Adenoidektomia, çfarë është dhe si rekuperohet
Share This Article
Adenoidektomia quhet operacioni i heqjes se vegetacionit adenoid.
Cfare jane vegetacionet adenoide ?
Adenoidet jane ind limfoid ,pjese e unazes se Waldayer, te cilat lokalizohen ne epifaring. Ato e marrin zhvillimin pas moshes 3 vjec, arrijne kulmin ne moshen 7 vjec dhe pas moshes 12 vjec fillojne atrofohen(rrudhen).Ky ind limfoid prodhon antikorpe sa here bie ne kontakt me bakterie dhe viruse. Infeksionet e perseritura shkaktojne nje hipertrofi te vegetacionit adenoid .
Kur duhet te kryhet Adenoidektomia?
Shpeshhere vegetacioni adenoid hipertrofohet ose enjtet kur femijet kalojne infeksione bakteriale, virusale ose ndonje alergji stinore. Te adultet adenoidet atrofohen dhe nuk eshte nevoja per adenoidektomi.
Keto ndryshime hipertrofike mund te mos japin shenja klinike. Por mund te kemi simptoma qe prekin cilesine e jetes.
Adenoidektomia duhet rekomanduar atehere kur shkakton:
-veshtiresi me frymemarrje me hunde. Keta femije marrin fryme vetem me goje duke i shkaktuar infeksione te shpeshta te grykeve
-veshtiresi gjate gjumit, zgjime gjate nates deri ne apne nokturne.
-infeksione te shpeshta te veshit ( otite media ) ose glue ear( mbushja e veshit te mesem me likid) duke ulur degjimin te keta paciente
-sinuzite te shpeshta
Si kryhet adenoidektomia?
Procedura kryhet me anestezi gjenerale nga mjeku otorinolaringolog.Kohezgjatja e nderhyrjes varion 25-30 minuta dhe kryhet nga goja. Pas mbarimit te procedures pacienti mund te dali nga spitali pas disa oresh.
Koha e rekuperimit
Pas procedures se Adenoidektomise eshte normale qe pacienti te kete dhimbje fyti. Per te qetesuar dhimbjen mund te perdoret paracetamol ose ibuprofen. Pas disa oresh nga nderhyrja kur ka dale dhe anestezia mund te fillohet ushqyerja me likide ( qumesht, kos ose akullore).Diten tjeter ushqime te lengeta dhe do te vazhdoje keshtu per 1 jave.
Shkeputja nga aktiviteti i perditshem duhet disa dite per ti lene kohe organizmit qe te rikuperohet./ MeMjekun.com
Artikull nga dr. Albana Çuko, kirurge ORL në QSUT