Fëmija me autizëm në karantinë, si duhet të sillemi
Share This Article
2 prilli është dita botërore e ndërgjegjësimit për autizmin, por ndërkohë institucione në botë që merren me këtë spektër kanë publikuar një seri këshillash në mbështetje të personave të spektrit autik në gjendjen aktuale të emergjencës. Karantina në vetvete është një situatë problematike për të gjithë familjen. Për ata që duhet të kujdesen për fëmijën autik në karantinë, megjithatë, është edhe më e vështirë, për shkak të veçorisë së këtij çrregullimi.
ÇFARË JANË ÇRREGULLIMET E SPEKTRIT AUTIK
Para se të kuptojmë si mund të ndihmojmë fëmijët me autizëm në karantinë, duhet të kuptojmë se çfarë është ajo. Bëhet fjalë për një çrregullim të karakterit neurobiologjik që prek aftësinë e trurit për tu zhvilluar dhe për të pasur aftëistë e duhura komunikuese dhe shoqërore.
Çrregullimet e spektrit autik shfaqen në përgjithësi në tre vitet e para të jetës. Dëmtimi i aftësive shoqërore dhe komunikuese është i dukshëm me një çrreegullim të sjelljes dhe vështirësi në lidhje me mjedisin.
Ata që vuajnë prej saj shfaqin aftësi të dobëta shoqërore, emotive dhe komunikuese. Dhe kjo është arsyeja pse gjendja aktuale e izolimit të detyruar për këta persona kërkon një vëmendje të veçantë.
Gjendja e tyre i bën ata të prekshëm pasi mund të kenë mungesë të vëmendjes së vazhdueshme të specialistevë që u duhen.
FËMIJA ME AUTIZËM NË KARANTINË
Për një person që vuan nga çrregullimet e spektrit autik rutina e përditshme është shumë e rëndësishme. Mbyllja e shkollave, zyrave, dhe më shumë e strukturave të kujdesit shëndetësore është një goditje e rëndë. Frekuentimi i këtyre ambienteve është mënyra e tij për të mbajtur rendin dhe kontrollin e mirë mbi jetën e përditshme.
Kufizimi mund të jetë shumë i vështirë për një fëmijë me autizëm. Vetë çrregullimi është shumë heterogjen. Mund të ketë fëmijë që e përballojnë karantinën pa probleme dhe të tjerë që irritohen dhe shqetësohen.
Përballë këtij realiteti, qeveritë e vendeve të ndryshme kanë parashikuar autorizime të veçanta për personat autikë dhe atyre që kujdesen për ta. Mes tyre janë dhe shëtitjet e shkurtra me qëllim terapeutike. Në këto vende mjafton të tregohet dokumenti, si dhe këshillohet të mbahet një fjongo ablu apo aksesor tjetër me këtë ngjyrë. Kjo i bën më të identifikueshëm personat me autizëm. Në Shqipëri nuk ka një autorizim të tillë apo masa të tilla.
NDIHMA PËR TË PËRBALLUAR PANDEMINË
Me shkollat mbyllur dhe qendrat e ndihmës me shërbim të reduktuar në maksimum është pothuajse e pamundur të frekuentohen vendet publike apo për të bërë një shëtitje dhe familjet me një situatë të tillë gjenden vetëm.
Por si duhet të ndihmojmë fëmijët autikë gjatë karantinës? Një nga udhëzimet e shoqatave të specialistëve në vende të ndryshme është krijimi i një rutine që i ndihmon të organizojnë jetën e tyre të përditshme.Veçanërisht është e rëndësishme të hartohet një program që duhet ndjekur pasi personat autikë kanë nevojë për parashikueshmëri. Siguria dhe programimi i aktiviteteve redukton ankthin e tyre.
Një tjetër këshillë është të keni një komunikim të hapur me atë çfarë po ndodh. Për një fëmijë është shumë i rëndësishëm të dijë arsyen pse është në karantinëe, sa do të zgjasë dhe si të kujdesemi për shëndetin tonë.
KËSHILLA TË TJERA
Përveçse informimi i fëmijës mbi atë çfarë po ndodh, e rëndësishme është të transmetoni edhe qetësi tek ata. Mesazhi duhet të jetë i qartë, i thjeshtë, me informacionet e duhura gjithmonë të bazuara në burime të besuara. Qetësia e të rriturit përkthehet në më pak stres e ankth për fëmijën
Së fundi, dhe i afërmi që kujdeset për personin autik në këtë moment ka nevojë të kujdeset për veten. Kjo e ndihmon të gjejë energjinë e nevojshme për të krijuar sjellje pozitive, të transmetojë informacione dhe qëëetësi: por edhe për të gjetur kohë e kenaqësi të qëndrojnë bashkë, mënyra më e mirë për ti qëndruar afër personave që janë më vulnerabël. / MeMjekun.com