Çfarë është analiza e PCR-së dhe pse duhet
Share This Article
Proteina C reaktive (PCR) është një protide e pranishme në gjak, përqendrimi i të cilës rritet në rastet e inflamacionit; prodhohet nga mëlçia dhe bën pjesë e atyre që quhen proteina të fazës akute, domethënë sintetizohet gjatë një procesi inflamator.
Funksioni i saj qëndron tek aftësia për të lidhur qelizat e vdekura ose që vdesin, si dhe lloje të ndryshme bakteresh si një farë flamuri në gjendje të tregojë në sistemin imunitar se ku duhet të ndërhyjë. Mund ta imagjinojmë si një farë gardiani në gjendje të shquajë paraprakisht elementët potencialisht armiqësor, por që aktivizohet dhe në rastet e inflamacionit që nuk lidhen me mikroorganizma të jashtëm si për shembull:
Sëmundjet reumatike
Tumoret,
nekrozë
Niveli i PCR-së shpesh fillon të rritet para se të shfaqen simptomat dhe pakësohet njëkohësisht me shërimin, analiza është në veçanti e nevojshme për monitorimin e infeksionit, progresin e sëmundjes dhe efikasitetin e terapisë së përshkruar.
Por mos harroni, nuk duhet të ngatërroni Proteinën C- reaktive me Proteinën C, një molekulë me funksion antikoagulant. Nuk është e nevojshme të jeni pangrënë për të bërë analizën.
VLERAT NORMALE
Tek njerëzit e shëndetshëm niveli i PCR në gjak është nën 8 mg/L. Tek gratë këto vlera janë pak më të larta se tek burrat, dhe në përgjithësi vlera rritet me kalimin e viteve.
Nga këndvështrimi patologjik vlerat nisin të rriten brenda dy orëve nga fillimi i një episodi inflamator dhe mund të arrijnë sasinë e 50 mijë herëve më shumë nga norma gjatë fazës akute, duke arritur pikun 48 orë pas nisjes së procesit.
KUR DUHET BERE ANALIZA E PCR
Analiza mund të kërkohet për të diagnostikuar apo monitoruar ecurinë e një inflamacioni, shoqëruar ose jo nga infeksioni; bëhet fjalë për gjendje të tilla si:
Sepsis,
Djegiet,
Sëmundjet inflamatore të legenit,
Sëmundjet inflamatore të zorrëve,
Sëmundjet autoimune si lupus
Artriti reumatoid
Duke e përgjithësuar, në çdo rast, PCR e lartë mund të jetë tregues i
Sëmundjeve autoimune,
Infektive (jo domosdoshmërisht të rënda)
Neoplastikat
Matjet e përsëritura janë veçanërisht të nevojshme për të monitoruar sëmundjen apo përgjigjen ndaj një terapie.
VLERAT E LARTA
PCR përdoret për të vlerësuar praninë dhe shtrirjen e një inflamacioni në organizëm; tek individët me infeksione të lehta ose viroza vlerat janë rritur shumë pak, përfshi mes 10-40 mg/L, ndërsa vlerat mes 40-200 mg/L janë tipike për infeksionet bakteriale dhe inflamacionet aktive.
Nuk është e rrallë të që vlerat të jenë shumë herë më të larta dhe kjo ndodh në infeksionet e rënda bakteriale apo djegie shumë të rënda.
Zemra dhe sëmundjet kardiake
Kjo analizë po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe për vlerësimin e rrezikut kardiak. Me kalimin e viteve, është krijuar ideja se një pjesë e sulmeve kardiake është e lidhur me një shkak inflamator, që shkon përtej mpiksjes së lidhur vetëm me një LDL të lartë (kolesteroli i keq).
Nëse inflamacioni mund të shpjegojë një infarkt, zbulimi i një gjendje inflamatore mund të çojë në një parandalim efikas. Nga studime të ndryshme është vërejtur se PCR me ndjeshmëri të lartë mund të jetë një mjet i rëndësishëm për këtë qëllim.
FAKTORET QË NDIKOJNË
Meqënëse PCR është një analizë veçanërisht e ndjeshme, nuk është për tu habitur që ka shumë faktorë dhe kushte të jashtme në gjendje të ndikojnë në vlerat e saj, ku mes më të zakonshmëve përmendim:
Shtatzëninë
Ilaçet e kontrollit të lindshmërisë
Mosha
Obeziteti
Niveli i Proteinës C Reaktive mund të mos rritet tek personat e prekur nga artriti reumatoid apo lupus, por arsyeja është ende e panjohur.
SI TE ULIM PCR-në?
Në raste e sëmundjeve inflamatore e vetmja mënyrë për të ulur vlerat është kufizimi i infeksionit apo inflamacionit përmes kurave të nevojshme për patologjinë specifike, si antibiotikë apo kortizonë, sipas rastit. Ndërsa kur bëhet fjalë për rreziqet kardiovaskulare statinat kanë treguar se janë të nevojshme në uljen e vlerave të PCR, përveçse të kolesterolit LDL, por çështja është individuale dhe duhet të vlerësohen saktë faktorët specifik të riskut./ MeMjekun.com