Duar e këmbë të ftohta? Çfarë është fenomeni i Raynaud
Share This Article
Fenomeni i Raynaud ndodh për shkak të zvogëlimit të përkohshëm të qarkullimit të gjakut në lëkurë në përgjigje të stimujve specifik si stresi apo i ftohti.
Prek më shpesh gishtat e duarve e më pas të këmbëve, që marrin tre ngjyrime të ndryshme si pëgjigje ndaj nxitjes.
Qoftë diagnoza dhe qoftë trajtimi kërkojnë ndërhyjen e një specialisti reumatolog. Mjeku vlerëson shkallën e simptomave dhe përcakton nëse shoqërohet me sëmundje të tjera.
ÇFARË ËSHTË FENOMENI RAYNAUD
Fenomeni i Raynaud ndodh zakonisht tek njerëzit me mbindjeshmëri. Është produkt i një përgjigje të tepruar të vazave të gjakut ndaj faktorëve si stresi emocional apo i ftohti. Deri sot nuk është identifikuar ndonjë shkak specifik për këtë fenomen që prek nga 3 deri në 20% të popullsisë së botës.
I pari që e përshkoi atë ishte Maurice Raynaud në vitin 1862 dhe prandaj fenomeni ka marrë emrin e tij. Ai e përcaktoi si një mungesë lokale e oksigjenit në ekstremitete si një përgjigje e tepruar e palcës kurrizore mbi vazat e gjakut.
SIMPTOMA
Fenomeni i Raynaud shkakton shfaqjet e mëposhtme klinike:
Ekstremiete të ftohta
Ndyshim të ngjyrës së lëkurës (zakonisht josimertike dhe mungon në gishtin e madh)
Dhimbje torturuese.
Ndjesi e mpirjes apo shpimit
Një tjetër faktor karakteristik është natyra e saj episodike e lidhur me faktorë shpërthyes, arsye kjo që është më e shpeshtë gjatë dimrit. Shpesh ekstremitetet kanë tendencën të marrin tre ngjyra të ndryshme për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut.
Rënia e shpejtë dhe e tepruar e qarkullimit të gjakut e bën lëkurën të zbehtë dhe të ftohtë.
Kur zvogëlimi i qarkullimit të gjakut është i zgjatur, për shkak të mugnesës së oksigjenit në inde, gishtat bëhen ngjyrë blu apo cianotike dhe humbasin ndjeshmërinë.
Kur qarkullimi riaktivizohet, furnzimi me gjak është gjithashtu i shpejtë dhe me tepricë, e për rrjedhojë lëkura merr ngjyrën e kuqe apo eritematoze. Në këtë fazë zakonisht ka ndjesi pickimi, pulsuese apo ënjtje.
Dhe pse përgjithësisht prek gishtat e duarve e të këmbëve mund të përfshijë dhe veshët, hundën, fytyrën, dhe gjunjtë.
Të gjitha simptomat zhduken sapo zona ngrohet apo zvogëlohet stimuli; për më tepër që janë kalimtare. Sidoqoftë, kur një arterie zvogëlohet për një kohë të gjatë mund të shkaktojë ulçerë lëkurore trajtimi i së cilës kërkon heqjen e indit të prekur.
FAKTORËT PREDISPOZUES
Gjinia femërore
Predispozita familjare
Çdo gjendje kryesore që prek enët e gjakut
Jetesa në klimë të ftohtë (simptomat priren të jenë më akute në dimër dhe më të buta në verë)
SINDROMA, FENOMENI APO SËMUNDJA E RAYNAUD, A JANË E NJËJTA GJË?
Fenomeni i Raynaud mund të ndahet në primar dhe sekondar. Primari merr emrin ‘fenomeni i Raynaud” ose ‘sëmundja e Raynaud’. Ndërsa termi ‘sindroma e Raynaud’ është për formën sekondare.
Në fenomenin e Raynaud nuk ka ndonjë gjendje tjetër bashkëlidhur, është më i zakonshëm te gratë, nën 30 vjeç dhe me histori familjare. Zakonisht është bilaterale, simetrike dhe me pak tendencë për formimin e ulçerës.
Ndërsa në rastin e sindromës së Raynaud është një gjendje kryesore shkak. Zakonisht shfaqet në një moshë më të avancuar, edhe tek burrat, me episode asimetrike dhe analiza gjaku të ndryshuara.
Sëmundjet shpesh të lidhura janë:
Sëmundje të indeve lidhëse si skleroderia apo lupusi eritematoz.
Sëmundje si ateroskleroza apo sëmundje të tjera kardiovaskulare.
Diabeti melit.
Ilaçet si beta-bllokuesit apo kundër migrenës.
DIAGNOZA E SËMUNDJES SË RAYNAUD
Për të dalluar një rast primar nga një sekonda i Raynaud përdoret një test i quajtur “kapilaroskopi periungueale”. Me një mikroskop apo një lente zmadhuese kërkohen ndryshime të vazave të gjakut në bazën e thonjve.
Në formë primare rezultati i kapilaroskopisë del negative. Në këtë rast testet imunologjike dhe shënjuesit inflamatorë janë normalë. Përjashtohen sëmundje të arterieve apo gjendjeve të tjera që mund të shkaktojnë zvogëlim të qarkullimit të gjakut.
Për të parë nëse ka një bllokim të arteries, mund të jetë i nevojshëm një ekodpoler para dhe pas ekspozimit në të ftohtë.
TRAJTIMI
Në rastin e lehtë të fenomenti të Raynaud do të jetë e mjaftueshme të parandaloni ekspozimin ndaj agjentëve përgjegjës të shpërthimit të saj. Për më tepër, mund të menaxhohet duke mbrojtur zonat e ndjeshme ndaj të ftohtit, si koka, krahët, duart e këmbët. Gjithashtu mund të mbani duart në ujë të ngrohtë në rast se ndodh fenomeni.
Sidoqoftë, duhet të përshtasni stilin e jetës për të mbajtur trupin e ngrohtë dhe për të përmirësuar qarkullimin e vazave të gjakut. Ndihmë janë dhe ushtrimet fizike, reduktimi i ekspozimit ndaj stresit dhe mos pini duhan apo kafeinë.
Nëse nevojiten ilaçe, mjeku mund tu sugjerojë agjentë si dilatantë të vazave të gjakut si këto më poshtë:
Bllokues alfa adrenergjik (dibenzilinë)
Kalçioantagonistë (amlodipina, nifedipina)
Bllokues të receptorëve të angiotenzinës (prazosina)
Prognoza për fenomenin e Raynaud është e mirë. Simptomat mund të jenë të bezdisshme, por mund të kontrollohen. / MeMjekun.com
Burimi referues: Hopkins Medicine
SHENIM: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.