Koronarografia për zemrën/ Rreziqet, kohëzgjatja…
Share This Article
Koronarografia është një ekzaminimin radiologjik inivaziv që shfrytëzon rrezet X pë të ekzaminuar vazat e gjakut të zemrës. Përgjithësisht kërkohet për të zbuluar ndonjë kufizim të fluksit të gjakut në zemër.
Bën pjesë në një grup procedurash të njohur si kateterizime kardiake, që shfrytëzojnë përdorimin e një kateteri flekisbël (i ngjashëm me një lloj tubi) që futet në një venë periferike, për shembull, në një këmbë, dhe në drejtimin e mjekut specialist shkon deri në zemër.
Ekzamionimi parashikon përdorimin e një mediumi kontrasti direkt në koronare (venat që sigurojnë vaskularizimin e zemrës) me qëllim përmirësimin e cilësisë së pamjeve të marra në sallë nga pacienti.
Kohëzgjatja e koronarografisë është rreth 30-40 minuta, deri në tre orë në rastet kur nevojitet angioplastika.
Ajo është një ekzaminim invaziv me vendosjen e karteterit që arrin arteriet koronare duke nisur nga një arterie periferike.
Përdor rreze X dhe medium kontrasti
Kërkohet kur ekzaminimet e nivelit të parë tregojnë praninë e një patologjie kardiake ishemike
Nevojitet që pacienti të mos ketë ngrënë apo pirë për 8 orë.
Bëhet në një vend steril dhe ekip i specializuar
Nuk përdoret anestezi e përgjithshme
Zgjat 30-40 minuta
Akseset vaskulare më të përdorura janë pulsi, femuri, ija etj.
Nuk është i dhimbshëm, përvecsse të jep një ndjesi djegie apo shpimi gjatë procedurës.
Nuk lë shenja
Në mungesë të patologjive të rëndësishme mjafton një pushim në shtrat për 8-12 orë pas procedurës
Në rastin e angioplastikës, shtrimi në spital është më i gjatë
Këshillohet të pihen shumë lëngje për të favorizuar eliminimin e mediumit të kontrastit.
PATOLOGJITË E ARTERIEVE KORONARE
Për shkak të ekspozimit ndaj faktorëve të ndryshme si mosha e avancuar, duhanpirja, tensioni i lartë, kolesteroli mund të depozitohet në muret e arterieve koronare, duke u organizuar në formën e pllakave (ateroskleroza), në bazë të ngushtimit (stenoza) të lumenit të arterieve koronare. Kjo përcakton reduktimin e fluksit të gjakut tek qelizat kardiake (miokardiocitet), duke sjellë:
Ishemi, kur ka një reduktim të dukshëm por kalimtare të fluksit;
Vdekjen e miokardiciteve (sulmi në zemër) kur pengesa e fluksit është e plotë dhe e vazhdueshme
KUR BËHET KORONAROGRAFIA
Synimi kryesor i kroronarografisë është ajo e identifikimit dhe trajnimit të mundshëm të stenozave kardiake klinikisht domeethënëse, përgjegjëse për shfaqjen e simptomatologjisë ishemike.
Duke qenë se është një ekzaminim invaziv, nuk bëhet në mënyrë sistematike tek çdo pacient, dhe për këtë më parë mjeku duhet të studiojë pacientin:
Historinë e tij klinike
Faktorët e rrezikut për sëmundje të arterieve koronare
Sëmundje të tjera nga të cilat vuan
Dhe vendos në peshë rrezikun dhe komplikacionet të lidhura me procdurën dhe përfitimet që do të kishte.
Koronarografia mund të bëhet
“e përzgjedhur” (e programuar dhe pa urgjencë)
Urgjente, për tu bërë sa më shpejt, brenda dy orëve nga shfaqja e simptomatologjisë.
Koronarografia është një ekzaminimin veçanërisht e rëndësishme për diagnostikimin e shqetësimeve të mundshme të arterieve koronare. Nga një këndvështrim i përgjithshëm mund të themi që koronarografia është një ekzaminim për të zbuluar stenozën ose bllokimin e qarkullimit koronar dhe dilatimin e mundshëm të arterieve me angioplastikë./ MeMjekun.com