Monocitet e larta në gjak, simptomat dhe trajtimi
Share This Article
Gjaku ynë ka më shumë qeliza e substanca se sa ato që njohim zakonisht, si rruazat e kuqe. Një shembull për këtë janë monocitet, qelizat që qarkullojnë në gjakun tonë dhe që vijnë nga sistemi imunitar.
Çfarë duhet bërë nëse numri i monociteve në analizën e gjakut është i lartë? Ato prodhohen nga palca kurrizore dhe transportohen përmes gjakut në inde të ndryshme. Në momentin që arrijnë indet, monocitet transformohen në makrofage, me funksion mbrojtës.
Detyra e tyre është të eliminojnë substanca të caktuara mbetjesh dhe agjentë të rrezikshëm për trupin tonë.
Këto qeliza veprojnë dhe në procese inflamatore. Monocitet më pas, përfaqësojnë 4-8% të totalit të qelizave të gjakut tonë. Perqëndrimi i tyre ndryshon në bazë të moshës, infeksionit apo ndonjë procesi inflamator aktiv.
PSE RRITET NIVELI I MONOCITEVE NE GJAK?
Monocitet janë qeliza që bëjnë pjesë në sistemin tonë imunitar. Janë protagoniste në proceset inflamatore dhe infektive. Flasim për monocitet të larta kur përqindja e tyre në gjak kalon 8% e qelizave të gjakut.
Ajo që dihet me siguri është niveli i lartë i monociteve nuk është simptomatike gjithmonë. Megjithatë, simptomat e shkakut të kësaj rritjeje do të jenë të dukshme. Të përmbledhura mund të themi se shkaku më i zakonshëm është:
Infeksioni, për shembull një person i prekur nga malaria. Me siguri e dimë që infeksioni është shkaku më i zakonshëm i këtij fenomeni, megjithëse janë infeksione kalimtare.
Sëmundjet autoimune dhe inflamatore. Më i zakonshmi është atriti reumatoid.
Anomali të gjakut
Proceset kancerogjene si leucemia dhe limfomat.
Monocitet e larta për shkak të infeksionit
Bëhet fjalë për shkakun më të zakonshëm. Numri i monociteve rritet në rastin e një infeksioni të thjeshtë siç është një ftohje e zakonshme, ashtu dhe në rastin e një infeksioni kronik. Por nuk është një shembull për tuberkulozën. Për këtë arsye, monocitet e larta në analizën e gjakut nuk përfaqësojnë një të dhënë shumë të saktë.
Sëmundjet inflamatore
Një numër i lartë i këtyre qelizave mund të tregojë dhe praninë e një procesi inflamator në trup. Për shembull, në rastin e atritit reumatodi, një shqetësim inflamator kronik që prek kyçet dhe shkakton dhimbje dhe humbje të aftësive motorike.
Neoplazmat hematologjike
Dhe qelizat e gjakut mund të përfshihen në proceset neoplastike. Kjo do të thotë që lloje të ndryshme qelizash mund të rriten në mënyrë të pakontrolluar dhe të rrisin përqëndrimin e tyre. Mes tyre janë dhe monocitet.
MONOCITET E LARTA NË GJAK, SI TË LEXOJMË VLERAT
Në një analizë gjaku komplet në përgjithësi jepen vlera të të gjitha qelizave të pranishme në gjak. Kjo është një metodë e thjeshtë dhe efikase për të gjetur një patologji të mundshme. Megjithatë, siç e përmendëm, disa të dhëna janë jo specifike e duhen zhvilluar më tej.
Sipas numrit të monociteve të pranishme, mund të bëhet fjalë për një proces dhe jo për një tjetër. Për shembull, nëse niveli është lehtësisht mbi mesataren, mund të bëhet fjalë për një infeksion të lehtë. Nga ana tjetër, nëse niveli është shumë i lartë mund të tregojë praninë e leucemisë.
Do të jetë mjeku ai që do të kryejë analizën e përqëndrimit të monociteve. Nëse e sheh të përshtatshme, do të vijojë me analizat e nevojshme për të gjetur infeksionin apo procesin inflamator të pranishëm.
Pikërisht për këtë arsye është shumë e rëndësishme të dini nëse ka simptoma të tjera që kanë ndodhur njëkohësisht. Nuk ka asnjë trajtim për të ulur nivelin e monociteve në gjak. Trajtimi bazohet më shumë në zgjidhjen e shkakut të saj.
Sidoqoftë është e nevojshme të thuhet se ushtrimet fizike ndihmojnë në riekuilibrimin e nivelit të monociteve. Kjo pasi ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar dhe vepron si një antiinflamator natyral.
Për të përfunduar, e rëndësishme të theksohet është se monocitet e larta janë një simptomë aspecifike. Për të pasur një diagnozë korrekte është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. Në pjesën më të madhe të rasteve janë si pasojë e një infeksioni të lehtë dhe kalimtar./ MeMjekun.com