Kategorite

Me te lexuarat

Këshillat e pediatres/ Kur duhet ta dërgojmë fëmijën në urgjencë?

Shpesh prindërit hezitojnë për t’i dërguar fëmijët e tyre në urgjencë, ose e kundërta: i dërgojnë për shkaqe fare elementare, jo të domosdoshme, duke e ekspozuar fëmijën ndaj infeksioneve spitalore më të rrezikshme.

Më poshtë janë disa këshilla mjaft të vlefshme të pediatres Zerina Sheme lidhur me këtë temë.

KRUPI

Stridori laringeal (Krupi)- ose kolla e thatë lehëse me tërheqje nga brenda mbi sternum (tirazh jugular), nga edema e laringut është një shenjë që kërkon urgjencë mjeksore.

Shenjat shoqëruese janë lëvizja e flegrave të hundës dhe mavijosje rreth buzëve. Frymëmarrja bëhet me zhurmë, ose fishkëlluese.

Kjo vjen për shkak të disa viruseve ose nga gëlltitja e trupave të huaj.

DHIMBJET E BARKUT

– Dhimbjet e barkut që shoqërohen më të vjella janë një tregues që kërkon konsultë mjeksore të shpejtë, në poliklinika ose mjekët e familjes.

–Shenja më e zakonshme është e vjella. Nëse një fëmija vjell mbi 3-4 herë, brenda disa orësh, duhet kontrolluar sa më shpejt tek mjeku.

Arsyet pse vjell fëmija janë disa. Le të shpjegojmë më tej se si duhet vlerësuar e vjella nga prindërit.
Atë e ndeshim tek çregullimet funksionale të aparatit tretës, e deri tek sëmundjet e rralla të metabolizmit si malabsorbimi,( keqthithja e ushqimit në zorrë) nga defiçitet enzimatike, anomalitë e lindura si fibroza cistike etj.

TE VJELLAT SIPAS DIAGNOZES

Po i radhisim për nga diagnozat më të shpeshta:
1- e vjella është shenjë e ftohjes së rrugëve të frymëmarrjes.( Cataret stinore, bronchopneumoni)
2- Në moshën 0-6 muaj fëmija vjell për shkak të refluksit ( kthim i ushqimit nga stomaku në ezofag). Në këtë rast, e vjella është vetëm një gllënkë, pa problem.
3- Stenoza e pilorit.
E vjella është me presion, rreth një orë pas pirjes. Mban erë të thartë. Mund të ketë mukus ose rrema gjaku.kërkon disa konsulta dhe ekzaminime.
4 –Arësye tjetër: nëse i ke filluar ndonjë ushqim të ri, mund të vjellë nga intoleranca, mospërshtatja.
Çdo ushqim i ri që i fillohet fëmijës, i jepet lugë lugë duke ja shtuar ditë pas dite. Nuk i jepen dy ushqime të reja njëkohësisht.
Për tu mbajtur mend: e bardha e vezës nuk jepet në vitin e parë.
Kur jemi para një Katari të thjeshtë, sekrecionet e hundëve i gelltit në stomak dhe kjo i shkakton të vjella. Në këtë rast
i bëjmë lavazh të hundës me sol NaCl 0.9%
5- Nëse e vjella shoqërohet me temperaturë subfebrile ose të lartë, kjo është shenjë e një infeksioni.
Kujdes: kur fëmija sapo ka kaluar një gjendje virusale prej 4-5 ditësh, ndodh që ti fillojnë të vjellat, humbet gjallërinë e zakonshme, fle më shumë se zakonisht, nuk e kap gjirin.( Nuk çfaq diarre). Kjo gjëndje të bën të mendosh për komplikacion të viruseve si psh Pneumonia
6- ( më rrallë) infeksionet e cipave të trurit shoqërohen me të vjella dhe rëndim të gjëndjes së përgjithshme.
7- Edhe helmimet ushqimore, infeksionet e zorrëve, kanë të vjella me diarre.
Diarreja mund të jetë me mukus, me gjak ose në ngjyrë jeshile dhe shoqërohet me spazma të zorrëve.
8- Gëlltitja aksidentale e ilaçeve të gjyshërve ose detergjentëve mund të provokojë të vjella dhe kërkon lavazh të stomakut urgjent në spital.
9-Traumat e ndryshme të kokës, trungut , anësive, gjithashtu.
10-Së fundmi, e vjella ( pa diarre) mund të jetë e një apendiciti ose ileus ( futet zorra në zorrë:ngatërrim zorrësh) . Në këto raste gjendja e fëmijës është jo e mire, fytyra është e zbehtë, shumë i këputur.i lodhur, ndërsa temperatura 37.2°C – 37.4°C

Raste të tilla janë të rralla në praktikën pediatrike, por doja të theksoja që e vjella (pa heqje barku), kur përsëritet disa herë brenda ditës është për t’u vlerësuar dhe duhet konsultuar sa më shpejt me mjekun tuaj ose të urgjencës.

Nëse fëmija juaj është aktiv, nuk është i dehidratuar, mos u shqetësoni.

TEMPERATURA

Përsa i përket ngritjes së temperaturës së fëmijës, ajo duhet mbajtur nën kontroll nga prindi duke i përdorur qetësues të temperaturës paracetamol ose ibuprofen, në formë sirupi ose supposte.

Vlen të theksojmë se efekti i suposteve vjen brenda 3-5 minutash. Nuk duhet të alarmohemi nga temperatura e lartë, nëse në shtëpi kemi gjithmonë supposte paracetamol. Pas 6-8 orësh i vazhdojmë sirupet qetësues të temperaturës, pavarësisht emrave të ndryshëm tregtarë që ndodhen në tregun farmaceutik.
Edhe dhënia e lëngjeve nga goja si ujë, çaj trisol, ndihmon normalizimin e temperaturës. Kompresat lokale me ujë të ndenjur gjithashtu.

Ndërkohë që kemi marrë këto masa paraprake, e çojmë fëmijën tek mjeku i patronazhit (lagjes).

Pra, ngritja e temperaturës, e pa kombinuar me shenjat e mësipërme nuk përbën motiv për ta dërguar fëmijën në urgjencën spitalore. Mbani gjithmonë në shtëpi Trisol. Sa herë që grindet fëmija, ka të vjella, bark, ose temperaturë duhet shoqëruar me dhënien e Trisolit (serum nga goja) lug lug. Kjo është ndihma e duhur që mund t’i jepni një fëmije të sëmurë.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme. Me poshte dhe video me shpjegimin përkatës.