Matësi i tensionit, si përdoret dhe si lexohen vlerat
Share This Article
Në këto kohë të vështira izolimi matësi i tensionit është një nga aparatet më të domosdoshme në shtëpi përsa i përket shëndetit. Përdoret më shpesh nga mjekët dhe infermierët për të pasur në kontroll gjendjen shëndetësore të pacientit, por i nevojshëm dhe në shtëpi. Të kesh në shtëpi një matës tesnioni në fakt, do të thotë që në çdo moment mund të merrni informaion mbi tensionin sistolik (maksimal) dhe diastolik (minimal)
SI DUHET PËRDORUR DHE LLOJET E TIJ
Sigurisht që në treg ka lloje të ndryshme matës tensioni, që nga ato manuale dhe elektronike. Lloji i parë kërkon një njohje të mirë të aparaturës dhe kjo është arsyeja që më shpesh përdoret nga personeli shëndetësor. Lloji i dytë është më i sugjeruaris një armë e parë për të matur tensionin e gjakut për shkak të lehtësisë së përdorimi.
Të dy llojet e matësit të tensionit kanë si synim të tregojnë tensionin e gjakut të pacientit dhe nëse vlera e lartë dhe e ulët janë në parametra:
Tensioni sistolik (apo maksimal): 115-120 mmHg
Tensioni diastolik (apo minimal): 75-80 mmHg
VLERAT E TENSIONIT NORMAL
Rreziku kardiovaskular i një personi rrit në mënyrë të vazhdueshme vlerat e tensionit mbi 115/75 mmHg për të kaluar në patologjike (flitet për tension të lartë) mbi 140/90 mmHg. Përgjithësisht mjekët besojnë se një tension pak i ulët i gjakut është një element mbrojtës ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.
Shihni tabelën më poshtë:
VLERAT E TENSIONIT DHE RREZIKU KARDIOVASKULAR
Rreziku kardiovaskular përcakton mundësinë e vuajtjet nga një sëmundje që prek zemrën apo enët e gjakut, në zai të pranisë apo jo të faktorëve të rrezikut. Ky rrezik rritet me vlerat e larta të tensionit, duhanpirja, diabeti, mbipesha, regjim ushqimor i pasur me kolesterol, sheqernat, jeta sendentare, abuzimi me alkooin, periudha e menopauzës dhe plakja. / MeMjekun.com
https://www.facebook.com/memjekun/videos/228872268473831/