Çfarë është Lasix, përdorimi dhe efektet anësore
Share This Article
Lasix është një nga markat përmes së cilës shitet molekula e furosemides. Kjo barnë i përket familjes së diuretikëve të lakut që janë në gjendje të modifikojnë transportin e substancave në nefron, një njësi anatomike e fiziologjike e veshkave.
Ky ilaç mund të jepet nga mjeku si monoterapi ose në kombinim me ilaçe të tjera për trajtimin e tensionit të lartë. Sidoqoftë, Lasix jepet dhe për trajtime të tjera si edema e shkaktuar nga sëmundjet e mëlçisë apo zemra. Para se të shpjegojmë aspekte të tjera të këtij ilaçi, është e rëndësishme të kuptojmë si funksionojnë veshkat.
FUNKSIONI I VESHKAVE
Veshkat janë organet kryesore të sistemit urinar. Janë përgjegjëse për sekretimin e substancave “mbeturina” përmes urinës dhe mbajtjen e ekulibrit të mjedisit të brendshëm të trupit, ose homeostazës. Siç përmendëm më lart, nefroni është njësia funksionale e strukturore e veshkave. Përbëhet nga katër pjesë:
Gypi i ngushtë Proximal i ndërlikuar
Laku i Henle
Gypi i ngushtë distal
Kolektori (Mbledhësi)
Në sintezën e urinës, që është funksioni i saj kryesor, gjaku arrin në gypin e ngushtë proximal i ndërlikuar përmes glomerulusit. Këtu bëhet një shkëmbim substancash, disa prej të cilave përthithen sërish dhe të tjera sekretohen, si pjesa më e madhe e ilaçeve që eliminohen me urinën.
Më pas, gjaku dhe lëngjet e mbeturinave kalojnë përmes strukturave të tjera të nefronit, duke realizuar shkëmbimin e substancave deri në formimin e urinës me produktin e mbeturinave dhe elektrolitet që do të eliminohen.
Urina më pas arrin në uretrat dhe prej tyre në fshikëz. Këto organe kur arrijnë një nivel mbushjeje dërgon sinjalin në tru, që do të thotë se duhet të urinohet.
KONCEPTET BAZE PER TENSIONIN E LARTE
Tensioni i lartë është një sëmundje që karakterizohet nga një rritje e vazhdueshme e presionit të gjakut. Ndoshta jo të gjithë e njohim këtë koncept, prandaj duhet të shpjegojmë se çfarë është. Zemra ushtron presion në arterie derisa drejtojnë gjakun në drejtime të organeve të ndryshme. Vlerat më të larta të presionit të gjakut korrespondojnë me kontraktimet e zemrës. E kundërta, vlerat e ulëta janë kur zemra relaksohet.
Aktualisht, tensioni i lartë i gjakut është konsideruar si një ndër faktorët kryesore të rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskuale, mes të cilave janë:
Sëmundjet ishemike
Pamjaftueshmëria kardiake
Patologji të veshkave dhe trurit
SI VEPRON LASIX NË ORGANIZËM?
Lasix ushtron efektin e saj në lakun e Henle, duke ndryshuar transportin e substancave. Kur ndodh kjo, rritet volumi i urinës, duke pasur parsysh që stimulohet sekretimi i ujit dhe elektroliteve. Kjo nxit një reduktim të lëngjeve joqelizore.
Për të arritur këtë rezultat furosemide është në gjendje të pengojë një strukturë që vepron si transportues i sodit, kaliumit, klorurit, dhe në një masë më të vogël të kalciumit dhe magnezit. Në këtë mënyrë, i pengon këto elektrolite të përthithen sërish, duke lëshuar më shumë ujë.
Efeket e furosemides janë të shpejta dhe me kohëzgjatje të shkurtër. Duke eliminuar sasinë më të madhe të ujit, redukton dhe vëllimin brenda organizmit. Efektet e Lasix në trajtimin e tensionit të lartë janë përikërisht për këtë fenomen.
EFEKTET ANËSORE TË LASIX
Trajtimi me Lasix sigurisht që ka dhe efekte anësore si të gjitha ilaçet e tjera. Reaksionit më të shpeshta janë të lidhura me efektet e saj diuretike, ndër të cilat mund të përmendim:
Hypokalemia– në doza të larta të ilaçit, niveli i kaliumit në gjak reduktohet ndjeshëm, duke sjellë aritmi
Probleme të dëgjimit
Hiponatremia– nivel i ulët i natriumit
Hiperglicemi– nivele të larta të glukozës./ MeMjekun.com