Kategorite

Me te lexuarat

Lodhje nga radioterapia? Efekti anësor i seancave dhe çfarë duhet të keni parasysh

Radioterapia

Lodhja është një efekt anësor shumë i shpeshtë, dhe kjo mund të ndodhë dhe gjatë radioterapisë, pra terapisë me rrezatim. Ajo mund të jetë nga ndjesia e një lodhjeje të lehtë tek ajo e mungesës fare të fuqisë. Shumë persona e përshkruajnë atë si:
Dobësi
Lodhje
I ezauruar
Peshë e rëndë
Ngadalësim

SHKAQET
Lodhja mund të shkaktohet ose përkeqësohet nga faktorë të ndryshëm mes të cilëve:
Anemia
Ankthi
Depresioni
Infeksioni
Mungesa e aktiviteteve fizike
Ilaçet

Madje lodhja mund të shkaktohet dhe nga sforcimi i përditshëm për të shkuar në spital për të bërë radioterapinë apo dhe nga stresi, në të shumtën e rasteve, megjithatë shkaku nuk është unik dhe saktësisht i identifikueshëm.

KOHËZGJATJA
Momenti kur shfaqet ndjesia e lodhjes varet nga disa faktorë:
Mosha e pacientit
Gjendja e shëndetit në përgjithësi
Niveli i aktivitetit fizik
Gjendja shëndetësore para fillimit të radioterapisë

Lodhja mund të vijojë për një periudhë të ndryshueshme që nga 6 javë deri në 12 muaj apo deri në përfundim të radioterapisë. Disa persona mund të ndjehen gjithmonë të lodhur dhe pasi të kenë përfunduar radioterapinë nuk do të kenë më të njëjtën energji si më parë.

ÇFARË DUHET TË KENI PARASYSH?
Përpiquni të flini të paktën 8 orë natën. Mund të jetë e nevojshme të flini më shumë se sa më parë dhe madje mund të flini më mirë gjatë natës nëse bëni aktivitet fizik gjatë ditës, si një shëtitje në këmbë apo me biçikletë, apo ushtrime joga.

Planifikoni kohën për tia dedikuar pushimit. Mund të ndjeni nevojën të bëni pak gjumë gjatë ditës. Shumë persona konfirmojnë se mjaftojnë të pushojnë të paktën 10 apo 15 minuta. Por nëse doni të merrni një sy gjumë gjatë ditës, provoni të flini të paktën një orë.

Zgjidhni një orar pune të përputhshëm me gjendjen tuaj shëndetësore. Lodhja mund të ndikojë në sasinë e energjisë që ju duhet për aktivitetin e punës. Mund të ndjeheni mirë për të punuar normalisht, apo të keni nevojë për të punuar më pak. Ju këshillojmë t’i kërkoni eprorit tuaj nëse mund të punoni nga shtëpia, në mënyrë që të keni dhe mundësi shlodhjeje të vogla.

Krijoni një kalendar të radioterapisë të arsyeshme. Këshillojmë të programoni seancat e radioterapisë duke pasur parasysh ritmet tuaja të punës dhe familjare. Për shembull, mund të bëni radioterapinë në mëngjes në mënyrë që të keni mundësi të punoni pasdite.

Kërkoni ndihmë në shtëpi. Kërkojuni familjarëve apo miqve tuaj tju ndihmojnë nëse ndjeheni të lodhur. Për shembull, tu ndihmojnë me punët e shtëpisë, apo tu shoqërojnë tek vizitat mjekësore.

Flisni hapur me mjekun apo infermieren. Mjeku mund tju përshkruajë ilaçet që ju ndihmojnë të zvogëloni lodhjen (psikostimulantë)./ MeMjekun.com