Kur duhet bërë vizita e parë e syve të fëmijëve?
Share This Article
Shpesh prinderit pyesin me te drejte se kur eshte mire te behet vizita e pare okulistike per femijet e tyre.
Ne fakt kontrolli i pare behet qe sapo lindin nga neonatologu, duke i kushtuar kujdes te vecante bebeve me risk te larte ne semundjet e transmetuara gjenetikisht dhe prematureve nenpeshe para se te largohen nga repartet e materniteteve.
Nje kontroll i metejshem i specializuar u duhet bere te gjithe femijeve nga 6 deri ne 9 mujorin e pare te jetes dhe kryesisht ne periudhen e vaksinimit.
Me vone kontrollet mund te kerkohen nga pediatri ose dhe nga prinderit ne rast se verejne dicka qe nuk shkon ne syte e femijeve te tyre.
Zhvillimi i sistemit viziv imponon me tej nje vizite ndermjet vitit te 2 dhe te 3 te jetes. Ky kontroll behet me qellim diagnostikimin ne kohe te problemeve refraktive ( miopia, astigmatizmi dhe hipermetropia), te problemeve te levizjes okulare ( strabizmi, sindroma okulare, nistagm) dhe ambliopise (syrit dembel).
Diagnostikimi ne kohe eshte thelbesor ne kete moshe pasi sistemi viziv i femijes eshte akoma shume “plastik” dhe si i tille eshte ende ne gjendje te rekuperoje difektet e mundshme.
Eshte e keshillueshme te paraprihet momenti i vizites okulistike ne rastet kur prinderit shikojne dicka te vecante ne sjelljen e femijes si:
– mbyllja e njerit sy kur shikon driten
– sforcimi i syve kur shikon larg
– perkulja e kokes mbi shpatull, kthimi i saj majtas/djathtas,
mbajtja ulur e kokes, shikimi anash
– bezdia nga drita e forte ose te ferkuarit e shpeshte te syve
– skuqje
– lotim etj
Ne rastet kur gjendet nje problem refraktiv dhe femijes i jane keshilluar syzet, ato duhet te mbahen gjate gjithe kohes. Duhet sqaruar ketu, qe nuk ndodh asgje nese femija deshiron ti heq per pak sekonda gjate dites.
Nje korrigjim i munguar apo i vonuar , mund te shkaktoje ambliopi, pra dembelizem te syrit, qe nuk korrigjohet me kalimin e viteve.
Pra mund te behet nje vizite okulistike edhe qe ditet e para te jetes.
Teknikat e perdorura per kete jane shume efikase ne percaktimin e cdo problemi okular te femijes.