PSIKOLOGJI/ Sjelljet antisociale dhe struktura e trurit
Share This Article
University College of London (UCL) ka kryer një studim mbi trurin e njeriut që është botuar në revistën prestigjioze Lancet në seksionin dedikuar psikiatrisë. Ky studim është fryt i bashkëpunimit të institutit londinez me shkencëtarë në Zelandën e Re prej nga vijnë dhe subjektet e ekzaminuar. Në Zelandën e Re studimi në pacientë është autorizuar nga Queen Mary Hospital.
Për të përmirësuar studimin e tyre janë përdorur rezonanca magnetike bërthamore në mbi 600 persona mbi 45 vjeç. Këta persona janë pjesë e një grupi të madh prej 1 mijë vetësh që Zelanda e Re po i monitoron që nga fëmijëria.
Synimi është gjetja e faktorëve potenciale që gjatë jetës mund të favorizojnë dhe sjellje antisociale dhe varësi. Nëse këta faktorë mund të identifikohen, do të ishte e mundur të ndërhyhej për shembull për parandalimin e krimeve.
Në rezonancën e bërë tek pjesëmarrësit në studim u mat trashësia e korteksit cerebral dhe sasia e lëndës gri të pranishme. Këto të dhëna do të shërbejnë për një krahasim mes personave që kanë sjelle antisociale dhe atyre që nuk kanë.
CFARË ËSHTË SJELLJA ANTISOCIALE?
Koncepti për sjelljen antisociale është disi i vështirë të përcaktohet, duke pasur parasysh që ndryshon sipas moshës dhe kulturës së njerëzve. Nuk është i njëjtë në Europë dhe në Azi, për shembull.
Sjelljet antisociale mund të përcaktohetn si sjellje e atij që veprojnë në kundërshtim me interesat e shoqërisë. Bëhet fjalë për një mënyrë të qëni dhe reagimi që është i vëmendshëm ndaj normave të vendosura nga shumica e njerëzve.
Gama e veprimeve antisociale është e gjerë që shkojnë deri tek grabitjet e dhunshme. Edhe varësitë në moshën e adoleshencës do të bënin pjesë në këtë kategori, si pirja e alkoolit fshehur të rriturve.
Në thelb, sjelljet antisociale tregojnë padurimin e subjektit me autoritetin, qoftë prindërit apo ligji. Kjo sjellje përcaktohet si një sfidë ndaj institucioneve.
Nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një patologji në thelb të sjelljes antisociale. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për një mënyrë reagimi që nuk hyn në asnjë kuadër klinik psikiatrik.
Në çdo rast shkenca ka vërejtur një çrregullim që e merr emrin nga çrregullimi antisocial i personalitetit. Bëhet fjalë për persona që thyejnë ligjet në mënyrë të përsëritur: janë impulsivë dhe që nuk pendohen për veprimet e tyre trasgresive. Kjo diagnozë merret parasysh vetëm tek njerëzit mbi 18 vjeç.
REZULTATET E STUDIMIT
Studimi i publikuar në Lancet shpjegon se pjesëmarësit janë ndarë në tre grupe:
80 persona me precedentë antisocialë
151 persona me precedentë antisocial të kufizuar në periudhën e adoleshencës
441 persona pa asnjë precendentë antisocial.
Gjetjet më domethënse kanë të bëjnë me grupin e parë. Rezonanca magnetike e këtyre personave ka treguar një zvogëlim të kortekstit cerebal, si dhe një sasi pak të zvogëluar të lëndës gri
Nga ana tjetër mes grupeve me probleme sociale në adoleshencë apo ata pa precedentë nuk kanë pasur ndonjë ndryshim. Kjo tregon se disa sjellje në moshën e re mund të justifikohen më shumë nga pikëpamja kulturore se sa ajo biologjike.
Ajo që bie në sy është ndryshimi në strukturën cerebrale që mund të shfaqë një pjesë e vogël e popullsisë, mbase në lidhje me sjelljet antisociale. Këto ndryshime mund të shpjegojnë personalitetin antisocial që është i vazhdueshëm ndër vite. /MeMjekun.com
Burimi: Lancet