Regjimi ushqimor dhe uji për gurët në veshka. Çfarë duhet të hani?
Share This Article
Kalcifikimi urinat ka të bëjë me formimin e agregateve të vegjël të kripës (gurëve) në brendësi të veshkave dhe rrugëve urinare. Kur guri lëviz dhe zbret përgjatë legenit renal dhe uretrës kalon në një strukturë më të ngushtë se përmasat e saj duke shkaktuar një dhimbje tipike të kolikës urinare. Kolika është një dhimbje shumë e fortë që shfaqet në anën e veshkës ku ndodhet guri.
Koliku mund të komplikohet dhe të shkaktojë infeksion të veshkave (pielonefrite), pengim të traktit urinar, prani e gjakut në urinë (hematuria), pamjaftueshmëri kronike të veshkave, në rastet e përsëritura të gurëve dhe mykut, ku e gjithë rruga e kalimit të veshkave është bllokuar nga gurët.
Gurët analizohen për të bërë klasifikiomin në bazë të substancave nga të cilat është formuar por më të zakonshmit përbëhen nga:
Oksalatet e kalciumit dhe fosfat kalciumi (70-80% të rasteve), acidi urik (10 %), struvitet (10% në përgjithësi të lidhura me infeksione të rrugëve urinare), cistina (1-2%, e lidhur me një sëmundje gjenetike të quajtur cisturinë)
REGJIMI USHQIMOR
Uji
Sa më shumë e holluar të jetë urina aq më e vështirë është të formohen gurët. E nevojshme është të urinoni të paktën 2 litra në ditë, e për ta bërë këtë do të duhet të pini dy litra ujë në ditë. Sasia e ujit që duhet pirë përshtatet me stinën dhe aktivitetin fizik, prandaj është vënë re që gurët shfaqen më shumë gjatë verës pasi djersijmë më shumë dhe urina bëhet më e përqëndruar. Dhe aktiviteti fizik veçanërisht intensiv kërkon një sasi më të madhe uji për të riekuilibruar humbjet.
Kripa
E rëndësishme është të reduktoni sasinë e kripës në regjimin ushqimor. Për shkak të mekanizmit rregullues të veshkave, nëse hamë një sasi të madhe kripe, do të eliminohet një sasi më e lartë kalciumi në urinë. Sigurisht kur më shumë kalcium përqëndrohet në urinë do të jetë më e lehtë formimi i gurëve.
Si të kufizoni kripën?
Kripa është e pranishme në të gjitha produktet e paketuara dhe të përpunuara nga ana industriale, por në përgjithësi në të gjithë produktet që i nënshtrohen konservimit. Pothuajse të gjitha ushqimet që nuk janë fruta, perime, mish e peshkt, të papërpunuar kriposen gjatë procesit të punimit prandaj duhet ti reduktoni apo eliminoni.
Kalciumi
Ndryshe nga sa mendohet, pacientët me gurë në veshka nuk duhet të kufizojnë marrjen e kalciumit. E nevojshme është të konsumohet 1 gram kalcium në ditë. Produktet e qumështit janë burimi kryesor i kalcioumit dhe konsumi duhet të konsumoni produktet e tij me pak yndyrna që do të thotë qumështi i skremuar dhe kos pa yndyrë. Kujdes me djathërat, duhet të shmangni ata të stazhionuar se kanë më shumë kripëra.
Mishi dhe produktet me origjinë shtazore
Mishi ka tendencën të acidifkojë gjakun dhe urinën. Tek pacientët me gurë në veshka duhet të kufizohen produktet me origjinë shtazore.
Oksalatet
Duhet të kufizohen dhe produktet me përqëndrim të lartë të oksalateve në veçanti spinqi, patatet, bajamet dhe arrat.
Sheqernat e thjeshta
Edhe sheqernat e pranishme tek ëmbëlsirat, pijet me sheqer të shtuar si kola, arançata dhe lëngjet e frutave mund të favorizojnë formimin e gurëve prandaj duhen shmangur.
Fruta dhe perime
Frutat dhe perimet duhet të konsumohen çdo ditë në mënyrë të rregullt, veçanrëisht agrumet të pasura me citrate, pasi janë në gjendje të alkalizojnë urinën duke reduktuar rrezikun e formimit të gurëve.
SI PËRFUNDIM
Parandalimi i gurëve të veshkave nis nga tavolina, pasi me një regjim ushqimor mund të riekuilibrohet raporti mes substancave që favorizojnë formimin e gurëve.
Meqënëse është një sëmundje komplekse, e lidhur me komplikacione ndonjëherë dhe të rnda, rekomandohet që të ndiqeni nga një nefrolog, që përveç regjimit ushqimor ju garanton një ndjekje më të mirë të patologjisë. /MeMjekun.com