Bronkiti azmatik, simptomat dhe trajtimi
Share This Article
Bronket janë rrugët e ajrit në mushkëri funksioni kryesor i të cilave është të lejojë ajrin të kalojë gjatë frymëmarrjes. Bronkiti azmatik, siç e thotë dhe emri është një prekje e frymëmarjes që sjell një gjendje inflamatore që prek bronket, të shoqëruara me simptoma tipike azmatike.
Kjo patologji shfaqet tek personat që vuajnë tashmë nga astma, që mund të jetë edhe e natyrës alergjike ose jo, që vjen nga kontraktimet jo normale të muskulit të bronkeve që ngushton lumenin e bronkeve (reduktohet hapësira për kalimin e ajrit) duke sjellë vështirësi në frymëmarrje.
Nga ana tjetër bronkiti është një patologji respiratore akute e natyrës inflamatore për shkak të infeksionit nga agjentë bakterialë, viral apo mykotik. Inflamacioni i mukozës bronkiale çon në prodhimin e mukozës dhe rrjedhimisht kollës, dhimbjeve të gjoksit, vështirësi në frymëmarrje me prani të ashenisë dhe keqësimit të shëndetit në përgjithësi.
SHKAQET
Shkaqet kryesore të shfaqjes së bronkitit azmatik janë:
Infeksioni e traktit të poshtëm të rrugëve respiratore, që nis në bronke dhe bronkiole të mbështetur nga agjentë:
Bakterialë (pneumokoku, stafilokoku, klebsiella etj)
Virale (viruset e gripit, adenovirus, rinovirus)
Mykotikë (Candida)
Pirja e duhanit që redukton mbrojtjen respiratore lokale dhe paraqet një faktor të rëndësishëm risku të shfaqjes së simptomave asimatike
Ekspozimi ndaj alergjenëve sidomos atyre inhalatore, si polenat, qimet e kafshëve, myku
Intoleranca dhe efektet anësore të disa ilaçeve
SIMPTOMAT
Kuadri klinik i bronkitit azmatik shfaqet me simptomat e të dyjave, dhe bronkitit dhe astmës.
Prodhim të gëlbazës dhe pështymës
Kollë produktive që përpiqet të nxjerrë jashtë sekrecionet bromkiale
Tështitje dhe rrjedhje hunde
Dhimbje fyti
Ethe
Ndjesia e shtrëngimit të gjoksit deri në një dhimbje retrosternale torakale (në këtë rast duhet vëmendje për të përjashtuar ndonjë ishemi të mundshme të miokardit tek ata që janë në rrezik nga kardiopatitë)
Dhimbje të barkut pas një kolle të herëpashershme
Ashenia, një përkeqësim i përgjithshëm me dhimbje të kyçeve dhe muskulore
Çrregullime të gjumit
Takipnea (rritje e ritmit të frymëmarrjes)
Tingëllima, zhurmë në frymëmarrje, tipike për astmën
Një frymëmarrje e lodhur
Dispnea (frymëmarrja e vështirë me ndjesinë e mungesës së ajrit)
Cianoza (forma më e rëndë me ngjyrën mavi të lkurës dhe mukozë, e lidhur dhe me reduktimin e hemoglobinës së oksigjenuar)
DIAGNOZAT
Përcaktimi i dagnozës nis me anemnezën dhe analizat. Anemneza, një farë interviste mjek-pacientë mbi të cilën rindërtohet historia klinike e të sëmurit. Në këtë rast është e rëndësishme të hulumtohet:
Prania e një kuadri azmatik, alergjik ose jo, mbi të cilin mund të mbivendoset kuadri bronkitit akut.
Prania e patologjive të hershme
Nëse po përdor ilaçe
Nëse pi duhan apo punë që e vë në rrezik ndaj patologjive respiratore
Infeksione të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes.
Ekzaminimi fizik ndihmon në njohjen e simptomave subjektive dhe shenjat objektive të patoogjisë, me vëmendje të veçantë në ekzaminimin e funksionalitetit polmonar: duke përdorur një steskop mjeku ekzaminon pjesën e gjoksit të pacientit në kërkim të shenjave tipike të bronkitit dhe praninë e zhurmave, apo tingujve gjatë frymëmarrjes.
Analizat laboratorike mund të tregojnë një rritje të shënjuesve inflamatore si leukocitet, trombocitet rritje e PCR (proteina C- reaktive). Si në shumë patologji pulmonare është e nevojshme bërja e asaj që quhet analizë e gazit në gjak (EGA), që njihet dhe si test i nivelit të oksigjenit në gjak, pas marrjes së mostrave arteriale, që në rastet më të rënda do të tregojë një ndryshim të indekseve të frymëmarrjes si ulja e ngopjes dhe presioni i pjesshëm i oksigjenit (hipoksemia) si dhe një kuadër të alkalozës respiratore (reduktimit të presionit të pjesshëm të dioksidit të karbonit) të lidhur me një rritje të frekuencës respiratore.
Nga pikëpamja e mjeteve, bëhet një radiografi e gjoksit që mund të tregojë një errësim parenkimal që është shenjë e e një bronki me natyrë infektive. Gjetje të tjera diagnostikuese mund të jenë pamjet e edemës pulmonare dhe difuzionit pleural.
Spirometria është një analizë funksionale joinvazive dhe shumë e nevojshme për të përcaktuar patologjitë respiratore, duke lejuar dhe klasifikimin e tyre në forma kufizuese ose obstruktive, si në rastin e astmës.
TRAJTIMI
Qëllimi i trajtimit është lehtësimi i simptomave, mbi të gjitha atyre azmatike, dhe largimin e shkakut themelor që ka shkaktuar bronkitin.
Kur është konstatuar shkaku infektiv bakterial në bronkite nis një terapi me antibiotikë specifik.
Përsa i përket kuadrit azmatik ai reagon pozitivisht ndaj dy kategorive të ilaçeve:
Agonistët Beta-2: që mund të jenë me kohëzgjatje të gjatë ose të shkurtër, që veprojnë mbi receptorët specifik të pranishëm në muskulaturën e lëmuar bronkiale, duke bërë rihapjen e bronkeve dhe kalimin normal të ajrit.
Kortikosteroidët inhalatorë: reduktojnë inflamacionin bronkial që i bashkangjitet kuadrit azmatik. Bashjkë me agonistët beta-2 përbëjnë terapinë kryesore ndaj astmës.
Për lehtësimin e simptomave përdoren:
Ilaçe antiinflamatore të njohura si FANS, apo paracetamoli
Shurupët e kollës
Dhe sigurisht që duhet pushim/ MeMjekun.com