Si funksionon pajisja që monitoron vlerën e oksigjenit në gjakun e pacientit të infektuar me Covid-19
Share This Article
Covid -19 Corona tashmë është kthyer në një pandemi e cila globalisht po shkakton dëme të mëdha jetësh njerëzore dhe recesion të thelluar ekonomik, por me sa duket gradualisht aktiviteti i tij po dekrementohet, meritë kjo e së cilës konsiderohet “Imuniteti i Tufës” pra ky gur kilometrik cili po kalohet gradualisht dhe kuptohet vaksina është finalizimi e cila do të ndërpresë zinxhirin Covid.
Sic e kemi përmendur shpesh herë, të vetmet aparatura të cilët diagnostikojnë pacientët me Covid-19 janë pajisjet monitoruese, pajisjet oksigjeno-terapeutike dhe ventilatorët e Reanimacionit (Respiratorët).
Në këtë periudhe pandemie të gjithë qytetarët janë të këshilluar të monitorojnë nivelin e oksigjenit të tyrë në gjak pasi kjo është indikatori më i rëndësishëm për të kapur në kohë progresivitetin e COVID-19 në mushkëritë tona.
Lexo edhe- E njohim të gjithë si oksimetër, pse duhet dhe si përdoret
Oksimetri Dixhital ështe një pajisje e vogël e cila monitoron nivelin e oksigjenit në gjak. Por si funsionon kjo pajisje e vogël e cila monitoron oksigjenin tonë në gjak dhe përse është një indikator vigjilent ndaj COVID-19 për ta trajtuar në çastin e duhur.
Oksimetri dixhital është i përbërë nga dy llamba (diode) LED ku njëra diodë është me ngjyrë të kuqe dhe tjetra është me Infra-të kuqe (IR Diode) dhe gjithashtu kjo pajisje përmban dhe 2 sensorë të cilët monitorojnë valët (driten e ketyre dy diodave).
Pajisja është e këshillueshme të vendoset në gishtin tregues e sugjeruar në krahun e majtë, pikërisht në anën kardiake (krahu i zemrës)
Në rast se kemi vendosur gishtin në këtë pajisje atëherë të dy llambat (diodat) do aktivizohen në mënyrë manuale ose automatike.
Gjaku, i cili është i pasur me oksigjen, përthith dritën e llambës infra-të kuqe ndërsa gjaku i cili nuk është i pasur me oksigjen përthith driten e llambës së kuqe.
Pikërisht diferenca ose raporti midis këtyre dy vlerave të përftuara nga gjaku i pasur me oksigjen dhe gjaku jo i pasur me oksigjen përfton vlerën e përcaktuar të sasisë së oksigjenit në gjak.
Vlera normale e oksigjenit në gjak duhet të jetë nga 94% – 100%.
Nëse kemi një rënie të vlerës së oksigjenit në gjak nën vlerën minimale 94% dhe nëse vlera vazhdon të jetë e ulët për një kohë relativisht të gjatë atëherë duhen marre masa.
Oksimetri digjital është shumë i rëndësishëm në këtë moment pandemie por njëkohësisht shkakton stres tek qytetarët pasi ata janë të predispozuar ta masin shpesh vlerën e tyre të oksigjenit në gjak.
Dua t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve:
Nuk duhet të shqetësohen dhe duhen të evitojnë matjen në mënyrë të shpeshtë me oksimetër pasi emocionet shkaktojne stres dhe stresi është sëmundja adicionale më e dëmshme se sëmundjet e tjera.
-Respektoni rregullat e distancës
-Dezinfektoni duart hera herës
-Mbani masken FFP1 në ambiente të ngarkuara me qytetarë.
Këto janë masat parandaluese ndaj Covid-19
Artikull nga Ermand Mertenika, Inxhinieri Bio-Mjeksor (Inxhinieri i Respiratorëve)