Kategorite

Me te lexuarat

Pse ndodh hernia e kërthizës tek bebet, si trajtohet

bebe

Hernia e kërthizës (ombelikale) është një ënjtje në drejtimin jashtë të kërthizës, apo një pjese të organit në zgavrën e barkut, përmes kërthizës.

Hernia e kërthizës është një gjendje e shpeshtë tek të porsalindurit dhe tek fëmijët e vegjël, pasojë e një difekti të mbylljes së mureve të barkut pas rënies së kordonit të bebit. Në situata të tilla, hernia e kërthizës së një fëmije të shëndetshëm në përgjithësi nuk është alarmante, dhe zgjidhet spontanisht brenda 12-18 muajve të jetës.

Por ndryshe ndodh në hernien e kërthizës së një të rrituri. Në rast të tillë flitet për një hernie “nga dobësimi i muskujve të barkut” shkaktur nga rritja e presionit intra-abdominal. Tek të rriturit hernia e kërthizës kërkon gjithmonë ndërhyrje kirurgjikale.

hernia kerthizesSIMPTOMAT

Në herniet e kërthizës me përmasa të vogla dhimbja është një simptomë e përsëritur e shoqëruar me njëjtje të dukshme apo djegie të zonës. Dhimbja mund të bëhet më akute kur kollitesh, tështin apo mban pesha të rënda.

Tek fëmijët e vegjël, përmasa e hernies rritet gjatë të qarës apo sforcimit, shprehje e rritjes së presionit intra-abdominal.
Nel bambino piçolo, il volume dell’ernia tende ad aumentare durante il pianto e durante uno sforzo, espressione dell’aumento pressorio intra-addominale.

KOMPLIKACIONET

Tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël të prekur nga hernia e kërthizës, komplikacionet janë shumë të rralla, përveçse kjo gjendje është e lidhur me një patologji të rëndë.

TRAJTIMI

Në përgjithësi herniet e kërthizës së bebeve janë të përmasave të vogla dhe nuk janë alarmante. Kanë tendencën të zgjidhen spontanisht mes muajve 12-18 të jetës. Ndonjëherë mjeku mund të stimulojë shërimin duke fashuar barkun e bebes me fasha elastike lidhëse. Kjo metodë redukton presionin e mureve të barkut, duke reduktuar më shpejt ënjtjen e kërthizës.

Kur është e nevojshme të bëhet ndërhyrje kirurgjikale për hernien e kërthizës tek fëmija?

Tek i porsalinduri apo fëmija i vogël, procedura kirurgjikale mund të jetë e pashmangshme në këto raste:
Hernia e kërthizës është ekstremisht e dhimbshme
Diametri i hernies është më shumë se 2 cm
Përmasat e hernies së kërthizës nuk reduktohen pas 6-12 muajsh nga shfaqja e simptomave të para.
Hernia e kërthizës ekziston ende dhe pas moshës 3 vjeç
Fashimi mjekësor nuk favorizon disa përmirësime të simptomave
Hernia e kërthizës është e komplikuar

TRAJTIME TË TJERA

Fëmijët që nuk janë në gjendje të shërohen spontanisht apo me fashim, mund të vijohet me një prerje kërthizore të lëkurës. Ndërhyrja, bëhet me anestezi lokale, dhe kryhet duke bërë një prerje afër “grykës” së kërthizës. Ajo duhet bërë të paktën 1 cm nga kërthiza për të minimizuar dëmtimin e vaskularizimit normal. Më pas ënjtja shtyhet brenda. Pasi të jetë mbyllur plaga, pacienti kthehet në shtëpi në të njëjtën ditë të operacionit.

Pas ndërhyrjes mund të merret paracetamol apo ibuprofen për të lehtësuar dhimbjen. Prognoza është pothuajse gjithmonë shumë e mirë, por nuk përjashtohet mundësia që të bëhet sërish më pas gjatë jetës./ MeMjekun.com