Tonsilliti kronik, infeksioni kronik i bajameve
Share This Article
Infeksioni kronik i tonsillave ose ajo qe ne gjuhen e perditeshme e quajme infeksion kronik te bajameve eshte nje semundje e shpeshte dhe shfaqet si pasoje e anginave te perseritura. Procesi inflamator qe shkaktohet nga mikrobet lokalizohet ne bajame. Tonsiliti kronik mund te shfaqet ne 2 forma: forma hipertrofike dhe forma atrofike.
Forma hipertrofike mund te jete fiziologjike, kjo ndeshet te femijet . Fillon ne femijerine e hershme dhe zgjat deri ne pubertet, pas te ciles fillon nje atrofi ose tkurrje e ngadalte. Ne keto raste hipertrofia eshte nje rritje e pergjithshme e te gjithe parenkimes. Hipertrofia inflamatore ndeshet te ata persona qe kalojne infeksione te shpeshta te bajameve. Ne kete rast rritja e mases se indit tonsillar ndodh ne stromen e indit lidhor.
Sipas madhesise qe arrijne bajamet i ndajme ne 3 grade:
Grada 1, ku siperfaqja e lire e bajameve kalon nivelin e harqeve palatine (0-25% bllokim i rrugeve te frymemarrjes)
Grada 2, tonsilet mbushin gropen tonsilare e kalojne kufirin e harqeve duke ngushtuar lehtesisht hapesiren e faringut, ne shtrydhje bajamet nxjerrin tapa putride (25-50% bllokim i rrugeve te frymemarrjes)
Grada 3,kemi zmadhim te theksuar te bajameve, hapesira e faringut ngushtohet me shume dhe siperfaqja e bajameve takohet me njera-tjetren ,”kissing tonsils” (50-75% bllokim i rrugeve te frymemarrjes)
Te femijet e vegjel kur bajamet jane shume te zmadhuara mund te shkaktojne apne nokturne, gerhitje(>75% bllokim i rrugeve te frymemarrjes)
Forma atrofike eshte pasoje e inflamacionit te perseritur te bajameve . Indi limfoid pakesohet deri ne atrofi te vertete. Ne kete forme tonsilat jane te rrudhura me kripte te mbushura me mbeturina ushqimore, epitel te deskuamuar dhe mikrobe.
Simptomat
Infeksione te shpeshta te bajameve, dhimbje koke, ere e keqe nga goja, dhimbje kycesh, dobesi e pergjithshme, temperature subfebrile e vazhdueshme, veshtiresi ne frymemarrje.
DIAGNOZA
Diagnoza bazohet ne ekzaminimin klinik ku shikohen ndryshimet e bajameve. Ekzaminimi bakteriologjik nepermjet kultures se fytit per te pare pranine e Streptococcus Beta haemoliticus. Gjithashtu ekzaminimet imunologjike qe vleresojne titrin e antistreptolizinave (>200 IU/ml). Gjithashtu ne ndihme na vjen dhe ekzaminimet laboratorike te gjakut dhe urines.
TRAJTIMI
Trajtimi. Shpesh tapat putride ne siperfaqen e bajameve interpretohen si infeksione te bajameve nga mjeket e familjes dhe pediatri edhe pse i semuri nuk ka asnje shenje klinike ten je infeksioni akut te bajameve. Ne kete menyre pacienti trajtohet me antibiotike pa patur nevoje per nje trajtim te tille. Edhe ne ratet kur kultura e fytit del pozitive per Streptococcus dhenia e antibiotikeve nuk keshillohet.
Trajtimi i tonsillitit kronik eshte kirurgjikal. Indikacionet kur duhet te hiqen bajamet jane:
– Infeksione te shpeshta 7 here ne vit; 5 here ne vit per 2 vjet rresht ose 3 here ne vit per 3 vjet rresht.
– Bllokimi i rrugeve te frymemarrjes,
– Nderlikimet ne veshka, zemer, kyce
– Abscesi peritonsilar
– Prania e Streptokokut ne kulturen e fytit
Disa fjale per llojin e nderhyrjes. Operacioni behet nen anestezi gjenerale. Hiqen bajamet dhe pacientit i duhet te qendroje nje nate ne spital. Pas nderhyrjes ushqyerja eshte shume e rendesishme. Pacienti duhet te kete nje diete te lengshme per 2 jave, nuk duhet te kryeje sforco fizike te shtuar dhe nuk duhet te beje udhetime te shtuara gjate kesaj periudhe. / MeMjekun.com
Artikull nga dr. Albana Çuko, Kirurge Orl ne QSUT