Paradiabeti (intoleranca ndaj glukozës)/ Simptomat dhe vlerat
Share This Article
Paradiabeti është një gjendje që i paraprin diabetit të tipit 2. Në paradiabet glicemia (niveli i sheqerit në gjak) është më e lartë se normalja (hiperglicemi), por jo aq e lartë sa mjeku të diagnostikojë diabetin.
Sot udhëzimet e fundit dëshirojnë të përdorin termin intoleranca ndaj karbohirateve, dhe jo paradiabet, për të theksuar faktin se situata është ende e kthyeshme. Duhet theksuar se nuk është sëmundje por një gjendje, apo faktor rreziku për diabet dhe sëmundje kardiovaskulare.
Shprehja paradiabet është një mënyrë e qartë për të shpjeguar se patologjia konsiston në një vlerë të glicemisë më të lartë se normalja dhe tregon se pacienti që rrezikon të ketë diabetin ndoshta vuan tashmë prej faktorëve të rrezikut bashkëlidhur me të.
Paradiabeti është një gjendje e heshtur, pra pacienti mund të mos jetë i vetëdijshëm pasi nuk shfaq simptoma. Lajm i mirë është se kufizimi i kalorive dhe yndyrnave, ushtrimet fizike dhe humbja në peshë mund të shërojnë paradiabetin dhe për rrjedhojë të vonojë apo parandalojë zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Diabeti, kur shfaqet, bëhet një sëmundje kronike e pashërueshme, prandaj është mirë që të parandalohet, në vend që të përpiqeni ta mbani në kontroll.
PËRKUFIZIMET
Nga këndvështrimi i nomeklaturës flasim për
Glicemi të ndryshuar esëll (glicemia esëll është mes 100 dhe 125 mg/dl)
Reduktim të tolerancës ndaj glukozës (glicemia dy orë pas kurbës së ngarkesës përfshihet mes 140 dhe 199 mg/dl)
Do të thotë që tregon dy gjendje paradiabetike të ngjashme në përkufizim, por të ndryshme nga këndvështrimi i diagnozës. Toleranca e reduktuar ndaj glukozës është e lidhur me një rrezik më të lartë kardiovaskular.
SIMPTOMAT
A jam në rrezik për paradiabet?
Me kalimin e kohës, sidomos nëse jeni mbipeshë, rritet rreziku që të vuani nga intoleranca e glukozës. Mjeku mund tju kërkojnë analizën e glicemisë nëse:
Jeni mbi 45 vjeç dhe jeni mbipeshë
Jeni më pak se 45 vjeç, jeni mbipeshë dhe keni faktorë të tjerë të rrezikut për diabetin.
Tek personat mbi 45 vjeç dhe me peshë normale nevoja e verifikimeve periodike të glicemisë është më pak e rreptë dhe vlerësohet nga mjeku.
Jam në rrezik për diabetin?
Jeni në rrezik të vuani nga diabeti nëse:
Jeni mbipeshë,
Nuk bëni aktivitet fizik,
Keni një prind, vëlla apo motër që vuan nga diabeti,
Keni lindur një fëmijë me peshë mbi 4 kg apo keni vuajtur nga diabeti gestacional,
Vuani nga tensioni i lartë
Keni kolesterolin HDL të ulët (më pak se 35 mg/dl) apo trigliceridet e larta (barabartë ose më shumë se 250 mg/dl)
DIAGNOZA
Nëse jeni mbipeshë dhe mbi 45 vjec ju këshillojmë ti kërkoni mjekut tju përshkruajë analizat për paradiabetin. Nëse pesha juaj është normale dhe jeni mbi 45 vjeç mund ta pyesni mjekun nëse në rastin tuaj duhet ta bëni analizën.
Nëse jeni nën 45 vjeç por jeni mbipeshë, mjeku mund tju këshillojë të bëni analizën nëse keni faktorët e tjerë të rrezikut që përmendëm më herët. Nëse glicemia është normale, atëherë ju këshillojmë që ti bëni analizat çdo tre vjet. Nëse vuani nga paradiabeti analizat duhen bërë çdo vit apo çdo dy vite pas diagnozës.
Paradiabeti nuk provokon simptoma, dhe për diagnozën duhet ndjekur analiza e glicemisë. Mjeku do ju kërkojë pak a shumë tre analiza:
Atë të glicemisë esëll. Efikasiteti i lartë është në mëngjes, pas një nate të plot esëll, pra 8 orë pa ngrënë. Mjeku diagnostikon intolerancën e glukozës nëse vlera e glicemisë në mëngjes esëll është 100 dhe 125 mg/dl, mbi normë por jo e mjaftueshme për tu përcaktuar si diabet. Një vlerë e e glicemisë esëll e barabartë ose më e lartë se 126 tregon se vuani nga diabeti.
Testi oral i tolerancës së glukozës (kurba e ngarkesës) që mat gliceminë pasi kenë qenë esëll për tërë natën dhe dy orë pas marrjes së një lëngu ëmbëlsues që u jep mjeku apo personeli i laboratorit. Mund të flasim për paradiabet nëse nëse dy orë pasi të keni pirë lëngun glicemia është mes 140 dhe 199 mg/dl. Këto janë vlera mbi normë por jo të mjaftueshme për të përcaktuar diabet. Nëse do të ishin barabartë apo mbi 200 mg/dl mund të diagnostikohej diabeti.
Analiza e hemoglobinës së glikuar që mund të bëhet në çdo moment të ditës, dhe nuk duhet domsdoshmërisht esëll. Një vlerë mes 5.7 dhe 6.4 %i jep mundësi mjekut të diagnostikojë paradiabetin, vlerat më të larta se kaq cojnë në diabet.
Çdo analizë duhet konfirmuar të paktën dy herë.
TRAJTIMI
Për të çuar gliceminë në normalitet është e mundur të:
Të përmirësohet cilësia e ushqimit, duke kufizuar ëmbëlsirat në mënyrë drastike dhe duke përdorur më shumë bukën dhe drithërat integrale,
Reduktim të kalorive dhe sasisë së yndyrnave në regjim ushqimor në rastet e mbipeshës,
Rritje të aktivitetit fizik.
Mos harroni! Nëse jeni mbipeshë mjafton sikur dhe 10% peshë të humbisni për të pasur një ndihmë të rëndësishme për parandalimin.
Ilaçet
Sot nuk ka ende ilaç të aprovuar për të kuruar paradiabetin, por disa mjekime me recetë janë në fazën e studimit.
Disa principe aktive duken efikase që të shtyjnë në kohë shfaqjen e diabetit apo për ta parandaluar, por gjithmonë këshillohen ndryshimet në regjimin ushqimor, ushtrimet fizike dhe dobësimi që është i nevojshëm.
Këto tre komponentë që përmendëm më lart, konsumi më pak, rritja e aktivitetit fizik dhe humbja e peshës janë metoda më të nevojshme për intolerancën e glukozës se sa ilaçet./ MeMjekun.com