Të njohim ilaçet/ Trisoli, kur këshillohet dhe si përdoret
Share This Article
Trisoli është një suplement ushqimor që përmban dekstrozë, klorur natriumi, dhe disa mikroelemente si citrat magnezi, fosfat potasiumi, vitaminë C dhe aromë të frutit të bananes ose portokallit.
Kur duhet ta përdorim:
Sa herë që fëmija grindet, ose ka dhimbje barku, fryrje të zorrëve, ose ka vjellë , ka diarre, ose temperaturë përdoreni si më poshtë:
Një paketë tretet në një gotë ujë ( afërsisht 180ml).
Uji të jetë në temperaturën e ambientit. Nëse fëmija ka humbur lëngje, nga diarreja, temperatura, djersitja ose të vjellat, jepet 3ml – 10 ml/kg peshë në ditë. Rekomandohet të pihet çdo 10 min nga 1-2 lugë kafeje.
Pjesa e mbetur të nesërmen hidhet dhe përgatisim një pako të re.
Paketat ruajini në vend të freskët, larg ekspozimit ndaj dritës.
Nuk ka asnjë efekt anësor nga këto suplemente. Sasia e tyre në një paketë është e njejtë me atë të përbërësve të plazmës së gjakut.
E thënë ndryshe është një lloj serumi i thjeshtë, i pergatitur në kushte shtëpie, që përdoret në të gjitha rrethanat e mësipërme.
E theksojmë se çdo familje duhet ta ketë në shtëpi një preparat të tillë. Së bashku me paracetamolin, ujin fiziologjik për lavazhin e hundëve, qetësuesin me pika në vesh, janë ndihma e shpejtë që mund t’i jepni fëmijës suaj.
Artikull nga dr. Zerina Sheme