Dhimbja e mesit dhe e këmbëve
Share This Article
Dhimbja e pjesës së poshtme të mesit përshkruhet si një dhimbje e menjëhershme e fortë dhe persistente ose si një dhimbje e përqëndruar që ndihet në pjesën e poshtme të mesit. Ajo është e zakonshme dhe prek pjesën më të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.
Në shumicën e rasteve fillon krejt papritur. Shkaktohet nga një tërheqje muskulare që vjen si rezultat i një pune të rëndë fizike, lëvizje të sforcuar, gjatë një sforcimi me ngritje peshe ose lëvizje e pakontrolluar, rrotullimi të trungut e më rrallë pas një rrëzimi.Pothuajse të gjithë ne do të përjetojmë dhimbje mesi në një pikë në jetën tonë.
Kjo dhimbje mund të variojë nga një dhimbje e lehtë në një dhimbje të rëndë. Ajo mund të jetë për një kohë të shkurtër ose afatgjatë. Gjithashtu dhimbja e mesit mund të shkaktojë vështirësi për të bërë shumë aktivitete të përditshme.
Dhimbjet e mesit shkaktohen zakonisht nga muskujt e belit ose lidhet me vështirësinë e lidhjeve rruazore që përbëjnë sistemin skeletor-muskulik ose me dhimbje që lidhen me shtypjen e nervave që dalin nga palca kurrizore. Në shumicën e rasteve për shkak të përfshirjes së muskujve lidhës fillojnë ato lloj dhimbjesh që ne i quajmë dhimbje mekanike. Vetëm te 1% e pacientëve vihet re përfshirja e aromës nervore lidhur me dhimbje e belit (hernien diskale të belit ).
Mund të themi se dhimbja e belit në shumë vende është faktori i dytë që bën të mundur uljen e ritmit (rendimentit ) gjatë një dite pune. Në to-tal 80% e popullsisë së botës në çfarëdo lloj faze të jetës mund të përfshihet nga kjo gjë. Mund të jenë edhe faktorët gjenetikë që ndikojnë në shtyllën kurizore. Ashtu si ndryshimet rruazore spondeliatroza, lakimi i shpinës, skolioza. Kjo është edhe arsyeja pse shkaktohet dhimbja nga mbrapa e belit. Në bazë të profesionit ndryshon edhe frekue-nca apo ashpërsia e dhimbjes.
Për shembull: punëtorët e ndërtimit, infermierët, mësuesit, shoferet e mjeteve të rënda, përdoruesit e kompjuterit. Risku më i lartë është për përdoruesit e duhanpirjes.
Çfarë është hernia diskale e belit?
Shtylla kurrizore përbëhet nga një shumicë e koc-kave të ndërlidhura të quajtura rruaza kurrizore.Midis këtyre strukturave kockore ndodhet struk-tura e quajtur disk, një ind jo i ngurtë që lidh rru-azat e diskut intervertebral. Disqet e quajtura fibrosus annulus në mesin e një shtrese të jashtme formojnë një bërthamë solide të quajtur pulpos. Kjo strukturë mund të krahasohet me funksionin e balestrave të një makine.Roli i diskut është që t’i mundësojë boshtit kurrizor të njeriut lëvizje në të gjitha drejtimet. Si pasojë e lëvizjeve të ndryshme që bën njeriu gjatë punës dhe aktiviteteve të veta jetësore vjen deri te degjenerimi i diskut, duke kaluar nga një masë e butë në një masë më të fortë.
Po ashtu, si pasojë e këtyre degjenerimeve, por edhe si pasojë e ndonjë ngritjeje të ndonjë peshe apo ndonjë lëndimi, vjen deri te rrëshqitja e dis-kut që në gjuhën mjekësore quhet hernie diskale.Hernia diskale ndodh kur një nga disqet në shpinë fryhet prej vendit të tij të vërtetë. Disqet janë jastëkë të vogla rrethore në mes të vertebrave (unazave) në shpinën e trupit të njeriut.Ato janë të ngjeshura dhe shërbejnë si jastëk për unazat e shpinës. Herniet e disqeve bëjnë shtypjen e nervave, të cilët dalin nga shtylla kurrizore dhe shkaktojnë dhembje të ndryshme. Më së shumti paraqiten në pjesën e poshtme të shpinës.
Cila eshte metoda e kurimit?
Rreth 80 – 90% e pacientëve që vuajnë nga her nia diskale e shfaqur papritmas mund të kurohen pa pasur nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Mjeku juaj zakonisht do e fillojë trajtimin me metoda jo kirurgjikale. Në rast se dhimbja ju rritet si pasojë e përmbushjes së aktivitetit të përditshëm jetësor, në rast se keni humbje të ndjesisë të urinimit ose problem me fuqinë tuaj atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë për trajtimin kirurgjikal. Zakonisht kirurgjia e rekomanduar ka më shumë se 90% sukses për shërimin e dhimbjes së këmbëve, por duhet të vlerësohen dhe të respektohen rekomandimet e dhëna pas operacionit.
A mund te jete urgjent operacioni i hernies diskale?
Ndodh që hernia diskale shtyp rrënjët nervore që shkojnë drejt këmbëve dhe shkaktojnë humbje të fuqisë të këmbëve. Për këtë arsye mund të jetë i nevojshëm operacioni urgjent. Nëse ju ndodh dicka e tillë, atëherë ju duhet të drejtoheni tek mjeku. Në raste të rralla një hernie e madhe diskale për shkak të presionit mbi nerva bën të mundur humbjen e kontrollit të fshikëzës së urinës dhe zorrës së trashë. Pacienti fillon të urinojë në mënyrë të pavullnetshme. Kjo gjendje zakonisht shoqërohet me mpirje dhe humbje ndjeshmërie në pjesën e zonës genitale. Kjo situatë është një ndër disa raste të hernies diskale që kërkon kirurgji urgjente.
Tek cilat semundje mund te aplikohet epiduroskopia?
Epiduroskopia (mjekimi i dhimbjeve endoskopike) është një teknikë e mbyllur që aplikohet për trajtime endoskopike për pacientët që kanë dhimbje beli dhe këmbësh. Kjo metodë mund të aplikohet për grupe të ndryshëm njerëzish (pacientësh) që kanë ngushtim të kanalit kurrizor, defekte të shpinës, për këtë arsye pacientët vuajnë nga shtypja e nervave, për pacientët të cilët pasi i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale por nuk kanë pasur përmirësim dhe vazhdojnë të kenë dhimbje këmbësh.
Si kryhet epiduroskopia?
Epiduroskopia është një metodë e mbyllur. Duke përdorur një hapje natyrore tek pjesa fundore me anë të një vrime 3-4 cm, bëhet e mundur futja e një kateteri me sistem kamere dhe lazeri në kanalin kurrizor. E gjithë procedura zgjat 20 – 30 min kohë.
Parandalimi
Strategjitë e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni shanset për të pasur hernie diskale:
• Praktikoni qëndrim të drejtë të trupit-ulje dhe qëndrim të drejtë dhe mbajte të shpinës drejt gjatë peshimit të peshave
• Mbajtje e shëndetshme e peshës trupore
• Pyesni mjekun tuaj për ushtrimet për forci-min e muskujve të shpinës dhe stomakut
• Mos vishni këpucë me taka të larta
• Nëse rrini ulur për një kohë të gjatë, përdorni ulësen e tualetit për të kërrusur gjunjët në mes të legenit tuaj