë nuk duhet të përdoret për diarre të shkaktuara nga lloje të ndryshme infeksionesh. Për më tepër nuk këshillohet të përdoret për fëmijët nën moshën 6 vjeç për shkak se ka rrezik të madh të efekteve anësore.
PSE SHKAKTOHET DIARREJA?
Diarrea është kalimi i shpeshte i feçes së butë apo të lëngshme. Bëhet fjalë për një kuadër klinik që zakonisht nuk zgjat gjatë dhe përmirësohet vetë. Shumë shpesh shkaktohet nga një infeksion intestinal nga virus apo bakter.
Megjithatë mund të jetë dhe pasojë e një regjimi ushqimor të pasur me sheqer, alergji ushqimore si celiakia, intoleranca ndaj laktozës apo probleme të tjera të zorrëve si sëmundjet inflamatore.
Bashkë me diarrenë për 3-5 ditë, personi mund të ketë dhimbje barku. Ndonjëherë shfaqen dhe simptoma si temperaturë, humbje oreksi dhe dehidratim.
MEKANIZMI I VEPRIMIT TE LOPERAMID
Loperamidi ndihmon në zvogëlimin e frekuencës së lëvizjes së zorrëve. Veprimi i saj konsiston në reduktimin e lëvizjes falë këtij përbërësi aktiv.
Duke zvogëluar numrin e lëvizjes së zorrëve, shpejtësia e tretjes rimerr veten gradualisht. Në këtë mënyrë favorizohet një përthithje e duhur e lëngjeve, duke rivendosur qëndrueshmërinë e jashtëqitjes, feçes.
Ky ilaç funksionon në mënyrë efikase për të pasur në kontroll simptomat e para të diarresë. Loperamidi si përbërës aktiv ndërvepron me peristaltikën, pra me kontraksionet muskulare që spostojnë ushqimin në zona të ndryshme të aparatit tretës, duke vepruar menjëherë me muskujt e zorëve e duke zvogëluar kështu lëvizshmërinë e tyre. Gjithashtu zvogëlon sekretimin e lëngjeve dhe elektroliteve dhe rrit absorbimin e ujit. Në këtë mënyrë, ajo rrit qëndrueshmërinë e jashtëqitjes dhe zvogëlon vëllimin e saj.
Struktura kimike e loperamidit është e ngjashme me atë të ilaçeve opioidë, pra derivatet natyrale të morfinës, dhe nuk ka efekte analgjezike, as në doza të larta. Sidoqoftë, një artikull i publikuar në British Medical Journal thotë se fëmijët në moshën nën tre vjeç mund të jenë më të ndjeshëm ndaj këtyre efekteve. Prandaj është shumë e rëndësishme ti drejtoheni mjekut.
KUNDERUDHEZIMET E LOPERAMIDIT
Ashtu si ilaçe të tjera që kanë të njëjtin efekt, pacientët me kolit ulceroz mund të kenë simptoma të toksikimit të zorrës. Prnadaj, këta pacientë duhet të kenë kujdes ndaj shfaqjes së mundshme të helmimit.
Ilaçet me këtë përbërës aktiv nuk rekomandohen në rastet kur diarreja është pasojë e kolitit pseudomembranoz (një shkak i zakonshëm pas përdorimit të antibiotikëve), apo dhe diarre e shkaktuar nga mikroorganizma enterik (mikroorganizma që jetojnë në zorrë).
Nga ana tjetër, pacientë me sëmundje hepatike duhet të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga mjeku, pasi nivelet e loperamidit mund të rrisin në mënyrë paralele procesin e metabolizmit të mëlçisë.
Gjithashtu, është e rëndësishme të kujtojmë se nuk është e sigurt nëse ky përbërës aktiv del me qumështin e nënës. Për këtë arsye i duhet kushtuar vëmendje përdorimit gjatë ushqyerjes me gji.
EFEKTET E PADËSHIRUESHME
Trajtimi me ilaçe me përbërës aktiv loperamidin shkakton një sërë efektesh të padëshirueshme. Në veçanti shkakton: përgjumje, marrje mendsh, dhimbje koke, gojë të thatë, shikim të mjegullt, humbje të oreksit.
Përveç këtyre që përmendëm më sipër, mund të ndodhin dhe reaksione më të rënda si ndryshim i humorit, dhimbje stomaku dhe inflamacion, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në krahë dhe këmbë.
KONSULTOHUNI ME MJEKUN TUAJ
Loperamidi siç e thamë përdoret për të trajtuar diarrenë pasi ka aftësinë të zvogëlojë numrin e lëvizjeve të zorrëve dhe të rrisë qëndrueshmërinë. Konsultohuni me mjekun tuaj për çdo pyetje mbi trajtimin me ilaçe me këtë përbërës aktiv, si dhe çdo shqetësim që shfaqet pasi keni nisur trajtimin. /MeMjekun.com
Shënim: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.