Çfarë duhet të dimë për metoklopramidin, ndaj nauzeve dhe të vjellave
Share This Article
Metoklopramidi- metoclopramide (aktualisht në Shqipëri gjendet në emrat tregtarë Reglan apo Pluran në formë tabletash referuar listës së barnave nga FSDKSH për 2019, por është dhe në formën e injeksionit) është një ilaç që përdoret për të parandaluar dhe trajtuar problemet e tretjes e që përdoret zakonisht për trajtimin e nauzeve dhe të vjellave, si ndihmës për zbrazjen e stomakut tek ata me tranzitim të ngadalësuar për diabetin apo post-kirurgjinë, në menaxhimin e sëmundjeve të gastroezofagut.
Përdoret edhe për të trajtuar dhimbjet e kokës dhe migrenën. Shtatë vite më parë metoklopramidi ka qenë ndër 100 ilaçet më të përshkruara nga mjeku në SHBA dhe është pjesë e listës së barnave që janë përcaktuar si thelbësore nga OBSH, lista e mjekimeve më të rëndësishme e të nevojshme për sistemin shëndetësor bazë.
MEKANIZMI I VEPRIMIT
Metoklopramidi është një benzamide që vepron si një agjent prokinetik (pra favorizon lëvizjet dhe zbrazjen e stomakut dhe zorrëve) të traktit gastroenterik dhe si antitetik tek personat me anomali të lëvizshmërisë gastroenterike.
Mekanizmi i veprimit nuk është i qartë: është një agonist i receptorëve të tipit 4 (5-HT4) por vepron dhe si antagonist i receptorëve 5-HT3 dhe dopaminergjik të tipit 2 (D2). Rrit tonin dhe amplitudën e kontraktimeve gastrite, qetëson sfinkterin pilorik dhe rrit peristaltikën e duodenit duke çuar në një përmirësim të lëvishmërisë dhe përshpejtimit të zbrazjes së stomakut.
PËR ÇFARË SHËRBEN
Metoklopramidi përshkruhet dhe përdoret për trajtimin simptomatik të nauzeve dhe të vjellave të lidhura me
Kemioterapinë,
Radioterapinë,
dërhyrjet kirurgjikale.
Në menaxhimin e dhimbjeve si migrena, metaklopramidi përdoret bashkë me paracetamolin, aspirinën apo analgjeziët nga goja(ekizstojnë barna tregtarë që i kanë të dy përbërësit). Përdoret dhe për qëllime parandaluese nga shërbimi i urgjencës në transportin e personave koshientë dhe që që nuk lëvizin shtyllën kurrizore.
DOZA
Të rriturit
Për pacientët mbi 18 vjeç përdoren 10 mg deri në tre herë në ditë, tek personat me peshë trupore mbi 60 kg, dhe me doza më të vogla nëse pesha është më e vogël. Rekomandohet një përdorim i kufizuar për një periudhë të shkurtër trajtimi (5 ditë). Doza mund të mërret në formë tablete ose injeksioni. Në rasti e injeksionit, ilaçi duhet të injektohet ngadalë (një proces që mund të zgjasë 3 minuta)
Fëmijët
Tek fëmijët në përgjithësi ky ilaç nuk rekomandohet deri në moshën 16 vjeç. Megjithatë NHS britanike përcakton një dozë prej 100-150 mikrogram/kg deri në tre herë në ditë dhe vetëm rastësisht mund të përdoret tek fëmijët nën 12 muajsh. Në disa shtete ilaçi lejohet të përdoret në këtë moshë vetëm në kushte spitalore (pacienti është i shtruar)
EFEKTET ANËSORE
Efektet anësore përfshijnë diarre, asteni dhe përgjumje, shqetësime, hipotension, depresion, dystonia fokale (spazma dhe ngurtësi).
Gjithashtu për shkak të rrugëve ku vepron ilaçi, duke kaluar përmes barrierës hematoencefalike duke arritur sistemin qëndror nervor, metoklopramidi mund të shkaktojë efekte qëndrore si marrje mendsh, dhe ndërhyn në aftësinë për të drejtuar mjetin.
PARALAJMËRIME DHE KUNDËRUDHËZIME
Ilaçi nuk udhëzohet të përdoret në feokromocitoma. Duhet të përdoret me kujdes në sëmundjen e Parkinsonit, pasi mund të përkeqësojë simptomat si antagonist i dopaminës. Përdorimi i zgjatur duhet të shmanget tek pacientët me depresion klinik, pasi përkeqëson kuadrin mendor.
Gjithashtu kundërudhëzohet tek pacientet me pengesë të zorrëve dhe epilepsi, në 3-4 ditë nga një ndërhyrje në stomak, pas gjakderdhjes.
Në 2011 Franca kufizoi përdorimin e ilaçit tek fëmijët dhe adoleshentët duke shprehur shqetësime për përdorimin e saj nga disa grupe. Dhe në shtete të tjera kundërudhëzohet për personat nën 16 vjeç pasi shkakton efekte neurologjike si lëvizje të pavullnetshme si kontraktimet dhe tiket nervore./ MeMjekun.com