Radiografia, çfarë duhet të dimë për rreziqet dhe udhëzimet
Share This Article
Rrezet X janë valë elektromagnetike, pra një lloj specifik rrezatimi. Diagnostikimi i bazuar në rrezet X (radiografia)gjeneron pamje të brendshme të trupit, në veçanti pjesën e studiuar në forma të ndryshme hijëzimesh të të bardhës dhe të zezës, ngjyra që vijnë nga përthithja e ndryshme e rrezatimit nga inde të ndryshme.
Kalciumi lidhet me përthithjen më të madhe të rrezeve, prandaj kockat shfaqen të bardha.
Yndyra dhe inde të tjera të buta përthithin më pak, dhe rezultojnë gri.
Ajri është ai që përthith edhe më pak, prandaj mushkëritë shfaqen të zeza.
Përdorimi më i njohur i rrezeve X është në kërkimin e frakturave të kockave, por mund të përdoren dhe në mënyra të tjera si për shembull:
Një radiografi e kraharorit për të zbuluar polmonitin
Mamografia përdor rrezet X në kërkim të kancerit të gjirit.
Gjatë ekzaminimit disa pjesë të trupit mbrohen duke mbajtur një veshe plumbi, por sasia e rrezeve X të marra për një radiografi gjithësesi është e vogël. Për shembull një radiografi e kraharorit ka një dozë rrezatimi të barabartë me sasinë e rrezeve të ekspozuara në natyrë për dhjetë vite.
Radiografia mund të aplikohet në të gjitha pjesët e trupit, ku mes të zakonshmeve kujtojmë:
Toraksin
Dhëmbët
Këmbët
Gjurin
Duart
Mushkëritë
Cervikalja
Barku, legeni
Shtylla kurrizore
RREZET MJEKËSORE X
Rrezet X janë një lloj rrezatimi elektromagnetik, i ngjashëm me dritën e dukshme. Krahasuar me këtë të fundit, megjithatë, ka një energji më të madhe dhe arrin të tejkalojë pjesën më të madhe të objekteve, përfshi dhe trupin.
Rrezet X mjekësore përdoren për të gjeneruar pamje të indeve dhe strukturave të brendshme të trupit. Nëse rrezet X që udhëtojnë përmes trupit kalojnë gjithashtu dhe përmes një detektori rrezesh nga ana tjetër e pacientit, do të gjenerohet një imazh që përfaqëson hijen e formuar nga një objekt i brendshëm.
Një lloj detektori është një film fotografik, por ka dhe të tjerë, që përdoren për të prodhuar pamje digjitale. Pamjet e krijuara në këtë mënyrë quhen radiografi.
FUNKSIONIMI I RREZEVE MJEKËSORE X
Për të krijuar një radiografi pacienti pozicionohet në atë mënyrë që pjesa e trupit që duhet ekzaminuar të jetë para burimit dhe detektorit të rrezeve x.
Kur ndizet aparati rrezet X udhëtojnë përmes trupit dhe përthithen në sasi të ndryshme nga inde të ndryshme, sipas densitetit radiologjik të pjesës që kalon. Densiteti radiologjik varet si nga densitetit dhe nga nurmi atomik i materialeve nën ekzaminim.
Për shembull, strukturat si kocka përmbajnë kalcium, që ka një numër atomik më të lartë se pjesa tjetër e indeve. Kjo bën që kocka të thithë më shumë rreze X dhe për rrjedhojë të ketë pamje më të dukshme në detektor.
UDHËZIMET E RADIOGRAFISË
Disa shembuj të ekzaminimeve dhe procedurave të bazuara në rrezet X për të diagnostikuar apo trajtuar patologji janë më poshtë:
Radiografia: tregon frakturat e kockave, disa tumore dhe masa të tjera abdominale, polmonitet, disa tipe lezionesh, kalcifikim, trupat e jashtëm dhe probleme dentare.
Mamografia: bëhet fjalë për radiografinë e gjoksit për të zbuluar nëse ka tumor dhe për të bërë diagnozën. Tmoret kanë tendencën të shfaqen si masë më e shndritshme në sfondin e radiografisë (pra më të bardha në sfond të zi, ose më të zeza në sfond të bardhë). Mamografia mund të identifikojë dhe gjurmë të vogla të kalciumit, njohur si mikrokalcifikimi, të dukshme si pika të vogla të shndritshme. Në përgjithësi beninjë, mikrokalcifikimet mund të tregojnë praninë e ndonjë lloji specifik të kancerit
TAC apo tomografia e kompjuterizuar: bashkon teknologjinë e rrezeve X tradicionale me përpunimin digjital për të gjeneruar një sërë pamjesh të tërthorta të trupit që mund të rikombinohen në një pamje tredimensionale. Pamjet TAC janë më të detajuara në radiografi dhe konsistojnë në dukshmërinë e strukturave të turpit nga kënde të ndryshme.
Fluoroskopia: përfshin rrezet X në një ekran fluoreshent për të pasur pamje në kohë reale të lëvizjes në brendësi të trupit apo për të shfaqur procese diagnostikuese, duke ndjekur rrugëtimin e një mediumi kontrasti i injektuar apo gëlltitur për të parë fluksin e gjakut dhe muskulin kardiak, vazat dhe organet. Kjo teknologji përdor dhe një medium kontrasti radiografik për të udhëzuar një kateter të pozicionuar në brendësi gjatë angioplastikës koronare, një procedurë mini-invazive për hapjen e arterieve të tombozuara të zemrës.
Terapia
Radioterapia në trajtimin e kancerit: rrezet X dhe llojet e tjera të rrezatimit me energji të lartë arrijnë të shkatërrojnë turmoret malinje dhe qelizat duke u dëmtuar ADN-në. Doza e përdorur e rrezatimit për të trajtuar kancerin është shumë më e lartë se ajo diagnostikuese. Rrezatimi terapeutik mund të gjenerohet nga aparate të jashtmë apo materiale radioaktive të implantuara në trup, brenda apo afër qelizave tumorale, apo të injektuara në qarkullimin e gjakut.
RREZIQET
Rrezet X kanë rritur fuqishëm aftësinë për të identifikuar sëmundje apo lezione në kohën e duhur për të ndrhyrë në mënyrë efikase pëmes terapive. Kur ndiqet në mënyrën e duhur dhe të mjaftueshme, kjo procedurë mund të prëmirësojë shëndetin dhe madje e të shpëtojë jetë njerëzish.
Rrezet X megjithatë prodhojnë edhe rrezatim të jonizuar, një formë energjie rrezatuese potencialisht e dëmshme për indet e shëndetshme: rreziku shoqërohet me një rritje të sasisë së ekspozimit total të grumbulluar gjatë gjithë jetës (dmth çdo ekspozim shton ato të mëparshme) dhe mund të bëhet shkak për:
Një rritje të vogël të rrezikut të zhvillimit të kancerit,
Katarakt ose djegie të lëkurës, por vetëm në nivelin ekstremisht të larta të rrezatimit
Rreziku i zhvillimit të tumorit pas ekspozimit në rrezatim është përgjithësisht i ulët dhe varet nga tre faktorë:
Doza e rrezatimit,
Mosha e ekspozimit
Gjinia e personit.
Një rrezik i tillë është më i lartë tek personat e ekspozuar ndaj rrezeve X në moshë të re.
Ju mund të zvogëloni rrezikun e rrezatimit dhe të ndihmoni në ekzaminim apo procedura të nevojshme:
Duke mbajtur një ditar radiografik, ku shënohet emri, data dhe vendi ku është bërë procedura, dhe emri i mjekut kërkues.
Informimi i mjekut kurues aktual tuajin për historinë radiografike.
Duke vlerësuar alternativat e rrezeve X bashjkë me mjekun kurues për të pasur informacionet e nevojshme ose trajtimin e përshtatshëm për situatën mjekësore
Jepini mjekut analizat radiologjike dhe raportet e fundit.
Raportimi në kohë tek një radiolog ose teknik nëse keni një shtatzëni të mundshme apo të konstatuar./ MeMjekun.com