Antihistaminat për alergjitë, efektet anësore dhe kur përdoren
Share This Article
Antihistaminat janë një grup ilaçesh që kanë veprim antialergjik, antiinflamator dhe antiacid që merren për të kundërshtuar një substancë të prodhuar nga organizmi dhe që quhet histaminë, kur ajo prodhohet dhe qarkullon në sasi më të madhe se sa norma e zakonshme.
Antihistaminat pengojnë receptorët H të histaminës duke penguar vetë histaminën të lidhet me këtë receptor. Ky mekanizëm është tipik për ilaçet që quhen antagoniste. Pra antihistamikët nuk bllokojnë prodhimin apo qarkullimin e histaminës por efektet e aktivizimit të një receptori specifik.
Zbulimi i ilaçeve me aktivitet antihistamik i atribuohet studiuesit Bovet në fillim të viteve ’30, për të cilat ai mori çmimin Nobel në 1957.
HISTAMINA
Histamina është një substancë gjithëpërfshirëse në trupin tonë, me përqëndrim më të madh në mushkëri, stomak dhe lëkurë.
Në pjesën më të madhe është në formën e kokrrizave brenda qelizave të indeve, qelizave të sistemit imunitar të përfshira për shembull në gjenezën e reaksioneve alergjike.
Nga qeliza të tilla histamina mund të lirohet pas nxitjeve të natyrave të ndryshme:
Kontakti me alergjenë dhe substanca toksike
Procese inflamatore
Infeksione
Trauma
I ftohti
Marrja e ilaçeve.
Histamina gjithashtu mund të merret përmes ushqimit, disa prej tyre janë veçanërisht të pasura me të, si luleshtrydhet, agrumet, ananasi, çokollata, arrat, peshku ton, djathi i stazhionuar, birra, shampanja, vera e kuqe, spinaqi, bishtajoret, domatet, veza dhe qumështi.
Histamina përveçse është një mediant kryesor në përgjigje të alergjisë ka dhe funksione të tjera, si për shembull
Veprim lokal në të gjitha proceset inflamatore
Neurotransmetues i sistemit nervor qendror dhe periferik
Rregullues i sekretimeve acide të stomakut e zorrëve
Për të shpjeguar efektet biologjike ajo lidhet me receptorë specifikë në sipërfaqe të disa qelizave. Njihen katër tipe receptorësh të histaminës:
H1
H2
H3
H4
Të shpërndara në nivele të ndryshme të qelizave endoteliale, qelizat e muskujve të lëmuar, zemra, mbiveshkorja, sistemi nervor qëndror, aparati tretës, mitra, mushkëritë, palca kurrizore, shpretka, rruazat e bardha.
Në kushte normale histamina është përgjegjëse për efektet e nevojshme në organizëm, por një prodhim i tepërt i saj ka efekte të rënda si zhvillimi i një krize alergjie, dhe për këtë arsye në pacientë të veçantë kanë nevojë të zvogëlojnë fushën e veprimit të saj.
UDHËZIMET PËR ANTIHISTAMIKËT ANTI-H1
Antihistamikët përdoren sa herë që lirimi i tepërt i histaminës shkakton një shqetësim si për shembull:
Riniti alergjik
Konjuktiviti alergjik
Urtikaria
Kruarjet
Anafilaksi.
Riniti alergjik
Në rastin e rinitit alergjik idealja është të merren në formën parandalauese, si për shembull gjatë periudhës së shfaqjes së simptomave të para.
Me pika dhe konjuktiviti alergjik
Në këtë rast këshillohet përdorimi me pika i antihistamikëve anti-H1 të karakterizuar nga një efikasitet i mirë pasi veprojnë me përqëndrim të madh në organin e synuar (për shembull syri) dhe është e tolerueshme pasi merret vetëm në vendin ku është i nevojshëm.
Ftohja
Së fundmi antihistamikët po përdoren gjithnjë e më shumë për trajtimin e ftohjes. Por studimet tregojnë se kanë vetëm efekt lehtësues të simptomave të ftohjes me afat të shkurtër.
Urtikaria
Falë aftësive të tyre për të zvogëluar kruarjen antihistamikët anti-H1 janë mjaft efikas në rasti ne urtikarias.
Dermatiti atopik
Në këtë rast ato ndihmojnë pacientët e vegjël të:
Përfitojnë nga një kontroll më i madh i kruarjes
Reduktojnë gjendjen e acarimit
Përmirësojnë cilësinë e jetës
Shmang lezionet nga gërvishtjet dhe ndonjë infeksion të mundshëm.
Shoku anafilaktik
Në rastet e reaksioneve të renda alergjike, një gjendje e njohur si anafilaksi, udhëzohet trajtim me urgjencë me adrenalinë dhe steroid. Përdorimi i antihistamikëve anti-H1 përmes injektimit përdoret në ndërhyrjet e urgjencës bashkë me adrenalinën dhe steroidet.
EFEKTET ANËSORE
Si të gjitha ilaçet edhe antihistamikët mund të shkaktojnë efekte anësore, ku më të zakonshmet janë përgjumja dhe kjo është arsyeja që përgjithësisht këshillohet të jepen në mbrëmje, para gjumit.
Çdo molekulë, sipas selektivitetit që e karakterizon ka një profil sigurie të lartë, por në përgjithësi mes efekteve të mundshme anësore janë
Marrje mendsh
Kakofoni
Shikim të mjegullt
Ankth
Eufori
Të dridhura
Nauzea dhe të vjella
Kapsllëk
Diarre
Ndjesi të gojës së thatë
Kollë e fortë
Çrregullime të oreksit
Lodhje
Ndjeshmëri ndaj dritës
Ulje të tensionit
Dhimbje koke etj.
Nëse shfaqen efekte anësore duhet të flisni me mjekun që ju kuron i cili do të vlerësojë sipas shkallës së rëndësisë së çrregullimeve nëse do vijoni apo do ndërprisni mjekimin.
KUR NUK DUHET TE MERREN
Antihistamikët anti-H1 nuk duhen marrë nëse:
Në raste të konstatuara të alergjisë ndaj substancës së saj aktive
Pacientë me pamjaftueshmëri të rëndë të veshkave
Fëmijët nën moshën 1 vjeç
Para se të ngisni makinën apo të përdorni makineri të rrezikshme
Një farë kujdesi rekomandohet në rastet e
Pacientëve epileptikë apo me rrezik konvulsioni
Pacientët me pamjaftueshmëri të mëlçisë apo veshkave, për të cilin rekomandohet një dose e caktuar.
Pacientët me zmadhim të prostatës
Pacientët me tension të lartë
Pacientët me shqetësime të zemrës
Pacientët me shqetësime respiratore si astma
Pacientët me shqetësim të tiroideve
Pacientët me glaukomë
Pacientët me vështirësi urinimi
Për shkak të mundësive të mëdha të efekteve anësore, antihistamikët anti-H1 të gjeneratës së parë nuk jepen nëse është e mundur për kruimin e rinitit alergjik stinor apo urtikarien sidomos tek fëmijët.
Në shtatzëni rekomandohet një kujdes ekstrem i marrjes së antihistamikëve gjatë tremestrit të parë. /MeMjekun.com