Rastet e urgjencës/ Trupi i jashtëm në grykë (ezofag), si të veprojmë
Share This Article
Një trup i jashtëm ezofageal mund të jetë çdo material që bllokohet në brendësi të ezofagut. Një e treta e rasteve të trupave të jashtëm në aparatin tretës në fakt është pikërisht në ezofag, apo siç i themi në gjuhën e zakonshme, në grykë.
Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë gëlltitur një trup të jashtëm janë asimptomatik, pasi arrijnë ta kalojnë vetë përmes aparatit tretës. Por kjo ndodh gjithmonë. Pasi pikërisht për shkak të trupit të jashtëm mund të shfaqen komplikacione të rënda apo dhe dëmtime të zorrëve.
Përballë situatave të tilla duhet të ndërhyhet sa më shpejt. Në prani të një treguesi të vogël të një trupi të jashtëm në ezofag duhet pasur vigjilencë.
SHKAQET DHE FAKTORËT E RREZIKUT
Tek fëmijët gëlltitja është një faktor rreziku më i zakonshëm për një trup të jashtëm ezofageal. Kjo pasi kanë zakonin që të fusin në gojë çdo lloj objekti. Tek të rriturit nis me gëlltitjen, por ka dhe faktorë të tjerë.
Përsa i përket të rriturve shkaku më i zakonshëm i trupit të jashtëm ezofageal është një kafshatë ushqimore kompakte, në përgjithësi me bazë mishin. Bllokimi i kësaj kafshate në përgjithësi favorizohet nga një ezofag i bllokuar më parë. Mes patologjive që e favorizojnë këtë gjejmë
Unaza ezofageale skajore, në përgjithësi e lindur e tillë
Formacion tumoral që ngushton diametrin e tubit
Ezofagiti eozinofilik: grumbullimi i një lloji të veçantë të qelizave të bardha në përgjigje të një alergjeni apo refluksi acid.
SI VEPROHET NE RASTE TE TILLA
European Society of Grastrointestinal Endoscopy (ESGE) ka hartuar një protokoll ndërhyrjeje në prani të një trupi të jashtëm ezofageal. Sipas tij, duhet mbi të gjitha të vlerësohet gjendja e përgjithshme e shëndetit të një personi me qëllim të përcaktojë me urgjencë ndërhyrjen.
Më pas këshillohet një ekzaminim radiografik për të përcaktuar vendndnodhjen, madhësinë, pozicionin dhe numrin e objekteve sipas rastit kur:
Dyshohet apo jeni të sigurtë që objekti është radioopak (opak ndaj rrezeve X)
Nuk njihet natyra e objektit.
Endoskopia
Endoskopia është një teknikë që parashikon vendosjen e një sonde në brendësi të trupit. Kjo sondë e përbërë nga drita dhe një videokamera të jep pamjen e brendshme të organizmit.
Një shembull se sa i nevojshëm është ai është mundësia për të nxjerrë trupin e jashtëm ezofageal. Kjo procedurë mund të ndiqet me një endoskop fleksibël dhe jo të fortë.
Disa studime sugjerojnë që endoskopia është një trajtim i llojit kurativ nëse trupi i jashtëm lokalizohet në pjesën e sipërme të ezofagut
KUR TRUPI I JASHTEM EZOFAGEAL MBERRIN NE STOMAK
Në prani të një trupi të jashtëm të gjatë e të mprehtë do të provohet të arrihet me endoskop. Nga ana tjetër nëse objekti është i vogël dhe ka arritur tashmë duodenin, vijohet me trajtim konservativ. Mbi të gjitha, do të bëhet ekzaminimi radiografik i kalimit të objekteve përmes aparatit tretës.
Më pas monitorohet jashtëqitja nëse ka një dalje të trupit të jashtëm. Gjithashtu duhen mbajtur në vëzhgim vijimësia e simptomave të pacientit.
Dihet që 80% e trupave të jashtëm ezofageal të arritur në stomak spontanisht arrijnnë pjesën finale të aparatit tretës. Përveç kësaj, rreth 12% e rasteve kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale./ MeMjekun.com