Çfarë është biopsia e lëngshme, avantazhet nga ajo tradiconale
Share This Article
Biopsia e lëngshme është një metodë e diagnozës tumorale e njohur dhe me emrin analizë për kërkimin e bioshenjuesve në gjak. Deri sot, biospia e indeve ka qenë metoda e vetme për të përcaktuar forma të ndryshme tumorale; kjo, megjithatë ka disa kufij që kanë shtyre drejt studimit të teknikave të reja më pak invazive, siç është biopsia e lëngshme.
Kjo teknikë studion, kuantifikon dhe klasifikon qelizat tumorale, bashkë me ADN e bërthamave të tyre apo fragmente të ADN-së së gjakut që qarkullojnë në pacientin e prekur nga tumori. Synimi kryesor është numërimi i qelizave tumorale në gjak për të formuar një hipotezë përsa i përket jetëgjatësisë. Sa më i madh numri i qelizave tumorale, më e përkeqësuar do të jetë prognoza. Kjo metodë aplikohet në rastet e tumorit në gjoks, prostatë, kancer i zorrëve dhe mushkëri.
Mund t’i nënshtrohet biopsisë së lëngshme cdo lëng i trupit, si gjaku, urina, apo lëngu pleural. Në këto lëngje mund të zbulohet një bioshenjues që është përfaqësues i indit mbi të cilin është prodhuar shenjuesi, njësoj si në rastin e biopsisë së indeve.
KUFIJTË E BIOPSISË SË INDEVE
Dhe pse biopsia e indeve është një nga metodat më të mira për të përcaktuar karakteristikat e tumorit, ka një sërë problematikash. Mbi të gjitha është i nevojshëm një kampion i tumorit, ku bëhet fjalë për një teknikë invazive që kërkon një ndërhyrje të vogël kirurgjikale, të bezdisshme për pacientin.
Si të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale mund të mos jetë mundësia më e duhur për pacientët në kushtet delikater apo në fazë të avancuar të sëmundjes. Një tjetër kufi është se indi i përzgjedhur për biopsinë mund të mos jetë kampioni më përfaqësues ose përkatës për vlerësimin e tumorit në tërësi dhe rezultatet mund të zgjasin disa ditë.
Nga ana tjetër, biopsia e indeve ju lejon të njihni rrjedhën e tumorit në një moment të dhënë. Për një monitorim korrekt, pacienti duhet të bëjë ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale gjatë kohës. Për më tepër nëse mostra e marë në fillim daton në një kohë të ndryshme para ose në një fazë tjetër të sëmundjes mund të mos jetë mundësia më e mirë për të vendosur për terapinë e linjës së parë për pacientin.
Një tjetër kufizim është nga pika ku ndodhet tumoi. Ndonjëherë mund të mos jetë e mundur të ndiqet biopsia. Në këto raste mund të ndihmojë biopsia e lëngshme.
AVANTAZHET E BIOPSISË SË LËNGSHME
Biopsia e lëngshme ka si avantazh të zbulojë në mënyrë të shpejtë mutiacionet e një tumori të caktuar, është i saktë, pak invaziv dhe i besueshëm si për pacientin dhe për onkologun. Për më tepër jep mundësinë e zbulimit të cddo mutacioni të ADN-së në gjak dhe përcakton trajtimin më të mirë mes mundësive të disponueshme.
Bëhet fjalë për një teknike më pak invazive se biopsia konvencionale. Ka të bëjë me një kampion të zakonshëm gjaku ku përdoren teknikat e avancuara të analizës, si teknologjia BEAMing.
Pikërisht sepse kërkon një mostër gjaku, biopsia e lëngshme mund të bëhet pa provokuar asnjë shqetësim te pacienti. Për më tepër është e arritshme për një numër më të madh pacientësh se sa biopsia e indeve. Kjo do të thotë që mund të merren të dhëna për sëmundjen në kohë reale.
Së fundmi, duhet thënë se biopsia e lëngshme është përfaqësuese e të gjithë indit të tumorit, jo vetëm të një pjese të tij, siç ndodh në biopsinë e indeve. Gjithashtu bën dhe një monitorim në kohë të sëmundjes, një nga kufijtë e biopsisë tradicionale.
KUR BËHET BIOPSIA E LËNGSHME?
Biopsia e lëngshme kërkohet në rastet kur biopsia e indeve nuk ka mundësinë e nxjerrjes së mjaftueshme të indeve. Por dhe kur tumori gjendet në një pikë të vështirë për t’u aksesuar, dhe këtu i referohemi trurit, kockës apo mushkërive.
Për më tepër, ndodh edhe kur pacienti nuk i përgjigjet trajtimit dhe kur refuzon ti nënshtrohet një biopsie shtesë konvencionale.
SI PËRFUNDIM
Biopsia e lëngshme është një metodë shumë e nevojshme që mund të zëvendësojë një teknikë invaizve, i vetmi opsion deri sot. Në Shqipëri kjo teknikë nuk ka mbërritur ende, ndërkohë që bëhet në disa shtete. Studimet për të vijojnë ende, pasi shkenca dëshiron të shfrytëzojë potencialin maksimal të kësaj teknike/ MeMjekun.com