Regjimi ushqimor/ Çfarë duhet të hanë fëmijët që vuajnë nga kapsllëku
Share This Article
Kapsllëku është një problem i zakonshëm i shëndetit, aq sa dhe përqindja e fëmijëve që vuajnë prej saj është e lartë. Ky problem mund të korrigjohet në kohë apo të kërkojë një regjim ushqimor specifik.
Për sa kohë nuk ka një patologji bazë apo një shkak të kësaj gjendje, në përgjithësi bëhet fjalë për një situatë të zgjidhshme përmes një regjimi korrekt ushqimor. Për pasojë është e rëndësishme të tregoni vëmendjen e duhur dhe të shmangni përdorimin e trajtimit me ilaçe.
Edhe pse në disa raste duhet domosdoshmërisht të përdoren, laksativët dhe ilaçet e tjera mund të japin efekte të tjera të padëshiureshme në organizëm, mbingarkesë të mëlçisë dhe metabolizmit të saj. Për këtë arsye, më poshtë do ju paraqesim disa ushqime që janë të nevojshme për parandalimin apo trajtimin e kapsllëkut te fëmijët.
PRODUKTET USHQIMORE PËR FËMIJËT ME KAPSLLËK
Kur fëmijët zihen kaps, e rëndësishme është të përcaktohet ashpërsia e problemit. Para së gjithash mos harroni që duhet të shkoni të pediatri për të marrë një diagnozë. Duke nisur nga ky moment është ai që vendos nëse është e nevojshme që fëmija ti nënshtrohet trajtimit me ilaçe apo do të jetë e mjaftueshme vetëm të ndryshoni regjimin e tij ushqimor.
Për fat të mirë në pjesën më të madhe të rasteve mund të ndërhyhet përmes ushqimit duke pasur parasysh që shumë produkte ushqimore nxisin lëvizjen e zorrëve dhe ndihmojnë në lehtësimin e problemit. Por cilat janë alternativat më të mira?
FRUTAT
Një nga ushqyesit në bazë të trajtimit të kësaj patologjie është fibra. Frutat dhe perimet janë të pasura me këtë substancë që rrit vëllimin e bolusit fekal e për rrjedhojë lëvizjet peristaltike të zorrëve.
Ka dy lloje fibrash: të tretshme e të patretshme. E para rrit vëllimin e bolusit fekal duke thithur ujë. Në këtë mënyrë kalimi në stomak është nga ana mekanike më i shpejtë dhe efikas. Për më tepër, përmirësohet qëndrueshmëria e jashtëqitjes dhe zvogëlohet ngurtësia e saj.
Nga ana tjetër, duhet të themi që ka një ndryshim substancial mes konsumit të frutit të plotë dhe në formë të shtrydhur apo në frulator. Në formën e shtrydhur do të humbnim një pjesë të fibrave, dhe kështu që trajtimi kundër kapsllëkut do të rezultonte i padobishëm.
TËRSHËRA PËR FËMIJËT ME KAPSLLËK
Në kategorinë e fibrave të tretshme një nga më përfaqësuesit është tërshëra. Kjo lloj fibre fermentohet në zorrë, duke prodhuar acide yndyrore me zinxhirë të shkurtër. Këto substanca janë antiinflamatore dhe përmirësojë përbërjen e mikrobiotës.
Një mikrobiotë e shëndetshme siguron një përpunim korrekt të ushqyesve dhe një shkëmbim optimal lëngjesh, duke parandaluar diarrenë apo kapsllëkun. Fibrat e tërshërës përbëhen kryesisht nga beta-glukanet, përbërës me të cilin lidhen disa përfitime.
Nga ana tjetër, ka një efekt antiinflamator që vjen nga fermentimi i saj. Përveç kësaj, rregullon edhe nivelin lipidik të personit, duke zvogëluar lehtësisht nivelin e kolesterolit LDL.
Gruri i fortë
Përveç tërshërës, dhe drithërat e tjera janë me përfitime për fëmijët me kapsllëk. Por e rëndësishme është të përdoret variani integral dhe jo ai i rafinuar.
Këto produkte kanë një indeks glicemik më të ulët, dhe ky është një lajm i mirë për shëndetin e pankreasit dhe parandalimin e diabetit. Nga ana tjetër kanë sasi të konsiderueshme fibrash, duke lehtësuar tranzitin e zorrëve.
KOSI PËR MIKROFLORËN
Konsumi i një vakti kos në ditë përmirëson shëndetin e mikroflorës dhe simptomatologjinë e fëmijës me kapsllëk. Ky ushqyes është plot me probiotikë, bakteret e gjalla që kolonizojnë aparatin tretës, duke prodhuar përfitime për organizmin pritës.
Kështu, një mikroflorë e ekuilibruar garanton një shkëmbim korrekt lëngjesh dhe përthithjen e duhur të ushqyesve. Për rrjedhojë formohet jashtëqitje me ngrutësinë e duhur për një evakuim të lehtë.
Duhet të konsumohet kos natyral me një sasi të zvogëluar sheqernash. Në këto vitet e fundit janë të shumta produktet e qumështit me shumë sheqer. Këto hyjnë në kategorinë e produkteve të rafinuara dhe duhen kufizuar në konsumim.
Nëse hani dy kos natyralë në ditë apo qumësht të fermentuar është e dobishme për shëndetin e zorrëve dhe për të parandaluar problemet me tretjen.
DUHET TË PIJNË SHUMË UJË
Fibrat e tretshme nuk janë efektiv nëse marrja e lëngjeve nuk është e mjaftueshme, dhe kjo është arsyeja pse këshillohet të pihet dy litra ujë në ditë. Në këtë mënyrë do të kemi jashtëqitjen e duhur, jo shumë të fortë që mund të shkaktonte bllokimin e lëvizjes mekanike të zorrëve.
Uji gjithashtu është një element i domosdoshëm për thithjen dhe shpërbërjen e vitaminave nga organizmi. Pra është përbërës thelbësor i gjakut dhe i pranishëm në të gjithë sistemet që përbëjnë trupin njerëzor.
PËRMIRËSIMI PËRMES REGJIMIT USHQIMOR
Produktet ushqimore më të mira për fëmijët me kapsllëk janë ato më të pasura me fibra. E rëndësishme është të kombinohen ushqime të pasura me fibra të tretshme dhe ato me fibra të patretshme. Për këtë prioritet duhet të ketë konsumi i frutave dhe perimeve si dhe drithërave integrale
Gjithashtu e rëndësishme është dhe kombinim me sasi të bollshme uji, duke pasur paraysh se një nga shkaqet kryesore të kapsllëkut është ngurtësia e jashtëqitjes që e bën të vështirë daljen jashtë./ MeMjekun.com