Metastazat dhe tumoret/ Përhapja, simptomat dhe trajtimet
Share This Article
Arsyeja kryesore pse një kancer është i rrezikshëm është pikërisht aftësia e tij për tu përhapur në të gjithë organizmin.
Qelizat tumorale mund të përhapen në mënyrë lokale, duke u përhapur në indet e shëndetshme që janë ngjitur tyre
Mund të përhapen në nivelin rajonal, në linfonode, inde dhe organet përreth
Por mund të përhapen edhe tek indet dhe organet shumë më të largëta.
Kur vihet re kjo përhapje flitet për formimin e një kanceri metastatik, dhe procesi merr emrin metastazë.
Kur shihet në mikroskop dhe/ose testuar në mënyra të tjera, qelizat kancerogjene metastatike kanë karakteristika që janë plotësisht të krahasueshme me ato të kancerit të origjinës dhe jo të organit të arritur dhe ky është një aspekt me rëndësi themelore edhe për zgjedhjen e terapisë.
Gjithmonë për këtë arsye kanceri metastatik merr të njëjtin emër të kancerit primar, për shembull, kanceri i gjirit që përhapet në mushkëri quhet kanceri i gjirit metastatik dhe jo kancer i mushkërisë, dhe trajtohet si i tillë.
PËRHAPJA
Aftësia për të formuar metastaza është një nga karakteristikat që dallon tumorin malinj nga ai beninj, por përveç kësaj janë në lojë një sërë faktorësh të tjerë:
Karakteristikat gjenetike të tumorit
Organi i prekur,
Afërsia e fluksit të gjakut dhe/ose limfatik
Qelizat tumorale përhapen në organizëm përmes llojeve të kalimit si më poshtë:
Tumori primar rritet dhe pushton indet e shëndetshme përreth
Disa qeliza të sëmura arrijnë të kalojnë muret e linfonodeve apo të vazave të gjakut afër.
Transportohen përmes fluksit të gjakut apo atij linfatik dhe arrijnë në këtë mënyrë vende dhe shumë larg nga kanceri i origjinës
Arrijnë kapilarët e vegjël që janë larg, kalojnë muret e më pas përhapen në indin rrethues.
Duke gjetur kushte të favorshme qeliza shumëfishohet dhe rritet deri në formimin e masës kanceroze.
Shkakton krijimin e vazave të reja të gjakut që tumori i përdor për tu ushqyer e për tu rritur më shumë.
Në të vërtetë në pjesën më të madhe të rasteve qelizat tumorale vdesin në çfarëdo pike të ekspozuar (kjo dhe falë mbrojtjes së sistemit tonë imunitar), por qoftë dhe një qelizë e vetme mund të shkaktojë zhvillimin e tumorit metastatik, në shumë rate dhe me vite distancë (kjo është arsyeja pse bëhet kontrolli në kohë i personave të sëmurë me tumor, që vijojnë deri në 10 vite apo më gjatë nga shërimi)
KU PËRHAPEN METASTAZAT
Një kancer mund të përhapet pothuajse në çdo pjesë të trupit, edhe pse lloje të ndryshme tumori kanë probabilitet më të madh të përhapen në një zonë specifike krahasuar me një tjetër.
Nga një këndvështrim i përgjithshëm zonat më të zakonshme ku përhapen tumoret janë zonat më të vaskuluara, si:
Kocka,
Mëlçia,
Mushkëria.
Më poshtë në bazë të llojit të tumorit, zonat më të prekura nga metastazat (përjashtohen nyjet limfatike) renditen:
Fshikëza: kockë, mëlçi mushkëri.
Gjoksi: Kockë, tru, mëlç, mushkëri.
Zorra dhe rektumi: mëlçi, mushkëri, peritoneum.
Veshkat: gjendrat mbiveshkore, kocka, truri, mëlçia.
Melanoma: kocka, truri, mëlçia, mushkëria, lëkura, muskujt.
Vezoret: mëlçia, mushkëria, peritoneumi.
Pankreasi: mëlçia, mushkëria, peritoneumi.
Prostata: gjendrat mbiveshkore, kocka, mëlçia, mushkëria.
Stomaku: mëlçia, mushkëria, peritoneumi.
Tiroidet: kocka, mëlçia, mushkëria.
Mitra: kocka, mëlçia, mushkëria, peritoneumi, vagina.
Kujtojmë që një tumor metastatik trashëgon të njëjtin emër të kancerit primar, edhe kur zhvillohet në një zonë krejtësisht ndryshe.
SIMPTOMAT
Kanceri metastatik nuk shkakton gjithmonë simptoma, por kur ato zbulohen natyra dhe shpeshtësia e tyre varet nga përmasa dhe pozicioni, mes më të zakonshmeve kujtojmë:
Dhimbje dhe fraktura, kur kanceri është përhapur në kocka
Dhimbje koke, kriza epileptike apo marrje mendsh, kur kanceri është përhapur në tru.
Mungesë frymëmarrje, kollë, gjak në gëlbazë, dhimbje kur kanceri ka arritur mushkëritë,
Verdhëz, fryrje të barkut,dhimbje, mugnesë oreksi, humbje peshe, kur kanceri është përhapur në mëlçi.
TRAJTIMI
Në momentin që kanceri ka marrë formën e metastazës për fat të keq bëhet më i vështirë për tu kontrolluar; dhe pse disa lloje tumoresh metastatike mund të kurohen përmes trajtimeve që kemi aktualisht në dispozicion, fatkeqësisht në pjesën më të madhe të rasteve nuk është kështu.
Synimi i këtyre trajtimeve është të ndalojë ose të paktën të ngadalësojë rritjen e tumorit, apo në raste më të rënda, të lehtësojë simptomat (ka raste që trajtimi i zgjedhur për kancerin metastastik zgjasin jetën në mënyrë domethënëse)
Zgjedhja e trajtimit varet nga:
Lloji i tumorit primar
Nga është përhapur
Nga trajtimi i menjëhershëm në të shkuarën
Nga gjendja e përgjithshme e shëndetit.
Sipas rasteve pra ndiqen këto rrugë:
Kemioterapia
Imuniterapia
Terapia hormonale
Antitrupat monoklonal
Radioterapia
Kirurgjia (në rastet e metastazave të kufizuara ose problemeve të lidhura me kompresimin e organit)
Vështirësia kryesore e lidhur me kurimin e metastazave është pikërisht rezistenca e tyre ndaj kemioterapisë/radioterapisë, si dhe faktit që ato shpesh përhapen në zona të mëdha.
PARANDALIMI
Një diagnostikim i hershëm është strategjia më efikase e parandalimit të tumoreve metastatikë, por është e qartë që është diçka që shpesh shkon përtej mundësive të pacientit; i vetmi përjashtim është rregullariteti i kontrolleve dhe analizave të parashikuara e të rekomanduara (përfshi dhe ato të screening), në mënyrë që çdo riaktivizim i sëmundjes të zbulohet më herët./ MeMjekun.com
Burimi: Metastatic cancer, cancer.gov