Pse duhen analizat e globulinave alfa që bëhen me elektroforezë, çfarë tregojnë
Share This Article
Globulinat alfa janë proteina që prodhohen nga mëlçia dhe qarkullojnë në gjak kur ka një proces inflamator, ose kur ka disa sëmundje. Ato ndahen në dy grupe:
Globulinat alfa 1
Globulinat alfa 2
Pas marrjes së kampionit të gjakut nga vena ndahen në laborator në komponentë të ndryshëm falë një procedimi të bërë me elektroforezë, që mund t’i ndajë, e për pasojë t’i identifikojë, proteinat baza në lëvizshmërinë e tyre në brendësi të fushës elektrike.
Një ndryshim i vlerave të tyre duhet të argumentohet dhe mbështetet nga parametra të tjerë laboratorikë, që mund të drejtojnë mjekun drejt një diagnoze të saktë.
VLERAT NORMALE
Vlerat normale:
Globulinat Alfa 1: 0.1 – 0.3 g/dL ose 2 – 3.5 %
Globulinat Alfa 2: 0.6 – 1.0 g/dL ose 6 – 11 %
Vlerat e referimit varet lehtësisht nga një laborator në tjetrin, kështu që referimi bëhet prej tyre.
INTERPRETIMI
Vlerat e larta apo të ulëta të globulinave Alfa mund të tregojnë dyshimin e një sëmundjeje, por gjithmonë duhet të interpretohen në kontekstin e përgjithshëm që vjen nga analiza të tjera të kërkuara, simptoma dhe shenja gjatë analizës objektive dhe historisë klinike të pacientit.
Globulinat Alfa 1 të ulëta
Vlerat e ulëta të saj mund të tregojnë sëmundje të mëlçisë, mungesë të alfa 1- antitripsinës (globulinë Alfa 1) (sidomos gjenetike, me pasojë shqetësime të mëlçisë apo mushkrive).
Globulinat Alfa 1 me vlera të larta
Një rritje e tyre mund të jetë e lidhur me procese inflamatore akute, tumore, sëmundje autoimune.
Edhe shtatzënia mund të shpegojë një rritje të tyre, që në këtë rast konsiderohet gjendje para-fiziologjike prandaj nuk duhet të shqetësoheni pasi është normale në këtë rast.
Globulinat Alfa 2 të ulëta
Një vlerë e ulët e tyre tregon për kequshqyerje, anemi megaloblastike, sëmundje të mëlçisë, sëmundja e Vvilson (sëmundje gjenetike e shkaktuar nga mbledhja e bakrit në organe dhe inde), hemoliza (shkatërrimi i tepërt i rruazave të kuqe të gjakut).
Globulinat Alfa 2 të larta
Vlerat e larta mund të sjellin dyshime të pamjaftueshmërisë së veshkave, diabetit melit në fazë të avancuar, sindroma nefrotike, infarkt, hipertiroidizëm, sëmundje të kolagjenit, sëmundjen e Alzheimer, limfoma e Hodgkin.
Si në rastin e globulinave Alfa 1, edhe shtatzënia mund të shpegojë një rritje të tyre, që në këtë rast konsiderohet gjendje para-fiziologjike prandaj nuk duhet të shqetësoheni pasi është normale në këtë rast.
KUR KËRKOHET ANALIZA
Elektroforeza,e për pasojë, dhe vlera e globulinave alfa kërkohet në këto raste”
Sëmundje të sistemit nervor periferik të papërcaktuara mirë (nuk i atribuohet diabetit melit, ekspozimit ndaj toksinave, kemioterapisë…)
Hiperkalcemia (vlerat e larta të kalciumit në gjak) që i atribuohet tumoreve të ndryshme,
Anemia e re (reduktimi patologjik i hemoglobinës dhe/ose rruazave të kuqe të gjakut dhe/ose hematokritit)
Infeksionet aktuale,
Trauma të shoqëruara me fraktura të shpeshta.
PËRGATITJA
Nuk kërkohet përgatitje e veçantë për të bërë analizën, por për një vlerësim korrekt të tij është e rëndësishme që pacienti të jetë esëll për të paktën 8 orë para se të merret gjaku./ MeMjekun.com