Terapia e dhimbjes, çfarë është dhe pse duhet
Share This Article
Terapia e dhimbjes është një disiplinë mejëksore me qëllim identifikimin, vlerësimin dhe trajtimin e një dhimbjeje akute dhe/ose kronike. Në fakt ka lloje të ndryshme ilaçesh dhe terapish që përdoren për të zvogëluar apo zhdukur dhimbjen.
Terapia e dhimbjes praktikohet kryesisht nga mjeku anestezist, por është një praktikë klinike që aplikohet në çdo fushë mjekësore kirurgjikale.
ÇFARË ËSHTË DHIMBJA?
Dhimbja është një simptomë dhe një mjet që trupi lajmëron praninë e një dëmtimi në inde.
IASP (Shoqata Ndërkombëtare për Studimin e Dhimbjes) e përcakton dhimbjen si: “një eksperiencë e pakëndshme shqisore dhe emocionale e lidhur me dëmtimin e vazhdueshëm ose të mundshëm të indeve. Është një eksperiencë individuale dhe subjektive, në të cilën përbërësit e ndjeshmërisë dhe afektivitetit konvergojnë lidhur me eksperiencën, të cilat në mënyrë të rëndësishme modulojnë atë që perceptohet”.
Dhimbja ka dy përbërës kryesorë:
Atë të lidhur me perceptimin, është komponenti ndijor i vërtetë. Ndodh përmes transportit të një sinjali nervor nga vendi ku ka ndodhur dëmtimi i indeve deri në sistemin nervor qendror, ku bëhet njohja dhe perceptimi i stimulit të dhimbshëm.
Dhe komponentin emotiv, një stimul i dhimbjes ngjall një emocion në nivel cerebral ki lidhur me eksperiencën e dhimbjes. Është një komponent psikologjik i lidhur me eksperiencën e ndjesisë së pakëndshme që të jep dhimbja. Perceptimi i dhimbjes pra është i ndryshmë nga personi te personi sipas rrugës emocionale, përvojave të kaluara dhe kontekstit shoqëror.
PËR ÇFARË NA DUHET DHIMBJA?
Dhimbja është një formë e mbrojtjes së organizmit; përceptimi i dhimbjes na sinjalizon për një lezion apo ndryshim të një organi të trupit. Pra bëhet fjalë për një këmbanë të rëndësishme alarmi të trupit të njeriut që e bën të vetëdijshëm personin për një problem të trupit të tij.
RRUGËT E DHIMBJES
Dhimbja mund të klasifikohet në tre forma:
Dhimbja simptomatike Një dhimbje që vjen nga një nivel periferik nga stimulet nociceptive, kryesisht nga lëkura dhe mukoza, por dhe nga ligamentet, kockat dhe muskut. Sinjali nervor transportohet përmes nervave të llojeve të veçanta të fijeve nervore që e bëjnë dhimbjen të mprehtë ose të shurdhët. Kjo formë dhimbjeje është lehtësisht e lokalizuar nga pacienti dhe arrin të identifikojë me saktësi zonën.
Dhimbja visherale: Një dhimbje që vjen nga stimujt me origjinë në organet e brendshme. Vështirë të lokalizohet nga vetë pacienti, që përjeton një ndjesi të pakëndshme po të papërcaktuar, shpesh në formë ngërçi. Një dhimbje e tillë perceptohet në nivelin e lëkurës sumë të largët nga origjina e dëmit të shkaktuar për shkak të llojeve të ndryshme të fibrave nervore. Më klasikja e këtij lloji është dhimbja e shkaktuar nga tensionimi i zorrëve.
Dhimbja neuropatike: Ajo vjen nga një dëmtim i drejt përdrejtë i strukturave që transportojnë sinjalet nervore; receptorët periferikë, nervat, strukturat e sistemit nervor qëndror. Dhimbja neuropatike përshkruhet nga pacienti si një djegie intensive. Shpesh shoqërohet nga mungesë ndjeshmërie në zonën e prekur.
DHIMBJA AKUTE DHE KRONIKE
Nga pikëpamja e kohës dhimbja mund të ndahet në akute dhe kronike.
Dhimbja akute është një dhimbje intensive, por e shkurtër. Ka shpesh një raport të dukshëm shkak-pasojë.
Ndërsa dhimbja kronike është një dhimbje e vazhdueshme në kohë dhe vetë ajo duhet të konsiderohet si një sëmundje. Mes shkaqeve të saj janë sëmundjet kronike (tumoret, artriti, diabeti), lezionet e përhershme të indeve si hernia diskale, këputje e ligamenteve dhe patologjive nervore. Shpesh dhimbja kronike ka një komponent të fortë psikologjik, kështu që ajo që percepton pacienti është në dispropocion me dëmin ekzistues.
TRAJTIMI I DHIMBJES
Dhimbja trajtohet sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilat sjellin sukses të trajtimit.
Trajtimet modulohen dhe përshtaten sipas përgjigjes së pacientit ndaj terapisë së kryer.
Trajtimi me ilaçe
Fillimisht propozohet trajtimi me ilaçe që parashikon përdorimin vijues të:
Ilaçeve antiinflamatore, për dhimbje të lehta
Ilaçet opioide, për dhimbje të moderuar dhe të rënda.
Mënyra e trajtimit është gjithmonë ajo më pak invazive, pra me ilaç në formë kokrash. Në vijim mund të vazhdohet me marrjen e tyre përmes rrugëve enterale, apo përmes një kateteri venoz.
Mes trajtimeve me ilaçe në të vërtetë ka klasifikime të ndryshme ilaçesh që mund të përdoren të vetme apo të kombinuara sipas kërkesave të pacientit.
Trajtimi pa ilaçe
Mes trajtimeve pa ilaçe është ai përmes rrymës elektrike dhe elektromagnetike për nxitjen nervore si për shembul:
Radiofrekuenca
TENS
Në këtë grup përfshihen veprimet alternative dhe plotësuese, në disa raste të dobisë së provuar (si psikologjia konjitive-sjellëse, hipnoza dhe aktiviteti fizik) dhe në të tjera më shumë të lidhura me efektin placebo ( si në rastin e agopunturës).
Trajtimi invaziv
Në rastin e dhimbjeve intensive, që nuk mund të menaxhohet me përdorimin e ilaçeve nga goja, mund të përdoren metoda më efikase por ama më invazive:
Bllokimi i nervave: vendoset karteter të vegjël në sipërfaqen e nervave të prekur në transmetimin e dhimbjes dhe përmes tyre injektohen ilaçe anestezike. Një shembull për këtë është plexus i femurit për të zvogëluar dhimbjen në nivelin e këmbës.
Infiltrimi intraartikular/ periartikular/perivertebral i ilaçeve anestetikë kundër dhimbjes.
Anestezia epidurale: përdoretn një kateter në nivelin e hapësirë epidurale të shtyllës kurrizore e përmes saj vendosen ilaçet anestezike që kontrollojnë simptomatologjinë e dhimbshme në mënyrë të rregullt në bazë të nevojës së pacientit. Një shembull është përdorimi i saj gjatë lindjes së fëmijës.
Përdorimi i pompave të infuzionit ose pompave elastomerike: janë pajisje që furnizojnë ilaçe kundër dhimbjes në gjakune pacientit përmes kateterit venoz në mënyrë autonome.
PCA apo “patient controlled anestesia” parashikon përdorimin e pompave analgjezike të kontrolluara tek pacienti. Përmes këtyre pajisjeve vetë pacienti mund të vetëadministrojë një përzierje ilaçesh të dhëna nga mjeku. Kjo ndodh në kushtet e sigurisë pasi pajisjet programohen derisa pacienti të mos kalojë dozën e rekomanduar./ MeMjekun.com