Çfarë i shkakton infeksionet e fytit?
Share This Article
Me fillimin e ditëve të ftohta, infeksionet e fytit dhe të rrugëve të sipërme respiratore janë më të shpeshta, si pasojë e qendrimit në ambjente të mbyllura dhe mbartja e infeksionit nga një person tek tjetri bëhet përmes rrugëve sperklo-ajrore.
Bajamet janë një portë mbrojtëse e traktit të sipërm respirator. Në këtë rajon ekziston një numër i madh i bakterieve, të cilat janë florë normale dhe mbrojtëse për organizmin tonë.
Bakteriet e tilla që ndodhen si florë normale janë Streptokokus viridians dhe ato johemolitike që janë të afta të prodhojnë disa substanca të quajtura Bakterocina, të cilat frenojnë rritjen e bakterieve patogjene.
Karakteristikat e Streptokokus pyogenes grupi A
Janë në formë të rrumbullakët në vargje. Aftësia e bakteries për të shkaktuar infeksion lidhet me molekulën strukturore të tij, si dhe në toksinat dhe enzimat që lirojnë.
1. Toksinat eritrogjene të prodhuara janë përgjegjëse për ekzantemën gjatë skarlatinës.
2. Toksinat Streptolizina S dhe O. Streptolizina S është e qendrueshme ndaj oksigjenit dhe nuk është imunogjene si dhe të tre: Eritrocitet, Leukocitet dhe Trombocitet (elemente këto të gjakut). Kjo Toxin nxit çlirimin e Lizozimave që dëmtojnë fagocitet.
• Streptolizina O. Kundër kësaj toksine formohen antitrupa.
• Antistreptolizina O. Përcaktimi i tyre është i dobishëm për të dokumentuar një infeksion streptokoksik (analiza ASO).
3. Streptolizina A dhe B janë enzima të afta për të tretur koagulat e gjakut dhe mundësojnë përhapjen e shpejtë të streptokokeve jashtë kufijve të zonës inflamatore.
4. ADN-azat janë enzima citolitike, që duke pakësuar viskozitetin e qelbit në absceset, lehtësojnë përhapjen e streptokokut.
5. Hijaluronidaza. Enzimë që ndihmon në përhapjen e bakterieve.
Shkaktarët e Tonsillofaringitit
Tonsillofaringiti në 90% të rasteve e shkaktojnë viruset si: Adenoviruset; Coxsackie; Viruset Epstein.Vetëm 10% të rasteve, shkaktar është streptokokus pyogenes grupi A.
Shenjat Klinike
Dhimbja e fytit është simptoma më e shpeshtë e infeksionit që përcillet me gëlltitje të vështirësuar, skuqje fyti, tharje fyti, kollë, dhembje të muskujve, dhembje barku dhe temperaturë.
Hapi i parë që duhet ndërmarrë është bërja e një strishe fyti, ku pacienti duhet të jetë esëll dhe nuk duhet të jetë nën ndikimin e antibiotikëve, sepse kjo frenon rritjen e bakterieve dhe nuk do të kemi rezultat real.
• StrepTest është një test i shpejtë dhe orientues që në rast të prezencës së streptokokus pyogenes grupi A, detekton pozitivitetin dhe përfitojmë në kohë që të trajtohet sa më parë me antibiotikë.
• Farigjiti Streptokoksik është sëmundje kryesore e moshës së fëmijërisë 515 vjeç, ndonëse dhe moshat e tjera mund të preken.
• Përhapja e infeksionit bëhet me rrugë sperkloajrore ndërmjet individëve. Pikërisht kjo është arsyeja pse kemi raste më të shpeshta gjatë ditëve të ftohta sepse kemi kontakte më të shpeshta dhe më të afërta në ambjentet e mbyllura.
Rol të rëndësishëm në trajtimin e hershëm dhe parandalimin e efekteve anësore ka dedektimi apo zbulimi i Streptokokus pyogenes grupi A nga kultura e grykës së fytit. Po ashtu pas 34 jave nëse kemi akoma edhe pas zbulimit të kësaj bakterie, mund ta zbulojmë nëse ka lënë gjurmë përmes Testit ASO (ky test tregon nivelin e antitrupave kundër toxinës Streptolizin O).
Infeksionet Streptokoksike të grupit A shkaktojnë: Faringjitin Streptokoksik, Skarlatinë, Piodermi Streptokoksike, Erizipel, Ethet e Lehonisë e deri të Sepsa dhe sëmundjet Poststreptokoksike.Mostrajtimi i duhur dhe në kohën e infeksionit sjell pasoja serioze në organizëm, siç janë me vonë shfaqja e Etheve reumatike, Endokardit dhe Glomerulonefrit.
Mjekimi me kohë ndaj Infeksionit Streptokoksik nuk ka për qëllim vetëm mënjanimin e simptomave klinike, por të parandalojë ndërlikimet e mëvonshme që shkakton kjo bakterie siç janë ndërlikimet Supurative: Otitis, Mastoiditis, sinusitis, etj, dhe ato jo supurative: Ethet reumatizmale, Glomerulonefritin dhe Endokarditin.Mjekimi bëhet kryesisht me preparate Penicilinë.