Intolerancat ushqimore tek fëmijët, këshillat që duhet të kemi parasysh
Share This Article
Gluteni është një proteinë që ndodhet tek disa ushqime që hamë. Mendohet që, tek disa persona, enzima e cila ndihmon zbërthimin e glutinës në zorrë, të shkaterrohet për arsye të ndryshme gjë që sjell edhe reaksionin imunitar.
Me sa duket nga mënyra e ushqimit që hamë, fillojnë dhe mbarojnë shumë probleme shëndetësore. Këtu duhet të kërkojmë të gjejmë edhe origjinën e problemeve, ankesave, se ndihen të fryrë në bark, kanë dhembje koke. Dhe në fakt pa e kuptuar ata mund të jenë duke u përballur me intolerancën ushqimore, domethënë me paaftësinë e organizmit për të tretur tërësisht ushqime të caktuara. Shkenca e mjeksisë njeh shumë lloje intolerancash që lidhen me çrregullimet e fermenteve, si psh laktoza, gluteni etj.
Laktoza është proteinë që ndodhte tek qumështit dhe në produktet e tij. Shenjat klinike janë pothuajse të njejtat. Le të shpjegojmë çfarë ndodh tek individët e prekur nga këto:
Celiakia është një sëmundje autoimune, që shkaktohet nga intoleranca e përhershme ndaj Gluten-it. Ka predispozicion gjenetik dhe shoqërohet me një çrregullim kompleks.
Që të çfaqet sëmundja nevojiten tre faktorë së bashku:
1- marrja e produkteve me bazë gruri, thekre, elbi, tërshëre.
2- defekti gjenetik në kromozomin e VI.
3- çrregullimi autoimin ku përfshihet imuniteti qelizor (Limficitet T) dhe ai humorale ( antikorpet e ndryshme).
Gluteni mund të shkaktojë dëme kronike në të gjithë organet e këtyre pacientëve. Ndonjëherë pacienti as nuk është i vetëdijshëm për pasojat e konsumit të glutenit ose laktozës.
Shenjat të intolerancës:
– Probleme me traktin gastrointestinal
Simptomat lidhen kryesisht me zorrët: nauze, të vjella, diarre, ( në moshën 6 muaj-1 vjeç). Në fëmijët më të rritur: dhimbje barku madje edhe kapsllëk. Njerëzit shpesh i shoqërojnë këto simptoma me sëmundje të tjera. Studimet konfirmojnë se 10-15% e popullsisë botërore vuan nga IBS ( sindroma e zorrës së irrituar)
Intoleranca ndaj glutenit mund të çojë në humbje peshe dhe shtim në peshë pa e kuptuar as vetë. Kjo ndodh për shkak të proceseve inflamatore në nivel qelizor dhe çrregullimeve metabolike. Një ndryshim i papritur në peshë mund të shoqërojë sëmundjet e tjera të kockave, migrena, depresioni etj.
– Prishja e balancës hormonale
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis intolerancës së glutenit dhe çrregullimeve hormonale që mund të ndodhin si një cikël menstrual i parregullt, luhatje të papritur të peshës dhe çrregullime të gjumit. Sidomos gjatë pubertetit.
Gluteni rrit inflamacionin dhe përshkueshmërinë e zorrëve. Si rezultat, simptomat e ndjeshmërisë së glutenit mund të përfshijnë probleme me përqendrimin, depresionin, ankthin, pagjumësinë dhe lodhjen, dhimbje koke 30-60 minuta pas ngrënies.
– Problemet e lëkurës dhe thonjve
Simptomat përfshijnë kruajte dhe skuqje që mund të shfaqen në duart tuaja, bust, fytyrë, bërryla dhe skalpin e kokës. Një simptomë janë edhe thonjtë e dobët.
– Dhëmbë të dobët.
Në rast të intolerancës ndaj glutenit, absorbimi i elementeve dhe mineraleve të nevojshme në zorrë është i dëmtuar. Kjo vlen edhe për kalciumin Rezultati mund të jetë probleme me dhëmbët dhe zgavrën e gojës, inflamacione të përsëritura të gingivave. Mbindjeshmëria e smaltit, prishja e dhëmbëve, dëmtimet dhe ulçera e zgavrës mukoze.
– Anemia
Shumë shpesh, sëmundja celiake diagnostikohet për shkak të mungesës së hekurit. Simptomat e saj përfshijnë lodhjen, zbehje të lëkurës, mukozë, madje edhe artrit. Intoleranca ndaj glutenit dëmton përthithjen e hekurit nga zorrët.
Edhe provat funksionale te mëlçisë mund të jenë pak të larta, sidomos transaminazat SGPT.
Sëmundjet autoimune janë të lidhura me intolerancën ushqimore.
Shumë njerëz me sëmundje autoimune kanë një histori të intolerances ndaj glutenit. Sëmundja celiake është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e zorrëve pasi gluteni hyn në të. Kjo sëmundje autoimune rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tjera autoimune, të tilla si tiroiditi autoimun, sëmundja autoimune e mëlçisë, sëmundja e Crohn, diabeti, artriti reumatoid dhe skleroza e shumëfishtë.
Sëmundja celiake ka një prevalencë të lartë në botë, afro 1%. Por nuk diagnostikohen të gjithë,
Është e rëndësishme të kuptohet që intoleranca ushqimore ndryshon shumë nga alergjia e ushqimeve Disa persona vuajnë nga problemet me tretjen pas ngrënies së disa lloje ushqimesh, edhe pse sistemi i tyre imunitar nuk ka mbireaguar – nuk ka një veprim të histaminës.
Ushqimet që më shpesh janë të lidhura me intolerancën ushqimore janë bylmeti,
drithërat që përmbajnë gluten, lakrat, bishtajoret etj.
Është e vështirë të përcaktohet nëse kemi të bëjmë më një intolerancë ushqimore apo me një alergji sepse shpesh herë simptomat janë të ngjashme për të dy rastet.
Si ta zbuloni nëse keni intolerancë
Mjeku juaj do të marrë një mostër gjaku dhe do ta kontrollojë atë për antitrupa që zakonisht janë të pranishme në gjakun e njerëzve me sëmundje Celiake. Në praktikën e përditshme përdoret më shumë përcaktimi i antikorpeve antigliadinë (AGA) , Antitrupat anti-endomizial (EMA),
antitransglutaminaza indore (TTG). Gjithashtu merret biopsia e zorrës.
Para shqyrtimit, duhet të përfshini gluten në dietën tuaj pasi kjo do të ndihmojë për të shmangur rezultatet e pasakta.
Gjithashtu bëhen provat e intolerancës ushqimore në bazë të kiteve të gatshme.
Një test i cili kontrollon të gjitha ushqimet themelore të dietës suaj që nga drithërat, mishi, peshku dhe produktet e qumështit, vezës, vajrat, frutat, perimet; si dhe ushqime pikante, pije… e shoqëruar dhe me dietën përkatëse.
Trajtimi: dieta pa gluten. Ose pa laktozë, në rastin e dytë.
Pra, këta fëmijë nuk duhet të marrin drithëra integrale, tërshërë, elb. Për më tej lexoni etiketën e produkteve ushqimore, para se t’i blini ato. Lexon laktozë free
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme