Kategorite

Me te lexuarat

Spirometria/ Çfarë është dhe kur kërkohet. Vlerat dhe interpretimi

Spirometria është testi i zakonshëm që përdoret për të vlerësuar funksionin pulmonar dhe ka si qëllim të diagnostikojë dhe monitorojë kushtet specifike të mushkërive përmes matjes së vëllimit të ajrit që hyn dhe del përmes rrugëve të frymëmarrjes, volumit statik që zënë alveolat ( njësia bazë e mushkërisë), fluksin (d.m.th. vëllimet e ajrit të mobilizuar gjatë akteve të frymëmarrjes në lidhje me kohëzgjatjen e frymëmarrjes dhe/ose frymënxjerrjes)

Spirometri është një test i shpejtë përmes të cilit evidentojmë nëse frymëmarrja ka pengesa apo është e inflamuar.

PËRGATITJA

Para se të bëni spirometrinë duhet të shmangni nëse është e mundur ilaçe që mund të ndryshojnë rezultatet e testit:

Antihistamikët
Kortizonikët
Bronkodilatatorët.

Gjithashtu nuk duhet të keni pirë duhan në 24 orët e fundit dhe këshillohet të mos bëni ushtrime fizike intensive, konsumoni ushqim të bollshmën në orët para testit.

Para se të kryeni spirometrinë, punonjësi i shëndetësisë ju shënon peshën, gjatësië, gjininë dhe moshën.

Këto të dhëna janë të nevojshme për të llogarituar vlerat që duhen konsideruar “normale” dhe që ndryshojnë në varësi të pacientit.

Kohëzgjatja e testit të spirometrit është më pak se 10 minuta, deri në gjysmë ore në rastet e testit më të thelluar, siç është rasti i testit të kthyeshmërisë.

KUR REKOMANDOHET

Siç e përmendëm në fillim spirometria është një analizë që mund të kërkohet me një qëllim të dyfishtë, për diagnostikim, duke karakterizuar edhe ashpërsinë si dhe monitorimi i ecurisë së një sëmundjeje polmonare.

Për qëllim diagnostikues mund të jepet me rekomandim nga mjeku në prani të simptomave respiratore (mungesë fryme, ndjesi mbytjeje, kollë kronike…), tipike të sëmundjeve kronike si Astma, bronkiti kronik, enfizema dhe fibroza polmonare.

Në prani të një diagnostikimi më të hershëm mund të përsëritet për të vlerësuar ecurinë e sëmundjes dhe përgjigjen ndaj ilaçeve.

Gjithashtu përshkruhet dhe si analizë kontrolli për gjendjen e përgjithshme shëndetësore të një pacienti, si për shembull para një ndërhyrjeje kirurgjikale, në prani të një sëmundje specifike kronike që mund të japë komplikacione polmonare, pas vizitave mjekësore-sportive.

SI BEHET SPIROMETRIA

Gjatë testit të spirometrisë nevojitet të shtrëngoni me forcë mes buzëve një tub për të shmangur kështu humbjen e ajrit dhe të merrni frymë përmes tij. Tubi është i lidhur me një aparat të kompjuterizuar që quhet spirometër dhe që është në gjendje të masë fluksin e ajrit dhe të transformojë informacionet e përftuara përmes një grafiku, spirogramit.

Gjithashtu pacientit i jepet një kapëse për të mbyllur hundën për të garantuar që e gjitha frymënxjerrjea të shkojë në spirometër.

Testi përbëhet nga:

Faza e parë ku pacienti duhet të bëjë frymëmarrje të qeta
Dhe faza e dytë ku pacienti duhet të bëjë fryumëmarrje të detyruara, pra të shpejta dhe të plota.

Kjo fazë e dytë, e quajtur dhe testi i frymëmarrjes së detyruar, vendos në lidhje vëlimin e ajrit që del me atë që hyn në rrugët e frymëmarrjes, me kohën që pacienti impenjohet për të kryer këtë veprim; që testi i frymëmarrjes së detyruar të kryhet në mënyrë korrekte nevjoitet që pacienti të fryjë brend tubit për të paktën 6 sekonda, dhe që në sekondën e parë nuk duhet të ndërpritet (si për shembull nga kolla)

Duke qenë se është një analizë që kërkon bashkëpunimin e pacientit, matja në përgjithësi mund të përsëritet tre herë për të siguruar një besueshmëri të mjaftueshme të rezultatit.

ANALIZA BASHKËSHOQËRUESE

Bashkë me këtë analizë bazë mund të bëhen dhe teste të tjera bashkëshoqëruese:

Testi i kthyeshmërisë: Bëhet spirometria e parë në kushtet bazale, pacientit i inhaloet një bronkodilator me veprim të shpejtë dhe pas gjysmë ore bëhet një spirometri e dytë. Ky test shërben për të vlerësuar nëse i përgjigjet bronkodilatorit ndonjë kufizim i bronkeve, duke dhënë një diagnozë diferenciale mes patologjive për shkak të shtrëngimit bronkial të kthyeshëm (siç është astma) dhe patologjive ku shtrëngimi bronkial është i pakthyeshëm si (BPCO- bronkopneumpoatia kronike obstruktive).

Testi i provokimit bronkial (metakolines): shërben për të vlerësuar praninë apo jo të një hiperaktiviteti bronkial. Bëhet fillimisht spirometria bazë, më pas merren doza në rritje të metakolinës dhe bëhet spirometri pas çdo inhalimi. Në këtë mënyrë merret një kurbë dozë-përgjigje që vlerëson reagimin bronkial. Ky është testi më i përdorur për të përjashtuar praninë e një patologjie astmatike.

DLCO: jep vlerën e efiçencës së shkëmbimit të gazrave mes alveolave dhe gjakut. Pacienti duhet të marrë frymë përmes spirometrit pa e hequr tubin nga goja. Më pas do të bëjë një frymënxjerrje të shpejtë dhe të fortë, ndjekur nga një frymëmarrje gjithashtu të shpejte të një gazi me përqindje të vogël të monoksidit të karbonit. Në këtë pikë pacienti duhet të mbajë frymën për rreth 10 sekonda e më pas të nxjerrë të gjithë ajrin. Për të vlerësuar sasinë e gazit që kalon nga alveolat në kapilarët polmonarë, tregohet ndryshimi i përqëndrimit të monoksidit të karbonit mes ajrit të thithur dhe atij të nxjerrë.

Spirometria globale
Spirometria globale, në ndryshim nga ajo e thjeshtë që është në gjendje të masë vetëm vëllimin e ajrit që mobilizohet me aktet e frymëmarrjes, mat edhe sasinë totale të ajrit të pranishëm në mushkëri.
Pacienti futet brenda një kabine (kabinë pletismografike) dhe duhet të marrë frymë brenda një tubi. Pas disa aktesh frymëmarrje vendoset një “pengesë” në frymëmarrjen e pacientit; ndryshimi i presionit jep llogaritjen e vëllimit të ajrit të pranishëm në brendësi të mushkërive të pacientit. Dhe në këtë rast analiza nuk është invazive dhe zgjat pak.

VLERAT DHE INTERPRETIMI

Vlerat referuese janë të lidhura me karakteristikat e pacientit (gjinia, mosha, gjatësia dhe pesha_ dhe rekomandohet që ti referoheni pikërisht raportit të analizës suaj.

Parametrat e matura gjatë testit të frymëmarrjes së qetë janë:
Vëllimi aktual: vëllimi i ajrit që thithet dhe nxirret gjatë një akti normal të frymëmarrjes. Mund të reduktohet në sëmundjet polmonare restriktive (pra, ato patologji ku volumi i brendshëm i mushkërisë rezulton i zvogëluar) si fibroza polmonare apo patologji neuromuskuale ku ndaj një mushkërie të shëndetshme kemi një mungesë të ngarkesës së muskujve në muret e toraksit që pengojnë një hapje të plotë të mushkërive.

Vëllimi i rezervës së ajrit që thithet: vëllimi i ajrit që thithet ende pas një frymëmarrje normale.

Vëllimi i rezervës së ajrit që nxirret: vëllim ii ajrit që ende nxirret pas një frymënxjerrjeje normale.

Vëllimi i mbetur: vëllimi i ajrit që mbetet në mushkëri pas një frymënxjerrje të detyruar.

Kapaciteti funksion i mbetur: vëllimi i ajrit që është ende i pranishëm në mushkëri pas një frymënxjerrje të qetë. Ajri që thithim dhe që mbahet në mushkëritë tona, ndërtohet nga 80% azot, për të matur kapaciteti funksional të mbetur pacientit i jepet të thithë një gaz që mban oksigjen 100%, dhe vlerësohet në sa kohë ajri i nxjerrë do të ketë një përqëndrim të azotit më pak se 1%, dhe në këtë mënyrë matet sasia e ajrit e pranishme në mushkëri para fillimit të testit.

Kapaciteti jetësor: vëllimi maksimal i ajrit që mobilizohet gjatë një akti të detyruar respirator.
Kapaciteti total polmonar: vëllimi maksimal i ajrit që mund të mbajnë mushkëritë.

Parametrat e matura gjatë testit të frymëmarrjes së detyruar janë:

Kapaciteti jetësor i detyruar:është vëllimi i ajrit të nxjerrë gjatë një frymënxjerrje të detyruar që ndodh pas një frymëmarrje maksimale.

FEV1: është vëllimi i ajrit të nxjerrë gjatë sekondës së parë të një frymënxjerrje të detyruar, dhe korrespondon me ajrin që ndodhet në rrugët e para të ajrit.

Treguesi i Tiffenau: është raporti mes FEV1 dhe Kapacitetit jetësor të detyruar, është thelbësor për të bërë diagnozën diferenciale mes patologjive obstruktive dhe kufizuese. Vlera e saj vlerësohet si përqindje e vlerës së konsideruar teorikisht normale për pacientin e analizës. Nëse është më pak se 70% tregon praninë e një deficiti obstruktiv.

Piku i fluksit të frymëmarrjes: tregon shpejtësinë me të cilën ajri hyn në mushkëri në fillim të frymëmarrjes së detyruar.

Piku i fluksit të frymënxjerrjes: tregon shpjetësinë me të cilën ajri del nga rrugët e ajrit në fillim të frymënxjerrjes së detyruar.

Të dhënat që merren falë spirometrisë i japin mundësi specialistit të ketë elementët e dobishëm për diagnozën e një patologjie të rrugëve respiratore, për shembull në rastin e pamjaftueshmërisë respiratore ku ka pamundësi të sistemit të frymëmarrjes për të siguruar oksigjenimin e duhur të gjakut dhe të indeve.

Mund të ndahet në dy lloje:

Sëmundje kufizuese, ku mushkëria nuk është më në gjendje të zgjerohet normalisht ( si në rastin e dëmtimit të toraksit, keqformim skeletor si kifoza apo skolioza, ngjitjet pleurale, pleurotoraks, tuberkulozi etj)

Sëmundje obstruktive, të karakterizuar nga prania e ndonjë pengese apo shtrëngimi që ndalon një fluks normal të ajrit në mushkëri, si në rastin e pranisë së trupave të jashtëm apo rastet e tumoreve dhe patologjive të tjera si bronshiti, polmoniti, astma brankiale, bronkioliti, bronkopneumpoatia kronike obstruktive (BPCO), enfizema polmonare etj.

Sëmundjet kufizuese ndaj spirometrisë evidentohen nga:

Kapaciteti jetësor i detyruar i zvogëluar,
FEV1 zvogëlohet në raport me Kapacitetin jetësor të Detyruar
Treguesi i Tiffenau normal.

Ndërsa në patologjitë obstruktive kemi:
Kapaciteti jetësor i Detyruar normal, ose pak i reduktuar
FEV1 i reduktuar në një masë më të madhe se Kapaciteti jetësor i Detyruar
Treguesi i Tiffenau normal.

KUNDERUDHËZIMET

Dhe pse është një test joinvaziv, spirometria përgjithësit nuk rekomandohet tek pacientët që shfaqin apo kanë një nga gjendjet e mëposhtme:

Aneurizëm,
Emboli pulmonare të mëparshme,
Angina,
Infarkt i mikoardit më herët,
Hemoptiza (prani e gjakut pas kollës)
Pneumotoraks
Trauma apo ndërhyrje kirurgjikale abdominale,
Trauma apo ndërhyrje kirurgjikale në toraks
Ndërhyrje në sy
Të vjellë apo të përziera.

Duke qenë se kjo analizë kërkon bashkëpunimin e pacientit, në përgjithësi nuk kërkohet tek fëmijët nën gjashtë vjeç, apo pacientë të paaftë të ndjekin udhëzimet e duhura (pacientë në sedatim, të pavetëdijshem etj.).

EFEKTET ANËSORE

Spirometria është një analizë që karakterizohet nga një profil i lartë sigurie dhe shumë rrallë mund të shkaktojë efekte anësore, të cilat janë tipike të lehta dhe me kohëzgjatje të shkurtër, mes më të zakonshmëve kujtojme:
Kolla
Të përziera
Marramendje
Dhimbje koke
Mosmbajtje kalimtare të urinës./ MeMjekun.com

Burimi referues: NHS