Kategorite

Me te lexuarat

Çfarë i shkakton infeksionet e fytit?

Fyti

Me fillimin e ditëve të ftohta, infeksionet e fytit dhe të rrugëve të sipërme respiratore janë më të shpeshta, si pasojë e qendrimit në ambjente të mbyllura dhe mbartja e infeksionit nga një person tek tjetri bëhet përmes rrugëve sperklo-ajrore.

Bajamet janë një portë mbrojtëse e traktit të sipërm respirator. Në këtë rajon ekziston një numër i madh i bakterieve, të cilat janë florë normale dhe mbrojtëse për organizmin tonë.

Bakteriet e tilla që ndodhen si florë normale janë Streptokokus viridians dhe ato jo­hemoli­tike që janë të afta të prodhojnë disa substanca të quajtura Bakterocina, të cilat frenojnë rritjen e bakterieve patogjene.

Karakteristikat e Streptokokus pyogenes grupi A

Janë në formë të rrumbullakët në vargje. Aftë­sia e bakteries për të shkaktuar infeksion lidhet me molekulën strukturore të tij, si dhe në tok­sinat dhe enzimat që lirojnë.

1. Toksinat eritrogjene të prodhuara janë përgjegjëse për ekzantemën gjatë skarla­tinës.

2. Toksinat Streptolizina S dhe O. Strep­tolizina S është e qendrueshme ndaj ok­sigjenit dhe nuk është imunogjene si dhe të tre: Eritrocitet, Leukocitet dhe Trombocitet (elemente këto të gjakut). Kjo Toxin nxit çliri­min e Lizozimave që dëmtojnë fagocitet.

Streptolizina O. Kundër kësaj toksine for­mohen antitrupa.

Antistreptolizina O. Përcaktimi i tyre është i dobishëm për të dokumentuar një infek­sion streptokoksik (analiza ASO).

3. Streptolizina A dhe B janë enzima të afta për të tretur koagulat e gjakut dhe mundë­sojnë përhapjen e shpejtë të streptokokeve jashtë kufijve të zonës inflamatore.

4. ADN-azat janë enzima citolitike, që duke pakësuar viskozitetin e qelbit në absceset, lehtësojnë përhapjen e streptokokut.

5. Hijaluronidaza. Enzimë që ndihmon në përhapjen e bakterieve.

Shkaktarët e Tonsillofaringitit

Tonsillofaringiti në 90% të rasteve e shkaktojnë viruset si: Adenoviruset; Coxsackie; Viruset Epstein.Vetëm 10% të rasteve, shkaktar është strepto­kokus pyogenes grupi A.

Shenjat Klinike

Dhimbja e fytit është simptoma më e shpeshtë e infeksionit që përcillet me gëlltitje të vështirë­suar, skuqje fyti, tharje fyti, kollë, dhembje të muskujve, dhembje barku dhe temperaturë.
Hapi i parë që duhet ndërmarrë është bërja e një strishe fyti, ku pacienti duhet të jetë esëll dhe nuk duhet të jetë nën ndikimin e antibio­tikëve, sepse kjo frenon rritjen e bakterieve dhe nuk do të kemi rezultat real.

Strep­Test është një test i shpejtë dhe orientues që në rast të prezencës së strepto­kokus pyogenes grupi A, detekton pozitivite­tin dhe përfitojmë në kohë që të trajtohet sa më parë me antibiotikë.

Farigjiti Streptokoksik është sëmundje krye­sore e moshës së fëmijërisë 5­15 vjeç, ndo­nëse dhe moshat e tjera mund të preken.

• Përhapja e infeksionit bëhet me rrugë sperk­lo­ajrore ndërmjet individëve. Pikërisht kjo është arsyeja pse kemi raste më të shpeshta gjatë ditëve të ftohta sepse kemi kontakte më të shpeshta dhe më të afërta në ambjentet e mbyllura.

Rol të rëndësishëm në trajtimin e hershëm dhe parandalimin e efekteve anësore ka dedektimi apo zbulimi i Streptokokus pyogenes grupi A nga kultura e grykës së fytit. Po ashtu pas 3­4 jave nëse kemi akoma edhe pas zbulimit të kësaj bakterie, mund ta zbulojmë nëse ka lënë gjurmë përmes Testit ASO (ky test tregon nive­lin e antitrupave kundër toxinës Streptolizin O).

Infeksionet Streptokoksike të grupit A shkakto­jnë: Faringjitin Streptokoksik, Skarlatinë, Pioder­mi Streptokoksike, Erizipel, Ethet e Lehonisë e deri të Sepsa dhe sëmundjet Poststreptokoksike.Mostrajtimi i duhur dhe në kohën e infeksionit sjell pasoja serioze në organizëm, siç janë me vonë shfaqja e Etheve reumatike, Endokardit dhe Glomerulonefrit.

Mjekimi me kohë ndaj Infeksionit Streptokoksik nuk ka për qëllim vetëm mënjanimin e simptomave klinike, por të parandalojë ndërlikimet e mëvonshme që shkakton kjo bakterie siç janë ndërlikimet Supurative: Otitis, Mastoiditis, sinusitis, etj, dhe ato jo supurative: Ethet reumatizmale, Glomerulonefritin dhe Endokarditin.Mjekimi bëhet kryesisht me preparate Penicilinë.