Sezoni i virozave, pse duhet vaksina kundër gripit
Share This Article
Stina e dimrit vjen bashkë me virozat e stinës dhe gjendjet gripale, të cilat prekin miliona njerëz në botë, dhe qindra mijëra prej tyre shtrohen në spital dhe raste të tjera arrijnë deri në humbje jete.
Kushdo mund të preket nga gripi dhe problemet serioze që lidhen me të, por disa persona kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda t lidhura me gripin, si ata që janë mbi 65 vjeç, njerëz të çdo moshe me sëmundje kronike, si diabeti, astma, apo sëmundjet e zemrës, personat që janë mbipeshë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
Një mënyrë e mirë dhe hap i rëndësishëm për të parandaluar gripin është vaksina ndaj tij.
PER KE REKOMANDOHET VAKSINA ANTIGRIP
Vaksina ndaj gripit rekomandohet për të sëmurët kronikë me:
• Astmë bronkiale
• Sëmundje të zemrës (psh sëmundje kongjenitale të zemrës, insufficencë kardiake, sëmundje të arteries koronare etj.)
• Sëmundje kronike të mushkërive, si sëmundje pulmonare obstruktive kronike, COPD, dhe fibrozë cistike
• Sëmundje neurologjike dhe zhvillimit nervor, përfshi këtu dhe sëmundje të lidhura me trurin, palcën kurizore, nervat periferikë dhe muskujt, si paraliza, epilepsia, paaftësi intelektuale, vonesë të moderuar ose të rëndë zhvillimi, distrofi muskulare ose dëmtim të shtyllës kurrizore.
• Sëmundje të gjakut
• Sëmundje të sistemin endokrin, si psh diabet
• Sëmundje të veshkave
• Sëmundje të mëlçisë
• Çrregullime metabolike
• Sëmundje që dobësojnë sistemin imunitar si pasojë e sëmundjes apo medikamenteve
• Terapi afatgjatë të asiprinës dhe që janë më të vegjël se 19 vjeç
• Mbipeshë ekstreme
PERSONAT ME SEMUNDJE TE ZEMRES
Njerëzit me sëmundje të zemrës ose ata që kanë pasur goditje në tru, kanë një rrezik më të madh për të pësuar komplikacione të rënda mjekësore nga gripi, duke përfshirë përkeqësimin e sëmundjes së zemrës.
PERSONAT ME SEMUNDJE TE MUSHKRIVE
Njerëzit që vuajnë nga astma, sëmundja kronike obstruktive pulmonare, COPD, ose sëmundje të tjera të mushkërive kanë një rrezik më të lartë për komplikacione të gripit dhe kur gjendja e tyre shëndetësore është e lehtë dhe shenjat e tyre kontrollohen.
Personat me astmë dhe COPD janë të ndjeshëm në lidhje me frymëmarrjen dhe inflamacioni i shkaktuar nga gripi mund të shkaktojë përkeqësim të shenjave të astmës dhe të COPD. Njerëzit me astmë, COPD ose sëmundje të tjera të mushkrive kanë më shumë gjasa të zhvillojnë pneumoni dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes pasi sëmuren nga gripi, sesa të tjerët.
Vaksinimi ndaj gripit rekomandohet për personat me astmë, COPD ose sëmundje të tjera të mushkrive.
Njerëzit me astmë kanë rrezik më të lartë për sëmundje të rëndë të gripit dhe komplikacione të tij.
DIABETIKET
Njerëzit me diabet, edhe nëse trajtohen mirë, kanë më shumë gjasa sesa personat e shëndetshëm të kenë komplikacione nga gripi, siç është pneumonia, gjë që mund të çojë në hospitalizim.
PERSONAT ME KANCER APO TE MBIJETUAR PREJ TIJ
Deri tani dihet vetëm se tumoret mund të rrisin rrezikun për ndërlikimet e gripit. Personat që janë me tumor apo kanë pasur lloje të caktuara të tij në të kaluarën, si limfomë apo leuçemi, kanë rrezik të lartë për komplikacione të gripit të cilat çojnë në hospitalizim dhe vdekje.
Këta persona duhet të vaksinohen ndaj gripit sezonal çdo vit. Njerëzit që jetojnë me ose kujdesen për pacientët me tumor dhe të mbijetuarit prej tij gjithashtu duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal.
SI VEPRON VAKSINA?
Vaksina e gripit sezonal mbron ndaj viruseve të cilat mendohet se do të qarkullojnë gjatë sezonit të gripit kryesisht nga tetori deri në maj. Kundërtrupat fillojnë të zhvillohen në trup dy javë pasi është kryer vaksina. Këto kundërtrupa mbrojnë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga viruset e gripit të cilët janë të ngjashëm ose të njëjtë me ato viruse me të cilat është prodhuar vaksina.
A MUND TE JAPE MBROJTJE EDHE NESE NUK PERPUTHET ME VIRUSET NE QARKULLIM?
Po, kundërtrupat e zhvilluar në përgjigje të vaksinës mund të sigurojë mbrojtje kundër viruseve të ndryshme të gripit por që lidhen me njëri-tjetrin pavarësisht se mbrojtja imunitare është e lartë./ MeMjekun.com