Qeskat dhjamore rreth syve, çfarë janë ksantelazmat (Xanthelasma)
Share This Article
Keni dëgjuar ndonjëherë për Ksantelazmat? Janë ato njollat e bardha përreth syve që bëhen tumore të vogla beninje. Ato formohen për shkak të mbledhjes së yndyrës në zonën e qepallave, në kanalin e lotit dhe në zonën e poshtme. Shfaqja e tyre është shpesh burim ankthi. Shumë ia atribuojnë moshës , efektit të diellit dhe e konsiderojnë thjesht njollë që “fshihen” me pak makiazh.
Në disa raste ato marrin një pamje disi të ngritur dhe arrijnë një përmasë të tillë të dukshme sa ka nevojë për heqje me kirurgji.
KSANTELAZMAT DHE KOLESTEROLI
Ju japim një të dhënë: kolesteroli. Sipas një studimi të realizuar nga King’s College Hospital në Londër, ksantelazmat janë të lidhur me grumbullimin në lëkurë të disa lloje yndyrash.
Janë tumore të vogla beninje apo huaja nga kolesteroli që veprojnë si depozita organike. Ky është jnë sinjal direkt dhe i pagabueshëm që diçka nuk shkon me trupin tuaj. Gjithashtu mund të shfaqen dhe në pjesë të tjera të trupit, si për shembull në gjunj, duar apo këmbë. Në këto raste quhen ksantoma.
A JANË TË RREZIKSHME?
Ksantelazmat janë lezione beninje të shkaktuar, pothuajse gjithmonë, nga niveli i lartë i yndyrave në gjak. Kryesisht janë të lidhura me patologji si hiperkolesterolemia, diabeti dhe ciroza biliare. Sidoqoftë ndodh dhe tek pacientë pa patologji të tjera apo pa pasur rezultate te ndryshuara të analizave të gjakut.
Ajo çka duhet të dimë:
Ksantelazma , në vetvete, nuk është e lidhur me asnjë tumor të lëkurës
Sidoqoftë, si një simptomë e drejt për drejtë e hiperkolesterolemisë, nuk duhet anashkaluar. Duhet të shkoni të mjeku për nj ëkontroll dhe për të ndjekur një trajtim apo regjim ushqimor për të reduktuar kolesterolin.
Ksantelazma nuk është e rrezikshme, por shkaku themelor po.
Kur formohen ksantelazmat, rritet rreziku i një incidenti kardiovaskular.
Ksantelazmat mund të shfaqen në një apo të dy sytë. Këto qese dhjamore ndodhen në shtresën lëkurore dhe nuk ndikojnë në gropat e syve apo vetë sytë.
LIDHJA ME SEMUNDJET E LEKURES
Dermatologët thonë se këto njolla apo qese dhjamore rreth syve nuk shkaktohet gjithmonë nga niveli i lartë i kolesterolit. Për shembull, ka një mundësi të vogël që të jetë pasojë e një gjendjeje që quhet ksantogranulomatoza, sipas një studimi të kryer në Spanjë.
Prania e nyjeve nënlëkurore me qëndrueshmëri pak a shumë të dendur është e zakonshme, si në sy ashtu edhe në këmbë.
Sidoqoftë, ksantogranulomatoza është një sëmundje e rrallë.
SI TRAJTOHEN KSANTELAZMAT
Gjëja e parë siç e përmendëm është të shkoni tek mjeku për të kuptuar shkakun. Kini parasysh të keni një stil jetese të mirë, një regjim të mirë ushqimor dhe ushtrime fizike të përditshme.
Më pas, mund të përballni aspektin estetik. Ka shumë forma trajtimi, dhe është dermatologu që ju këshillon mundësinë e duhur.
Kirurgjia
Ky është trajtimi më i zakonshëm për lezionet që janë të dukshme. Në këtë rast duhet të keni parasysh se operacioni mund të lërë shenjë.
Lëkura e qepallave dhe pjesës poshtë syvë është shumë delikate, dhe shenjat mund të mbeten lehtësisht.
Peeling me acid tricloroacetik dhe lazer CO2
Përmes kësaj teknike rreziku i shenjave është më i vogël dhe mund të lërë një ngjyrosje të lehtë të lëkurës.
Laser Nd-YAG
Në këtë rast jemi përpara një lloji tjetër të kirurgjisë, lazer ku shenjat janë minimale dhe pothuajse nuk ekzistojnë.
Aplikohet anestezia lokale dhe shërimi është më i shpejtë. Megjithatë në rastet më të rënda, transplante të vogla të lëkurës përdoren për të riparuar zonat e dëmtuara përreth syve.
OPERACIONI NUK ËSHTË ZGJIDHJA
Siç e thamë ksantelazmat janë tumore beninje që zhduken me ndërhyrjen e duhur. Trajtimi nis që nga kujdesi për shëndetin tonë, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak. Sipas një studimi në Danimarkë, nga Copenhagen University Hospital kur një person nis të shfaqë ksantelazma mund të vuajë nga probleme kardiake me një afat të mesëm ose të shkurtër./ MeMjekun.com
SHËNIM: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.