Si të kuptojmë stenozën hipertrofike të pilorit tek fëmijët?
Share This Article
Është një anomali kongjenitale, është paaftësia e zbazjes së përmbajtjes në stomak, si rezultat i hipertrofisë dhe hiperplazisë në shtresën e muskulit të kanalit pilorik (kanali që lidh stomakun me pjesën tjetër të sistemit tretës. Gjendet ndërmjet stomakut dhe duodenit. Si rezultat i ngushtimit të kanalit të duodenit, përmbajtja e stomakut nuk mund të arrijë në zorrë.
Dr. Jasminka Joshevska, radiologe, thotë se në përputhje me literaturën ka më shumë gjasa që të shfaqet tek foshnjat meshkuj sesa tek ato femra në raport 4:1. Ekziston edhe predispozicioni familjar, në rast se njëri fëmijët e tyre kanë 20% më tepër gjasa për shfaqjen e këtij çrregullimi . Më shpesh shfaqet tek fëmijët e parë meshkuj dhe tek foshnjat e lindura para kohe.
SIMPTOMAT
Të vjellat janë një shenjë tipike, përcaktuese në stenozë e pilorit.
Foshnja nuk lind me këtë simptomë, simptomatologjia manifestohet nga hipertrofia progresive e pilorisit, e cila rezulton me të vjella. Përdorimi i antibiotikëve (eritromicina) në fund të shtatzënisë, në dy javët e para të lindjes apo gjatë periudhës së ushqimit me gji, mund të shoqërohet me shfaqjen e stenozës pilorike.
Duke filluar nga java e 4 deri në javën e 8 të lindjes, foshnja fillon të vjellë përmbajtje ushqimi të prishur. Shpesh këto të vjella janë të shoqëruara me erë të pakëndshme, qumësht i përzier me lëngjet e stomakut, qumësht i thartuar. Shfaqen menjëherë pas ushqimit me gji, por në disa raste edhe një ore nga vakti i ushqimit.
Ndonjëherë mund të vërehen edhe shenja gjaku apo ngjyrë kafe në përmbajtjen e nxjerrjes së ushqimit.
Bebet zakonisht nuk kanë simptoma që tregojnë se janë të sëmurë, nuk kanë temperaturë, foshnja është vazhdimisht i uritur dhe ka nevojë që të ushqehet me gji menjëherë pas episodeve të nxjerrjes së ushqimit.
Kanë pak jashtëqitje, pasi sasia e ushqimit i cili kalon nëpërmjet zorrëve është e vogël, ndonjëherë jashtëqitja është e shoqëruar me mukozë ose foshnja ka kapsllëk.
Edhe kolla mund t’i shoqërojë shpesh këto fëmijë, për shkak të kalimit të te vjellave në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
DIAGNOZA vihet me echo- abdominale.
TRAJTIMI
Trajtimi është kirurgjikal.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale gjendja e fëmijës kalon në normalitet.
Diagnoza diferenciale bëhet me të gjitha rastet kur femija ka të vjella të përsëritura. Si psh fibroza cistike, deficitet enzimatike të lindura, atrezia e lindur e rrugëve të tëmthit, malabsorbimi etj.
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme