Koronavirusi prek mushkëritë, por cilat janë efektet në tru të frymëmarrjes
Share This Article
Truri është një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë dhe më i ndjeshmi. Ai është subjekt i të gjitha ndryshimeve që ndodhin në organizëm, si niveli i glukozës, frekuenca kardiake etj. Edhe efeket e frymëmarrjes në tru janë shumë të rëndësishme.
Frymëmarrja është një proces prej të cilit marrim oksigjenin dhe eliminojmë dioksidin e karbonit përmes mushkërive. Oksigjeni është thelbësor për të gjitha reaksione që na bëjnë të jetojmë. Është një mekanizëm i pavullnetshëm, që do të thotë në pjesën më të madhe të rasteve e bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme, pa vëmendjen tonë. Në të njëjtën kohë, mund të kontrollojmë frymëmarrjen tonë.
Vitet e fundit janë studiuar efektet e frymëmarrjes në tru. Kjo ka çuar në zhvillimin e teknikave të frymëmarrjes në gjendje të ndihmojë shumë aspekte të jetës sonë.
EFEKTET E FRYMEMARRJES NE TRU
Prej shekujsh, në veçanti në Lindje, i është dhënë shmë rëndësi frymëmarrjes. Ajo në fakt është bërë edhe protagoniste e teknikave të meditimit dhe disiplinave të ndryshme të joga-s.
Efektet e frymëmarrjes në tru ishin të panjohura deri në kohët e fundit. Një studim i bërë nga Universiteti i Stanford ka treguar se lidhja mes frymëmarrjes dhe qetësimit ka baza shkencore, që nisin nga mekanizma cerebrale.
Edhe pse e dimë që frymëmarrja e thellë këshillohet për të përballuar stresin apo panikun, deri tani mekanizmi me të cilin frymëmarrja vepron si “qetësues” ishte i panjohur. Ky studim ka treguar ekzistencën e një grupi neuornesh të veçanta në tru.
Janë rreth 350 neurone të shpërndara në të gjithë sistemin nervor qendror që aktivizohen sa më e shpejtë të jetë frymëmarrja. Kjo e dhënë është e rëndësishme pasi të ashtuquajturit neurone dërgon sinjale në pjesë të tjera të trurit
Këto zona janë të lidhura me ndjesinë e panikut, stresit dhe gjumit. Një nga efektet e frymëmarrjes në tru është i lidhur drejt për drejtë me këto ndjesi.
CFARE TREGOJNE KETO STUDIME?
Këto efekte të frymëmarrjes në tru na japin mundësinë të analizojmë një mekanizëm të tillë fiziologjik dhe ta përshtasim në çdo moment të jetës sonë. Siç e kemi thënë, frymëmarrja e ngadatë dhe me qetësië zvogëlon aktivitetin e neuroneve të përmendura.
Në këtë mënyrë mund të ulim nivelin e stresit dhe ankthit. Përkundrazi, na ndihmon dhe në menaxhimin e situatave të panikut në mënyrë më efikase. Kjo quhet frymëmarrje e kontrolluar, ritmike dhe e thellë e cila bazohet në një frymëmarrja me diafragmën dhe jo lëvizjen e kraharorit.
Pikërisht kjo frymëmarrje ndiqet në joga dhe meditim. Duke nisur nga frymëmarrja e thellë, janë zhvilluar teknika frymëmarrje për lindjen e fëmijës, që ndihmojnë në mbështetjen më të mirë për lindjen.
Nga ana tjetër mund të shfrytëzojmë efektet e frymëmarrjes në tru dhe në drejtimin e kundërt. Me fjalë të tjera, mund të marrim frymë shpejt për të aktivizuar trurin. Por mos harroni, më e zakonshme është të bëni një frymëmarrje të vetëdijshme për të arritur qetësinë.
SI PËRFUNDIM
Si çdo organ tjetër i trupit tonë, truri ka nevojë për oksigjen për të kryer funksionet e tij. Sutdimet e fundit kanë treguar se ka dhe një tjetër efekt të frymëmarrjes në trurin tonë. Janë zbuluar disa neuronee që aktivizohen më shumë kur marrim frymë më shpejt. Ato janë të lidhura me nivelin e stresit dhe frikës. Prandaj kontrolli i frymëmarrjes është arma e nevojshme për të përballuar situata stresuese në të përditshmen tonë.
Prandaj duhet të mësojnë të rregullojmë frymëmarrjen. Dhe pse ka njerëz të cilët janë specializuar për këtë, ideja është të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e frymëmarrjes në trurin tonë. Duke nisur nga kjo, duhete të monitorojmë mënyrën si marrim frymë dhe të nisiim të praktikojmë një frymëmarrje më të thellë dhe të ngadatë. Këto teknika na ndihmojmë të kontrollojmë emocionet tona./ MeMjekun.com