Kategorite

Me te lexuarat

Sëmundja e Paget që prek kockat, çfarë është dhe si kurohet

semundja paget

Sëmundja e Paget është një sëmundjet që prek kockat, duke ndryshuar karakteristikat dhe funksionalitetin e tyre. Në këtë mënyrë strukturat kockore ndryshojnë qëndrueshmërinë, densitetin dhe përmasat. Kjo sëmundje njihet dhe si osteiti deformues.

Më shpesh ajo prek kocka të caktuara si shtyllën kurrizore, të kafkës, legenit ose femurin.

KARAKTERISTIKAT E INDIT KOCKOR

Në vija të përgjithshme mund të themi që indi kockor ka qeliza të caktuara: osteoklastet dhe osteoblastet. Të parat kanë detyrë të shkatërroojnë indiet kockore tashmë të vjetra apo të dëmtuara. Ndërsa osteoblastet kanë si detyrë rigjenerimin e zonave përkatëse. Në këtë mënyrë kockat tona janë në gjendje të rigjenerohen në vazhdimësi falë funksionimit të koordinuar të këtyre qelizave.
Megjithatë kur shfaqet sëmundja e Paget, osteoklastet dhe osteoblastet veprojë më shpejt, në mënyrë hiperaktive. Për pasojë disa zona të kockave rriten në mënyrë anormale dhe mund të bëhen më të brishta.

SIMPTOMAT

Një përindje e lartë e rasteve klineke janë asimptomatike, pra thënë me fjalë të tjera, pacientët nuk kanë asnjë simptomë. Por personi mund të vërejë një sërë sinjalesh apo ndryshimesh të lidhura me këtë shqetësim Mes simptomave të përbashkëta janë këto:

Dhimbje intensive të kockave, që mbetet konstante me kalimin e kohës, qoftë kur trupi pushon e qoftë kur është në lëvizje.

Shqetësime në kyçe që mund tëçojnë në osteoatrit. Si rregull i përgjithshëm, shoqërohen me frekuencë të lartë në struktura të caktuara, siç janë bërrylat, gjunjtë apo shpatullat

Cefalea apo dhimbje koke: mund të shfaqet së bashku me humbjen e dëgjimit

Ndesia e mpirjes në shpinë

Kafka Pagetike: rritje në madhësinë e këtij grupi kockash.

Formimi i deforimeve të tjera të kockave, siçështë “Femuri i shkopit pastoral”, apo “tibia saber”
Rritje e temperaturës së lëkurës afër kockave të prekura.

Predispozicion frakturash

SHKAQET
Shkaku i kësaj sëmundjeje është ende i panjohur. Megjithatë sipas rezultateve të disa studieve mund të vijë nga një infeksion me origjinë virale, si fruthi. Në të njëjtën kohë, dhe faktorë gjenetike (trashëgimi familjare) apo mjedisore (ekspozimi ndaj substancave kimike

DIAGNOZA
Si rregull i përgjithshëm, stafi mjekësor ndjek një seri analizash dhe ekzaminimesh klinike qëçojnë në zbulimin e kësaj sëmundjeje dhe përjashtimin e të tjerave që kanë simptoma të njëjta. Për pasojë duhen kryer:

Ekzaminimi fizik, përmes së cilit specialistët verifikojnë simptomat (nëse ka) precedentët dhe historinë klinike të pacientit

Radiografi përmes së cilës vëzhgojnë zonat e prekura nga krijimi dhe shkatërrimi i shpejtë i kockave.
Tomografia Boshtore e Kompjuterizuar, apo skaneri CT
Shintigrafia kockore
Biopsia kockore

Analiza të tjera rutinë, si ajo e gjakut dhe urinës

TRAJTIMI
Sëmundja Paget nuk ka nevojë për një trajtim specifik, që nga momenti që pjesa më e madhe e rasteve janë asimptomatikë. Megjithatë në rastet më të rënda mjekët bëjnë disa terapi:

Mjekësore: kryesisht, përbërjet me bifosfonate apo kalçitocinë. Mund të përshkruajë dhe përdorimin e antiinflamatorëve për të reduktuar inflamacionin dhe analgjezikë për të qetësuar dhimbjet dhe bezdisjen.

Ndërhyrje kirurgjikale në rastet e frakturave, dhimbjeve intensive apo deformim i madh i kockës.

PARANDALIMI

Ende nuk është identifikuar një seri masash parandaluese që mund të reduktojnë rrezikun kësaj sëmundjeje. Por gjithmonë është e rëndësishme që të kujdesemi për shëndetin tonë, dhe stilin e shëndetshëm të jetës.

Për këtë qëllim gjithçka që na duhet është aktiviteti fizik i moderuar dhe një regjim ushqimor i ekuilibruar, i shëndetshëm dhe i përshtatshëm. Këshillohet dhe shmangia e zakoneve të pashëndetshme si alkooli, duhani dhe droga.

E fundit, është shumë e rëndësishme të theim që sëmundja e Paget është e lidhur edhe me ndryshimet gjenetike që që predispozojnë personin të vuajë nga ndryshimi i metabolizmit kockor. Për këtë arsye është e rëndësishme të raportohet çdo rast në familje për të pasur një histori klinike të plotë./ MeMjekun.com