Pielonefriti apo infeksioni i veshkave/ Shkaqet, simptomat dhe kura
Share This Article
Infeksionet e rrugëve urinare (UTI, që vjen nga anglishtja Urinary Tract Infection) mund të ndikojnë dhe në veshka. Pjesa më e madhe e infeksioneve që prekin veshkën (pielonefritet) shkaktohen nga baktere ose viruse që infektojnë më parë traktin urinar inferiore, në përgjithësi fshikëzën (cistitin), për tu ngjitur më pas deri tek të dy veshkat (trakti urinar i sipërm)
Në disa raste infeksioni veshkave mund të jetë si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale, kur bakteret arrijnë të penetrojnë në organizëm gjatë një procedurë për të arritur në veshka përmes gjakut.
SHKAQET
Infeksionet e veshkave siç e përmendëm kanë si shkak bakteret apo viruset. Shkencëtarët besojnë se shumica e këtyre infeksioneve nisin nga fshikëza, duke u ngjitur më pas lart dhe duke infektuar njërën apo të dy veshkat (pielonefriti)
Për më tepër infeksioni shkaktohet nga baktere të zakonshme të zorrëve. Trakti urinar ka një sërë mekanizmash që parandalon ngjitjen e infeksioneve të traktit urinar. Për shembull, urinimi në përgjithësi eliminon bakteret para se të arrijnë fshikëzën. Ndonjëherë trupi nuk arrin ti rezistojë këtyre baktereve që krijojnë një UTI. Në mungesë të një trajtimi me ilaçe që bllokon infeksionin, bakteret mund të arrijnë deri në veshka.
SIMPTOMAT
Fillim i infeksionit dhe simptomave të tij në përgjithësi është i shpejtë, brenda disa orësh apo një ditë pas.
Simptomat e pielonefritit më të zakonshme përfshijnë ethe, temperaturë, lodhje, dobësi, dhimbje në shpinë dhe dhimbje mesi, të vjella, të përziera, urina me ngjyrë të errët, e kontaminuar nga gjaku dhe me erë të keqe, urinim i shpeshtë dhe i dhimbshëm.
Megjithatë simptomat ndryshojnë sipas moshës së pacientit:
Tek fëmijët e vegjël, më pak se dy vjeç temperatura e lartë mund të jetë e vetmja simptomë e infeksionit të veshkave
Tek mosha mbi 65 vjeç infeksioni i veshkave mund të shfaqë simptoma tipike si konfuzion, halucinacione dhe vështirësi në të folur.
DIAGNOZA
Diagnoza vendoset në bazë të anemnezës, ekzaminimit objektiv dhe ato të mbikëqyrura. Mjeku do të përpiqet të identifikojë gjendjen para ekzistuese që mund të kenë rritur rrezikun e infeksionit të veshkave. Gjatë ekzaminimit objektiv do të rishikohen simptomat.
Analiza të tjera
Analiza e urinës: Kjo analizë kërkon marrjen e një kampioni të urinës dhe dorëzimin në laborator. Kampioni analizohet me mikroskop në kërkim të baktereve dhe leukociteve, qelizave të prodhuara nga organizmi për të luftuar një infeksion. Bakteret mund gjenden në urinë dhe në individë normalë, prandj diagnoza kërkon përveç gjetjeve laboratorike edhe një simptomatologji.
Kultura e urinës: Bëhet për të zbuluar llojin e bakterit që shkakton infeksion. Në përgjithësi mund të vërehet një rritje bakteriale në 1-3 ditë dhe për të përcaktuar trajtimin e synuar.
Mund të përdoret dhe metoda TAC (tomografia), rezonanca magnetike (RM) apo ekografia për të vlerësuar diagnozat e infeksioneve virale. Këto analiza bëhen në klinika ose spitale. Ekografia mund të bëhet edhe në qendër shëndetësore. Ndërsa sekuencat dhe pamjet e TAC apo RM lexohen dhe referohen nga një mjek radiolog. Këto procedura nuk kërkojnë anestezi
TRAJTIMI
Në rastin e infeksioneve të veshkave në përgjithësi jepet antibiotik. Edhe para se të merren rezultatet e analizave, mjeku mund të japë antibiotikët më efikase në lloje të zakonshme bakteresh. Ndodh shpesh nga njerëzit që në momentin që zhduken simptomat ndërpresin kurën, por duhet të keni kujdes që ta bëni të gjithë kurën e përshkruar të antibiotikëve.
Në momentin që dalin të gjitha analizat dhe ekzaminimiet e duhura mjeku mund të ndërrojë antibiotikun duke ju dhënë një më të përshtatshëm për infeksionin në zhvillim. Antibiotikët mund të merren nga goja, ose me gjilpërë. Nëse personi është në gjendje më të rëndë për shkak të infeksionit të veshkave mund të kërkohet shtrim në spital ku merr lëngje intravenoze (dhe mjekim përmes serumeve).
Në rastet e pielonefriteve, kultura e urinës përsëritet shpesh pas përfundimit të trajtimit për të parë nëse infeksioni është zhdukur tërësisht dhe nuk rikthehet. Nëse analiza tregon shenja infeksioni, atëherë kërkohet një përsëritje e ciklit të antibiotikëve. Nëse infeksioni rikthehet atëherë është e nevojshme të merrni antibiotik për një periudhë më të gjatë.
PARANDALIMI
Shumë infeksione veshkash nisin nga fshikëza, pra parandalimi i cistiteve shërben për të shmangur infeksionet e veshkave. Në fakt komuniteti shkencor është ende në kërkim të mënyrës më të mirë të parandalimit të cistitit por disa ndryshime në stilin e jetës ju ndihmojnë:
Pini shumë lëngje, sidomos ujë: lëngjet ndihmojnë në largimin e baktereve përmes sistemit të urinimit. Uji është pija më e mirë. Pjesa më e madhe e njerëzve të shëndetshëm duhet të pinë të paktën 6-8 gota ujë në ditë.
Pas defekimit duhet të laheni sidomos tek femrat, pastrimi para e prapa parandalon hyrjen e baktereve në uretër.
Urinoni shpesh dhe jo vetëm kur ju vjen për të urinuar: Urinoni të paktën çdo 3-4 orë. Përhapja e baktereve në fshikëz është më e madhe nëse urina qëndron gjatë.
Urinoni pas një marrdhënie seksuale. Si femrat dhe meshkujt duhet të urinojnë pak pasi të kenë kryer marrëdhënie seksuale për të larë bakteret e penetruara në uretër gjatë marrëdhënies./ MeMjekun.com