Tensioni i gjakut tek fëmijët, çfarë duhet të dimë dhe këshillat e pediatres
Share This Article
Edhe fëmijët kanë problematikat e tyre lidhur me çrregullime e tensionit të gjakut, si të ulët ashtu edhe të lartë. Matja e tensionit tek fëmijët bëhet me mansheta më të vogla,të ndara me grup-mosha.
Nga 0-3 vjeç vlera e tensionit maksimal është 70-80 mm Hg. Tensioni minimal (diastolik)është sa gjysma e tensionit sistolik.
Nga mosha 3-10 vjeç , tensioni sistolik varion nga 80-100 mm Hg .
Nga mosha 11-14 vjeç është 110 mm Hg.
Këto janë vlerat normale në bazë të grup moshave. Ndryshime të lehta të normave ka mes meshkujve dhe femrave, para pubertetit.
Kur matja rezulton 120 mm Hg duhet mbajtur nën kontroll sepse mund të fshehë situata që lidhen me fillimin e ndonjë sëmundje.
Moshat pediatrike vuajnë më shpesh nga tensioni i ulët. Kur zbret me poshtë se 80 mm Hg mjeku duhet thelluar në gjetjen e shkaktarit.
Leo edhe- Matësi i tensionit, si përdoret dhe si lexohen vlerat
SHKAQET
Shkaqet kryesore janë
1- humbja e lëngjeve : nga diarreja,të vjellat , goditja nga vapa, rritja e temperaturës nga infeksionet, intoksikacionet ,helmimet etj
Kjo gjë kërkon dhënien e lëngjeve me perfuzione në spital. Ose dhënie e Trisolit nga goja, ujë , çaj, lëng frutash të freskëta.
Në moshat e pubertetit një nga shkaqet e tensionit të ulët është anoreksia nervore, bulimia.
Arsye tjetër janë alergjitë.
Ato mund të çfaqen me marrje mendësh, dobësi trupore, gjendje lipotimie. pas kontaktit me alergjenët e ambientit.
Në raste të rralla nga medikamentet mund të çfaqje deri në shok anagilaktik me dobësim të pulsit dhe humbje të ndjenjave.
Ndër anomalitë e lindura janë disa çrregullime hormonale që shoqërohen me tension të ulët si insuficienca e suprarenales dhe miksedema.. Kjo e fundit lidhet me pamjaftueshmërinë e hormonit të tiroides.
Në ditët e sotme është bërë problem rritja e tensionit të gjakut tek adoleshentët.
Shkaku kryesor është dhjamosja ( kequshqyerja). 3% e adoleshentëve sot në botë paraqesin shenja të rritjes së tensionit të gjakut.
Kjo është një shifër alarmi sepse këto janë kontigjenti i ardhshëm për t’u sëmurë me diabet dhe sëmundje të zemrës, me gjithe pasojat që sjellin ato në popullsinë aktive për punë.
Arsye tjetër për tension të lartë janë sëmundjet inflamatore të veshkave, ose më rrallë janë disa anomali të lindura të veshkave.
Disa defekte të lindura të zemrës,, tumoret e post-hipofizës ose të suprarenales mund të kenë si shenjë bashkshoqëruese edhe rritjen e tensionit. Këto janë raste shumë të rralla, në praktikën pediatrike.
SIMPTOMAT
Shenjat e tensionit të lartë janë një dhimbje koke e lehtë, marrje mendësh, shtim të frekuencës së rrahjeve të zemrës.
DIAGNOZA
Diagnostikimi bëhet nëpërmjet analizave biokimike, matjeve hormonale. Dërgimi tek specialisti do ta plotësojë me teste më të detajuara si provat funksionale të veshkave, echo, etj.
Tërheqim vëmendjen që pas një infeksioni streptokoksik të fytit duhet kontrolluar analiza e urinës komplet. ( 3 javë pas kalimit të infeksionit të fytit)
Mjekimi është ai i sëmundjes bazë.
Për tumoret,metoda kirurgjikale e shoqëruar me radioterapi ka dhënë efektet shumë të mira.
DISA KËSHILLA
Sot i kushtohet shumë vëmendje parandalimit të këtyre sëmundjeve, sidomos obezitetit. Ndryshimi i stilit të jetës, i mënyrës së ushqyerjes, marrja me aktivitet fizik janë mënyra për të shmangur këto sëmundje, që në të ardhmen mund të bëhen invalidizuese për popullatën. Edhe mediat kanë dhënë kontributin e tyre në ndërgjegjësimin e adoleshentëve në drejtim të stilit të jetesës.
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme. Për më shumë shihni videon më poshtë: