Kategorite

Me te lexuarat

Lidhen me tiroiden/ Antitrupat anti-tireoglobulina (anti-TG) të larta, çfarë do të thotë

Tireoglobulina është një molekulë e prodhuar nga tiroidja dhe është një pararendëse e hormoneve të tiroides (T3 dhe T4), si dhe një formë në të cilën trupi magazinon rezervat e jodit.

Matja e sasisë së tireoglobulinës në gjak është e nevojshme si shënues tumoral për disa lloje kanceri të tiroides, përveçse lidhet me sëmundjen e Basedow- Graves.

Analiza në gjak e tireoglobulinës është i ndryshëm nga ai i antitrupave të anti-tireoglobulinës.

Lexo edhe- Sëmundja e Basedow-Graves që prek tiroidet/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

ÇFARË JANË ANTITRUPAT ANTI-TIREOGLOBULINË?

Antitrupat janë proteina të prodhuara dhe përdorura nga organizmi jonë si mekanizëm mbrojtës, pra me fjalë të tjera janë protagonistë të sistemit tonë imunitar.

Antitrupat e anti-tireoglobulinës (të njohura dhe si anti-Tg) janë auto-antitrupa , pra, antitrupa jofunksionale që në vend që të kthejnë vëmendjen ndaj patogjenëve (si viruse, baktere…) apo alergjenë, sulmojnë gabimisht molekulat e vetë organizmit, dhe në këtë rast si objektiv kanë molekulat e tireoglobulinës.

Pra sulmojnë proteinat e tireoglobulinës dhe mund të shkatërrojnë gjendrën tiroide.

PSE DUHET ANALIZA?

Analiza e antitrupave të tireoglobulinës na ndihmon të diagnostikojmë sëmundjet autoimune të tiroides dhe më rrallë kërkohet bashkë me vlerat e tjera në rast të monitorimit të tumorit të vetë gjendrës tiroide.

VLERAT NORMALE

Duke qenë se këto janë antitrupa disfunksionalë në një organizëm të shëndetshëm pritet që të mos konstatohet prania e antitrupave anti-Tg, me përjashtim të gjetjes së gjurmëve të papërfillshme (më pak se 4 IU/ mL sipas laboratorit Mayo)

VLERAT E ULËTA

Nuk ka një vlerë kufi më të ulët, pasi mungesa e plotë konsiderohet tërësisht normale.

VLERAT E LARTA

Normalisht tireoglobulina nuk është e pranishme në gjak, por çdo dukuri patologjike që prek tirodien mund të shkaktojë një dalje të saj në qarkullimin e gjakut, duke nxitur prodhimin e antitrupave.

Kjo mund të ndodhë në këto raste:

Inflamacion (tiroiditi dhe hipotiroidizmi autoimun)
Hemorragjia (struma nodulare)
Një rritje e shpejtë dhe e çrregullt e organit tiroid, siç mund ta shohim në rasti ne sëmundjes së Graves apo në disa lloje tumoresh të tiroides.

KUR DUHET TË SHQETËSOHEMI

Është interesante të theksohet se në të kaluarën besohej se antitrupat ishin përgjegjës për sëmundjen, ndërsa mendimi aktual është se ai është një shënues ekskluziv që rezulton nga smëundja.
Një vlerë e lartë në vetvete nuk është e mjaftueshme që të përcaktojmë një diagnozë të saktë, por është një e dhënë më shumë për mjekun gjatë procesit diagnostik. Kjo e dhënë, kombinuar dhe me faktin se vetëm një pjesë e pacientëve të prekur nga këto patologji zhvillojnë antitrupa na lejon të pohojmë se:

Prania e tyre nuk çon në një diagnozë të sigurtë,
Mungesa e tyre nuk lejon përjashtimin e diagnozës.

Pacienti me tiroidit postpartum me nivele të autotrupave të tiroides të larta në mënyrë të vazhdueshme kanë më shumë mundësi të zhvillojnë hipotiroidizmin gjatë gjithë jetës.

KUR KËRKOHET KJO ANALIZË?

Analiza kërkohet në prani të simptomave që sugjerojnë një sëmundje të tiroides, si për shembull:

Hipertirodizmi (aktivizim i tepërt)
Ndjesi lodhje dhe dobësie
Dridhje e duarve
Humbje e pashpjegueshme në peshë
Ankth, nervozizëm, irritim
Djersitje e tepërt
Takikardi, rrahje e përshpejtuara të zemrës
Tolerancë e zvogëluar ndaj të ngrohtit
Hipotirodizmi (tiroidja dembele)
Probleme me tretjen
Kapsllëk
Ndryshim i ciklit menstrual (oligomenorrea apo amenorrea)
Lodhje dhe mungesë të energjisë
Flokë dhe lëkurë të thatë
Ënjtje përreth syve
Ndjesi e shpeshtë e të ftohtit
Shtim në peshë
Depresion
Probleme me kujtesën
Dhimbje kyçesh

Duke qenë se sasia e antitrupave të antitiroperoksidazës (TPO) ka një ndjeshmëri më të madhe dhe specifikë të barabartë me anti-Tg, në diagnozën e sëmundjes autoimune të tiroides nivelet e anti –Tg kërkohen në përgjithësi nëse vlerat e anti-TPO do të ishin negative, por dyshimi klinik i sëmundjes autoimune të tiroides mbetet i lartë.

Në rastin e trajtimit të tumorit të tiroides kjo analizë përfshihet mes analizave të monitorimit.

Lexo edhe- Si të kuptojmë analizën e anti-TPO dhe roli që kanë në tiroide

PËRGATITJA

Analiza bëhet përmes marrjes së gjakut dhe nuk kërkon asnjë përgatitje.
Cilat analiza të tjera kërkohen?

TSH dhe hormonet e tiroides (T3 dhe T4) janë përgjithësisht të lidhura me sasinë e antitireoglobulinave, të nevojshme për të vlreësuar shkallën e aktivitetit të tiroides (duke dalluar mes hiper dhe hipotiroidizmit).
Në rastin e një tumori të mëparshëm kërkohet gjithashtu dhe sasia e tireoglobulinave./ MeMjekun.com

Burimi referues: HealthLine