Çfarë duhet të dimë për tumorin e tiroides
Share This Article
Kanceri është rritja jonormale dhe e përshpejtuar e qelizave të një organi. Kur kjo ndodh në gjëndrën tiroide, flasim për tumor të tiroides. Detyra e kësaj gjëndre është të sekretojë hormone që janë të rëndësishme për procese si metabolizmi, ritmi kardiak, temperatura e trupit dhe tensioni i gjakut.
Tumori në tiroide është i lidhur me shfaqjen e masës, të njohura si noduse, në gjendrën tiroide. Malinjiteti i tyre shfaqet sidomos tek pacientët mbi 60 vjeç dhe ata më pak se 30 vjeç.
Por cilat janë simptomat e këtij kanceri? Çfarë trajtimi mund të bëhet? Përgjigja e këtyre pyetjeve është shumë e rëndësishme për popullsinë në përgjithësi.
Si për çdo sëmundje, një diagnostikim dhe trajtim sa më i shpejtë i saj përmirëson prognozën.
Lexo edhe- Noduset e tiroides, pse formohen dhe si trajtohen
SIMPTOMAT E TUMORIT TË TIROIDES
Në përgjithësi tumori i tiroides shfaqet në formën e një mase të padhimbshme në pjesën e përparme të qafës. Kjo masë i korrespondon nodusit të tiroides, dhe duhet të ndahet nga nodusi tiroides beninje. Nodusi tiroides beninj është i pranishëm në rreth 7% të popullatës.
Dhimbja mund të lidhet me sëmundje të tjera beninje të tirodies, si tiroiditi viral subakut. Simptoma të tjera që mund të shfaqen janë:
Probleme të gëlltitjes
Vështirësi në frymëmarrje
Kollë konstante
Këto simptoma shfaqen për shkak të presionit që ushtrohet nga masa në rrugët e ajrit në ezofag dhe në qafë. Megjithatë, gjatë fazës fillestare mund të kalojnë pa u vënë re.
Në çdo rast, e rëndësishme është të konsultoheni me mjekun sapo të vini re ndonjë anomali.
DIAGNOZA DHE TRAJTIMI
Gjatë fazës së diagnostikimi, qëllimi i parë është diferencimi i masës malinje nga ajo beninje, pra nëse flitet apo jo për kancer.
Historia mjekësore e pacientit, ekzaminimi fizik dhe agobiopsia në laborator, përbëjnë metodat kryesore të diagnostikimit.
Pas një sërë pyetjesh, mjeku do të vijojë me kontrollin e zonës së qafës në kërkim të gjendjes tiroide për ta eksploruar. Mund të kërkojë një seri analizash në laborator, e në rast se shihet anomali mund të kërkohet dhe ekografi.
Pasi është konfirmuar natyra e masës së pranishme në qafë, mjeku kërkon agobiopsinë. Kjo e fundit është një diagnostikues përcaktues në rastin e tumorit të tiroides.
Përmes këtij ekzaminimi merret një kampion qelizash nga zona, që më pas analizohet në laborator.
Trajtimi për turmoni e tiroides konsiston në heqjen e masës përmes operacionit. Para se të bëhet një ndërhyrje mjeku do të kërkojë laringoskopi. Kjo analizë ka si qëllim të përcaktojë nëse kordat vokale lëvizin normalisht.
Gjatë procedurës, mjeku do të shohë fytin për të ekzaminuar laringun. Laringoskopia bëhet në rast të rrezikut të lezionit të kordave vokale gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Pas ndërhyrjes dhe vlerësimit të situatës, mjeku mund të kërkojë trajtim të mëtejshëm, si radioterapia.
SI PERFUNDIM
Tumori i tiroides ka një shkallë të lartë të mbijetesës, dhe përfaqësonë 3.2 % të të gjitha rasteve të kancerit në botë. Përgjithësisht diagnostikohet pas identifikimit të një mase të padhimbshme në pjesën e përparme të qafës. / MeMjekun.com