Dhimbjet nga artriti reumatoid, si t’i lehtësojmë
Share This Article
Artriti reumatoid është një sëmundje kronike që prek 1 % të popullsisë në botë. Ata që vuajnë prej saj janë në një kërkim të vazhdueshëm të mënyrave për të lehtësuar atë.
Më poshtë janë disa këshilla se si ta përballoni:
TRAJTIMI I ARTRITIT REUMATOID
Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune inflamatore kronike; e lidhur me faktorë mjedisorë dhe gjenetikë. Dhe pse është bërë mjaft progres në fushën e trajtimit, njohuritë e pakta për të e vështirësojnë trajtimin
Për të ndaluar degradimin e sëmundjes, ideale do të ishte të trajtohej në fazën fillestare të saj. Por zbulimi i hershëm i saj sidoqoftë nuk është aq i lehtë. Në përgjithësi ka zhvillim të shpejtë në vitet e para, me efekte të rëndësishmë si nga ana fizike dhe ajo mendore.
DISA MENYRA PER TE LEHTESUAR DHIMBJET NGA ARTRITI REUMATOID
1. Vendosni ngrohtësi
Për të qetësuar dhimbjet nga artriti reumatoid ka disa mënyra të thjeshta për të përdorur si ngrohtësia. Shpesh jep një lehtësim të menjëhershëm të zonës së prekur.
Me ngrohtësinë mund të aplikoni dhe masazh me vajra bimorë, si ai i bajameve, arës së kokosit dhe ullirit. Disa pika vaj esencial si xhinxher, e ngroh zonën. Mënyra të tjera janë një mbulesë elektrike apo një shishe me ujë të ngrohtë.
2. Ushqimi
Mënyra e mirë e ushqyerjes gjithashtu të jep lehtësira afatgjatë në rastin e atritit. Përmes disa ushqimeve mund të lehtësojmë simptomat dhe të vonojmë avancimin e sëmundjes.
Një studim i publikuar në revistën Clinical Nutrition flet për efikasitetin e ushqimeve si supa me perime, pijet me bimë mjekësore, majdanozi, hudhra, patate te ziera dhe lëngu i karrotës me panxhar dhe selino.
Edhe regjimi ushqimor mesdhetar njihet si ideal në këto raste, pasi është i pasur me fruta, perime,drithëra, peshk, bishtaja, vaj ulliri dhe një konsum i moderuar i verës së kuqe. Por kufizon konsumin e mishit të kuq.
Nga ana tjetër është treguar dhe lidhja mes përkeqësimit të sëmundjes dhe ushqimeve alergjike. Mund të jetë gjithashtu e dobishme ti nënshtroheni provae të alergjisë për të shmangur ushqimet që ju shkaktojnë inflamacion.
3. Përmirësimi i mikrobiotës së zorrëve
Kush vuan nga artriti reumatoid shpesh shfaq dhe probleme gastrointestinale; simptomat mund të jenë ënjtje, të përzierja, dhibmje, djegie, gazra, kapsllëk apo diarre. Këto çrregullie shkaktohen nga ndryshimi i florës së zorrëve.
Përveç përmirësimit të zakoneve ushqyese mund të jetë e dobishme të përfshini në regjim edhe ushqime të fermentuara apo suplemente probiotike. Këto të fundit merren gjithmonë me stomakun bosh dhe jo bashkë me ushqime të ngrohta.
4. Kurat natyrale bimore
Dy kura natyrale bimore qetësojnë inflamacionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga artriti reumatoid.
Temjani indian (Boswellia serrata). Mjekësia e Ayurvedic e ofron këtë ilaç të shkëlqyer antiinflamator, veçanërisht në rastin e artritit.
Ashwagandha (Withania somnifera). Përveçse një antiinflamator i fuqishëm natyral parandalon dhe përkeqësimin e kolagjenit. mendohet se zvogëlon dhe ngurtësinë dhe dhimbjen, duke lehtësuar lëvizjen.
Suplementet, megjithëse natyrale, duhet të merren gjithmonë nën kontrollin mjekësor. Ky tregues është shumë i rëndësishëm, sidomos nëse merrni ilaçe të tjera, për të përjashtuar çdo lloj ndërveprimi.
Me këto katër këshilla mund të përmirësoni në mënyrë mjaft domethënëse simptomat e artritit. Nuk është kurrë e lehtë të ndryshojmë stilin tonë të jetës, por është më mirë se sa të jetosh me dhimbje./ MeMjekun.com