Parazitët e zorrëve, infeksionet që prekin më shpesh fëmijët
Share This Article
Fëmijët preken shpesh nga infeksionet parazitare të zorrëve (Helmimet- klasa e nematodeve). Më të përhapura janë oksiuret. Ato janë krimba të vegjël afro 1cm.
Strehohen në zorrën e trashë dhe në apendix. Paraziti femër prodhon rreth 15.000 vezë, që eliminohet me anë të jashtëqitjes së fëmijës. Njeriu infektohet nga gëlltitja e vezëve që ndodhen tek thonjtë e palarë, tek dorezat e dyerve, pluhurat që ngrihen në ambiente kolektive: konvikte, kopshte, shkolla etj. Brenda një muaji larva e gëlltitur formon krimbin e rritur; me të gjitha çrregullimet që sjell ky infeksion. Dhimbje barku, kruarje në anus, urtikarien, çrregullime të gjumit. Mjekohet me shurupe antiparazitare.
PARANDALIMI
Higjiena e lartë e duarve, Klorinimi i dyshemeve, uturakëve, ndërrimi çdo ditë i veshjeve të brendshme të fëmijëve.
Askaridoza: jeton në zorrët e holla. Kjo bën që larvat e tyre të jenë më të penetrueshme nga duodeni. Shkojnë në mushkëri duke çfaqur kuadrin klinik të një Bronchiti asthmatik. Disa forma mund të çfaqen me urtikarien, çrregullime të urinimit. Në raste të rralla, larvat mund të jenë një nga shkaktaret përgjegjës të epilepsisë.
Lexo edhe- Oksiuret, parazitët e zorrëve tek fëmijët dhe të rriturit
TRAJTIMI
Mjekimi bëhet me mebendazol, albendazol, sipas shkallës së infektimit.
Më të rralla janë infeksionet nga klasa e cestodeve si psh tenia, filariaza, hymenolepis nana, ekinokoku, schistosomiaza etj.
– Tenia: më e përhapur në Shqiperi është tenia saginata që transmetohet nga mishi i derrit ose jashtëqitjet e tyre.
– Schistosomiaza, e njohur si ethet e kërmillit, është një sëmundje e shkaktuar nga krimbat parazitare të quajtura skistozome.
Kjo shkakton infeksione të traktit urinar ose zorrëve. Simptomat përfshijnë dhimbje barku, diarre, jashtëqitje me gjak ose gjak në urinë.
– Tenia nanna transmetohet kryesisht nga prodhimet e detit, të papërpunuara mirë .
Ekinokoku përhapet nga qeni i sëmurë, dhe jashtëqitjet e tij. Larvat strehohen tek bujtësit e ndërmjetëm.
Parandalimi i të gjitha këtyre llojeve konsiston në ndërprerjen e burimit dhe të hallkave të shumëzimit , nëpërmjet higjenës së ujit të pijshëm, përpunimin e mirë termik të ushqimeve: sidomos sallameve, peshqve, midhjeve, karkalecave.Lufta kundër brejtësve që mund të jenë mbartës i ndërmjetëm i larvave të cestodeve.
Edukimi i fëmijëve nëpërmjet lëndëve të biologjisë nëpër shkolla ka efekte të mira sensibilizuese.
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme
Per me shume ndiqni videon: