Rëndësia e aktivitetit fizik për pacientin me tumor
Share This Article
Aktiviteti fizik për pacientin onkologjik këshillohet dhe monitorohet nga një specialist deri në reduktimin apo parandalimin e efekteve sekondare të trajtimit.
Flasim për një program stërvitjeje individuale, që falë efektit të saj në organizëm përmirëson shëndetin, cilësinë e jetës dhe shanset e mbijetesës për pacientin. Aktiviteti fizik për pacientin onkologjik ka katër karakteristika kryesore:
Vendoset dhe mbikëqyret nga një profesionist
Është individual sipas nevojave të çdo pacienti
Përshtatet në çdo nivel
Bazohet në prova shkencore.
Shkenca thotë se ushtrimet e rregullta fizike zvogëlojnë rrezikun e formave të ndryshme tumorale. Mes të gjithave, zvogëlon inçidencën e kancerit në gjoks, zorrë, prostatë dhe endiometër. Aktiviteti i rregullt fizik i moderuar apo intensiv lidhet edhe me një rrezik më të vogël prej 24% e zhvillimit të një kanceri.
STUDIMET SHKENCORE
Që prej vitit 1980 janë zhvilluar hipoteza të ndryshme mbi efektet e mundshme përfituese të ushtrimeve fizike në trajtimin ndaj kancerit. Në fillim të vitit 2000 janë studiuar këto efekte mbi mbijetesën e pacientit të sëmurë me tumor në gji. Kërkimet u përqendruan mbi bioshenjuesit që përcaktojnë avancimin e kancerit për të njohur efektet e mikroambientit tumoral në kavje dhe në njerëz.
Gjatë fillimit të këtij shekulli janë publikuar guidat e para mbi aktivitetin fizik për pacientin onkologjik.
PËRFITIMET
Falë studimeve të kryera përgjatë viteve, është konfirmuar përmirësimi i cilësisë së jetës së pacientit onkologjik nga sporti.
Është treguar se ndjekja e një programi të saktë stërvitjeje mund të forcojë sistemin imunitar, rrit shanset e mbijetesës dhe përmirëson funksionin kardiak. Përfitime të tjera janë:
Përmirëson në mënyrë domethënëse cilësinë e jetës
Fitimi i një peshe të shëndetshme
Zvogëlim të lodhjes.
USHTRIMET FIZIKE DHE KANCERI I GJIRIT
Kanceri i gjirit është më i studiuar në këtë rast dhe sot mund të konfirmojmë se për tumorin në gji aktiviteti fizik konsiston në:
Përmirësimin e aftësive funksionale
Rritje të densitetit mineral
Rritje të lëvizshmërisë së kurrizit
Favorizon mbështetjen psikologjike gjatë trajtimit
Ekuilibron nivelin e hemoglobinës.
Ushtrimi fizik ndihmon edhe në zbutjen e simptomave dhe efekteve anësore të kemioterapisë apo radioterapisë, duke zvogëluar episodet e trombocitopenia, diarresë, dhimbjes dhe shtrimit në spital.
MEKANIZMI
Studimet që shpjegojnë mekanizmin mbi përfitimet e mundshme janë ende të paktë. Pjesa më e madhe flasin për më pak rritje të tumorit që çon në:
Modifikimi i vaskularitetit dhe qarkullimit të gjakut.
Stimulimi i sistemit imunitar.
Ndryshimi në metabolizmin e tumorit.
Reduktimi i substancave të brendshme: faktorët e rritjes së insulinës ose shënjuesit inflamatorë.
ÇFARË DUHET TË DIMË
Është shumë e rëndësishme të bëhen ushtrime fizike gjatë trajtimit të kancerit, duke përshtatur intensitetin në bazë të mundësive në çdo fazë. Për ata që kanë pasur një stil jete aktive para sëmundjes është më e lehtë.
Ndihmon në ruajtjen e pavarësisë fizike dhe përmirëson aftësinë kardiovaskulare si cilësinë e jetës së pacientit që po i nënshtrohet një trajtimi të tillë agresiv. E theksojmë sërish se ushtrimet fizike duhet të mbikëqyren nga një profesionist i specializuar./ MeMjekun.com