Nevrastenia ose rraskapitja nervore, simptomat dhe kurat
Share This Article
Termi rraskapitja nervore (në mjekësi nevrastenia, “lodhja e nervave”) tregon një gjendje ekstreme të lodhjes mendore dhe fizike që vjen pas një stresi të fortë që mund të jetë: ekonomik, nga puna, nga shkolla, familjare, sociale dhe interpersonale.
Në kuptimin e përbashkët të termit, “rraskapitja” do të thotë pikërisht konsumi, zbrazja e energjisë personale që çon në një spektër të gjerë simptomat në përgjigje të kërkesave të mëdha në një kohë të caktuar.
Nevrastenia është studiuar për herë të parë në 1869 nga neurologu amerikan George Beard,që e përshkoi si një gjendje të karakterizuar nga lodhja mendore e fizike, simptoma ankthi dhe depresive, dhimbje koke, impotencë, dhuimbje muskulore, kyçesh dhe neurpatike.
SIMPTOMAT
Simptomat e nevrastenisë janë shumë të ngjashme me ato të sindromit të lodhjes kronike, nervoze, shqetësimet e humorit, shqetësimet somatike aq sa dallimi i tyre në klasifikimin klinik nuk është i qartë, me rrezikun që pacienti të mos trajtohet si duhet.
Sipas ICD-10 (Klasifikimit Statistik Ndërkombëtar të Sëmundjeve dhe Problemeve Shëndetësore të Ndërlidhur, redaktuar nga OBSH), simptoma që karakterizon nevrasteninë është intensiteti i lodhjes fizike dhe mendore që shfaqet pas periudhave të sforcimeve emocionale domethënëse që ndodh me shfaqjen e : dhimbjes së përhapur ose dhimbjes musko-artikolare, marremendje, dhimbje koke, probleme me gjumin, acarim, vështirësi në relaksim, dispepsi (ajo që quhet “tretje e keqe”, fryje zorrësh, të vjella, urth, halitozë.)
Nevrasteni apo sindrom i lodhjes kronike?
Në veçanti simptomat e njëjta me sindromën e lidhjes kronike kanë bërë që disa studiues ta mendojnë këtë të fundit si versionin “modern” të nevrastenisë së shekullit të 19-të.
Nevrastenia dhe sindromi i lodhjes kronike kanë dhe shkaqe të përbashkëta, pasi të dyja lindin si shkak i një periudhë të fortë stresi, apo shqetësimi dhe që rrezikon cilësinë e jetës. Por ama nevrastenia ka lidhje të rëndësishme socio-kulturore, sidomos tek popullsia aziatike, ku puna dhe shqetësimet e lidhura kanë tjetër domethënie nga vendet e perëndimit. Prandaj, në vendet aziatike nevrastenia mbetet bërthama qëndrore e diagnozës, dhe pse mund të ketë edhe shqetësime të tjera.
DIAGNOZA
Kriteret për diagnostikimin e nevrastenisë janë të diskutueshme e me kalimin e kohës ka pasur disa rishikime përsa i përket klasifikimit klinik, aq sa ky shqetësim gjendet si kategori më vete në një tip klasifikimi sëmundjesh, si ICD-10 dhe ÇMD-3, dhe nuk është si kategori më vetë në një tjetër model klasifikimiv (DSM V). Përsa i përket këtij të fundit DSM V (Manuali Statistik dh Diagnostik i Shqetësimeve Mendore, redaktuar nga Shoqata Amerikane e Psikiatrëve) nevrastenia është përfshirë në fjalorin përfundimtar si “koncept kulturor i vuajtjes”, tipike të kulturës aziatike, për të vënë kështu në dukje marrëdhëniet ekzistuese midis kontekstit socio-kulturor dhe përkufizimit të vuajtjes emocionale.
Në klasifikime të tjera nevrastenia njihet si kategori më vete dhe në bazë të kësaj mjekët shohin historinë familjare të personit, simptomat dhe nëse ka pasur stres së fundmi.
Kështu sioas ICD-10 nevrastenia është një lloj lodhjeje që ndodh pas një sforcimi intensiv mendor dhe emocional, (por më pas dhe sforco minimale), shpes e shoqëruar nga dëme në punë e në jetën e përditshme. Diagnoza është klinike dhe bazohet në praninë e të paktën 2 nga 7 simptomave kryesore:
Dhimbje muskulore,
Marramendje
Dhimbje koke
Probleme me gjumin
Vështirësi të shlodhesh
Irritim
dispesia (tretje e keqe)
TRAJTIMI
Aktualisht për nevrasteninë nuk ekzistojnë shumë studime shkencore që analizojnë efikasitetin e një kure të veçantë që përballon pavarësisht se gjendja nuk është më një koncept i ri.
Ashtu si për shqetësime të tjera psikokogjike, kura e vleshme në nvivel ndërkombëtare është psikoterapia dhe ilaçet antidepresivë.